• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Marku: Në PD ka pak kritikë dhe shumë konformizëm

Publikuar: 16.01.2013 - 21:14

Tiranë, 16 janar - Deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku shprehet se brenda kësaj partie ka shumë konformizëm, shumë pak debat, shumë pak kritikë dhe pak qarkullim idesh. Në një intervistë për “studimepolitike.com”, ai flet gjithashtu për përplasjet brenda PD-së në vitet e para të krijimit të saj, si dhe krijimin e KOP-it në vitin 2005.

“Mendoj se në muajt që kanë mbetur nuk mund të bëjmë një gjë të madhe në këtë drejtim për zhdukjen e problemeve, por paraqitja me sukses apo pa sukses në fushatën elektorale do të varet shumë nga mënyra se si ne u qasemi këtyre problemeve dhe alternativat që japim për zgjidhjen e tyre”, shprehet ai.

Sipas Markut, partitë shqiptare, por edhe pjesa më e madhe e partive evropiane janë parti të tipit lider.

“PD-ja është një parti e tillë, pra parti lider. Termi nuk duhet të na trembë, realiteti po. Të jesh parti lider nuk do të thotë të mos kesh demokraci të brendshme, e për më tepër të mos kesh liri, por ta kesh të zgjidhur pak a shumë çështjen e autoritetit. Ai është i përqendruar te një individ, pak a shumë i padiskutueshëm në kuptimin që nuk ka konkurrencë në këtë drejtim që t’i vërë në rrezik autoritetin, por vetëm kaq. PD-ja është një parti lider në rrethana shqiptare. Ka shumë konformizëm, shumë pak debat, shumë pak kritikë e, për rrjedhojë, edhe pak qarkullim të brendshëm idesh apo alternativash”, thotë ai, transmeton Panorama.

Sipas Markut, njerëzit, sa për konformizëm aq edhe për paaftësi, nuk flasin sepse mendojnë se kjo është gjendja më e favorshme e ekzistencës politike. “Pikërisht ky realitet duhet ndryshuar. Mendoj se debati i brendshëm do ta bënte PD-në më konkurrente në skenën politike, më të vetëdijshme në aksionin e saj politik, më të imunizuar ndaj sëmundjeve politike, më të aftë në administrimin e pushtetit”, vlerësoi  ai. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu