Agimi i Artë fyen dhe kërcënon Shqipërinë e shqiptarët

Artikujt tjerė
- Noka: Sajmir Tahiri mik i Arben Frrokut
- Një vit rrogë, pa asnjë ditë punë!
- Shqipëria ndërpret shpërndarjen e qumështit
- Tiranë: Qumështi rezulton me aflatoksinë
- Panariti: Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjëve
- Rrëshqitja masive e tokës në Mallakastër përpin një lagje
- Meta: Poli i tretë nuk do të lejonte mazhoranca arrogante
- Berisha: Projekti Shqipëria mobile, i prekshëm brenda vitit
- Spahiu i AK-së do rrëzimin e Berishës para zgjedhjeve
- Berisha sheq dorë nga referendumi për tri ligjet
Tiranë, 31 janar - Partia Agimi i Artë njofton në faqen zyrtare lajmin se deputeti i kësaj partie, Kristos Papas u shpall person i padëshirueshëm në Shqipëri, pas intervistës që ai dha në televizionin News24.
Pas deklaratave të tij rreth autonomisë dhe mundësisë së ndërhyrjes ushtarake në Epirin e Veriut, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti e deklaroi atë person non grata, duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë që të ndalojë hyrjen e nacionalistit grek në territorin shqiptar, thuhet në faqen e kësaj partie greke.
Sipas partisë neonaziste, Papas tha troç në intervistë gjithçka që ka të bëjë me Protokollin e Korfuzit, me ligjin e luftës midis Greqisë e Shqipërisë, me origjinën e shqiptarëve dhe historinë e tyre, emigracionin e paligjshëm, krimin në Greqi dhe shumë të tjera. Papas iu kujtoi të gjithëve se Epiri i Veriut është grek dhe se Agimi i Artë nuk i harron vëllezërit grekë dhe lufton për të drejtat e helenizmit, dhe ky, sipas Agimit të Artë, ishte edhe mesazhi kryesor i intervistës, njofton Balkanweb.
Në mesazh thuhet se këto fjalë i trembën shqiptarët, të cilët janë mësuar të ulin kokën përpara qeverive e të mos flasin para falsifikimit të historisë. Shqiptarët brenda dhe jashtë Greqisë e dinë shumë mirë se Agimi i Artë është forca e tretë politike në Greqi dhe së shpejti imoraliteti i tyre do të marrë fund dhe ankthet e tyre më të këqija do të bëhen realitet, thuhet në njoftimin e partisë ekstremiste greke.
Duke përfunduar, Agimi i Artë thotë në shpalljen e tij se lëvizja nacionaliste greke do të jetë në ballë të luftës për ruajtjen e nderit kombëtar dhe të grekëve të Epirit të Veriut.






