Fule pas Beogradit sot në Prishtinë

Artikujt tjerė
- Fule pas Beogradit sot në Prishtinë
- Sot dy mbledhje të Kuvendit, njëra për rastin Kiçina
- Biden takon Thaçin, mbështet dialogun Kosovë - Serbi
- Kryeministri Thaçi do të takohet në New York me Ban ki Moon
- Ban ki Moon nënvizon rëndësinë e dialogut
- Pack: Ashton të mos e hap Kutinë e Pandorës
- Jahjaga, KGJK: Rasti Kiçina në Kuvend, përzierje në gjyqësor
- Biden do të takojë Thaçin dhe Nikoliqin
- Beqaj: Rryma nuk do të shtrenjtohet
- Nesër Kuvendi i Kosovës vazhdon me dy seancat e papërfunduara
Prishtinë, 19 mars - Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, viziton sot Prishtinën. Kjo vizitë vjen përpara një raund tjetër të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Fule një ditë me parë në Beograd ka përshëndetur "dinamike e re të dialogut Kosovë-Serbi, por ka deklaruar se Beogradi duhet të vazhdojë të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën, nëse ajo dëshiron të vendosë një datë për të filluar negociatat për anëtarësim në BE.
Fule tha po ashtu se Serbia duhet të "intensifikojë" reformën në gjyqësore, në luftën antikorrupsioni e të tjera. Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se Serbia "ka bërë shumë dhe se është e gatshme për të bërë shumë më tepër."
Edhe Serbia, edhe Kosova e dinë çka duhet të bëjnë për të arritur përparimin e nevojshëm në dialog. Kështu ka thënë komisioneri evropian për Zgjerim, Stefan Fule, të hënën, gjatë vizitës së tij në Beograd.
Siç raportojnë mediat nga Serbia, dy ditë para raundit të ri të bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, Fule nuk ka dashur të spekulojë në lidhje me rezultatin e bisedimeve, por ka thënë se pret më të mirën nga takimi Thaçi-Daçiq.
Fule, në Beograd, ka takuar kryeministrin serb, Ivica Daçiq, si dhe nënkryetarin e parë të Qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, i cili është njëherësh edhe kryetar i partisë më të madhe në Serbi, Partisë Progresiste Serbe.
Fule ua ka përkujtuar zyrtarëve serbë se nga dialogu do të varet përmbajtja e raportit që Komisioni Evropian do të hartojë gjatë muajit prill, kur edhe do të japë rekomandimin e vet nëse Serbisë duhet ti caktohet data e nisjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, ndërsa Kosovës ti hapet rruga e negociimit të Marrëveshjes për Stabilizim - Asociim.
Prisni më të mirën dhe mos spekuloni, citon FoNet të ketë thënë Fule në Beograd, duke përkujtuar se kanë mbetur edhe dy ditë deri te takimi i kryeministrave.
Pas takimit me Fulen, kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka thënë se është i kënaqur me përparimin e arritur në përmbushjen e kritereve, por ka shtuar se të gjithë e kanë të qartë se kriteri kryesor politik është një përparim i dukshëm dhe i qëndrueshëm në dialog me Prishtinën. Daçiqi ka thënë se për këtë, kjo javë, është shumë e rëndësishme për Serbinë, dhe është koha kur duhet të merren vendime të rëndësishme dhe të mëdha politike.
Ditët në vijim priten disa takime shumë të rëndësishme. Sot, në Beograd, përveç Fules është edhe një delegacion i Bundestagut gjerman, ndërsa të mërkurën është raundi i ri i bisedimeve me Prishtinën, e të premten është takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ka saktësuar Daçiqi. Andaj, duke pasur parasysh se nga mesi i prillit duhet të nisë procesi i raportimit nga Komisioni Evropian, pra pritet që Ashton të dorëzojë raportin për përparimin në dialog, ndërsa vendimet duhet të merren deri në fillim të qershorit, është e qartë se tani para nesh janë vendime të rëndësishme dhe të mëdha.
Kreu i Qeverisë serbe tha edhe se qëllimi i Beogradit është që të arrihet zgjidhje, jo për shkak të datës së negociatave, por që të arrihet deri te situata në të cilën jeta në Kosovë do të zhvillohet normalisht dhe të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme në kushtet ku Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Në anën tjetër, zëvendësi i Daçiqit, nënkryetari i Qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, ka porositur Fulen se Beogradi pret që Prishtina të bëjë koncesione.









