Për tarifat e energjisë vendos ZRRE, jo Beqaj

Artikujt tjerė
- Prishtina s i përballon shpenzimet për varrimin e qytetarëve të saj
- Ministri Çeku fton serbët e Shillovës t`i bashkëngjiten FSK-së
- KDI i kërkon Presidentes të mos përligjë emërimin e guvernatorit
- Fule: Kosova e Serbia afër përmbushjes së detyrave
- Zgjedhjet lokale në tetor
- Pesëmbëdhjetë persona me sindromën Down punuan për tri orë
- Si u vra Enver Zymberi
- Ministri Rexhepi ska drojë nga shkarkimi
- Pas Lushtakut, Rama e Fazliu në garë për Skenderajn
- Adem Jashari ndihmohej nga LDK-ja
Prishtinë, 19 mars - Deklarata e ministrit Besim Beqaj se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike mund të jetë e hershme, pasi është Bordi i ZRRE-së që vendos për tarifat e energjisë elektrike, shkruan sot Koha Ditore. Janë shumë faktorë që ndikojnë në ndërtimin e tarifës së energjisë elektrike.
Në raportin konsultativ të ZRRE-së është thënë se një nga faktorët që mund të ndikojë në shtrenjtimin e energjisë për konsumatorët e amvisërisë është obligimi që ka marrë Kosova me nënshkrimin e traktatit të energjisë për eliminimin e ndërsubvencioneve. Sipas ligjeve të miratuara, Kosova duhet ti eliminojë ndërsubvecionet në mes të kategorive të ndryshme të konsumatorëve deri në fund të vitit 2014.
Deri më tani në Kosovë bizneset kanë paguar çmim më të lartë të energjisë, krahasuar me konsumatorët e amvisërisë. Në rast se bëhet eliminimi i ndërsubvencioneve atëherë çmimi për konsumatorët e energjisë do të shtrenjtohet, ndërsa do të lirohet çmimi për konsumatorët e mëdhenj apo bizneset.
Me eliminimin e ndërsubvecioneve nuk rriten të hyrat e KEK-ut, por vetëm bëhet bartja e të hyrave nga bizneset tek amvisëria. Pra, edhe nëse të hyrat maksimale të lejuara të KEK-ut dhe KOSTT-it nuk rriten, nëse ZRRE-ja vendos që nga ky vit të nisë eliminimi i ndërsubvencioneve, prapë do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për amvisëritë.


meli19.03.2013/10:50
qka esht ,,ndersubvencion,, kerkundi ne bote nuk ka ndonje vend ku konsumatoret e medhenj te paguajne qmim ma te ulet ne realitet ata pagoajne 35 her ma shum se kosumatoret shtepiak,ndersa subvencion ende ne kosove nuk ka dhen dikush subvencione per energji te ripertrijes apo energji djelli apo ere hajde ren rej sat munesh ,e ministri per te fituar autoritet ja ban qejfin fukarave si me pas KEKUN prone te vet ne tezgat e qarshis

El Mumin19.03.2013/10:30
vendos edhe populli i Kosoves ju qet prej aty krejt, parazita te shoqerise thua se baba ua ka lene aty pronen










XHEVDETI19.03.2013/12:40
Cdo kund ne Bote kerkohet ne permiresimin jetes se qytetareve duke gjete rruge alternative ne zbutjen e varferise ,kurse ketu ne Kosove veprohet e kunderta duke ia bere ferr jeten qytetareve, duke i plaqkitur dhe duke ua rrit taksat me qellim te pasurimit te nje grupi mafiozesh te cilet nuk kane te ndalur ne pasurimin e tyre.Kosova e ndare ne dysh nga te pasurit dhe te varferit ne ekstrem.Tani i bie Beqes ndermend ne mosshtrejtimin e rrymes me qellim te ruajtjes se ... rikes se tije por duke i hulumtuar tarifat tjera te padukshme ne plaqkitjen e popullit si dhe ne qetesimin e popullates ne mosprotesta.