Shqipëria ratifikoi tri marrëveshje me Kosovën

Artikujt tjerė
- Shqipëria ratifikoi tri marrëveshje me Kosovën
- Mandatet në Shqipëri, si ato të 2009-shit
- Sondazhet nxjerrin Aleancën KuqeZi forcë të tretë në Shqipëri
- Një tërmet 4.8 ballë godet Sarandën
- Një e treta e shqiptarëve janë emigrantë
- Füle për Tiranën: Votimi i tri ligjeve është kusht
- Shqipëria e Bosnja duan thellim të bashkëpunimit
- PD e PS nuk respektojnë 30 përqindëshin e grave
- Kërkohen dënime të rënda për dy të akuzuarit për ngjarjet e 21 janarit
- Berisha i kundërpërgjigjet Daçiqit
Tiranë, 31 janar - Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me 131 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen dypalëshe për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale, e cila synon forcimin e bashkëpunimit në çështjet penale mes dy vendeve, në luftën kundër krimit.
Marrëveshja tjetër mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës për transferimin e personave të dënuar, synon mundësimin e vuajtjes së dënimit të personave të dënuar në vendin e origjinës, transmeton BW.
Ndërsa marrëveshja e tretë Për ekstradimin, synon nxitjen e bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, në frymën e respektit reciprok, për parimin e sovranitetit dhe barazisë së të drejtave, si dhe kontribuon në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit efektiv ndërkombëtar në luftën kundër krimit, duke lehtësuar procedurat e ekstradimit në shkallën më të lartë të mundshme.







