• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Biden takon Thaçin, mbështet dialogun Kosovë - Serbi

Publikuar: 19.03.2013 - 08:50

Romë, 19 mars - Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden i ka dhënë një mbështetje të fuqishme dialogut Kosovë -Serbi pak ditë para takimit të radhës mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq. Takimi u bë në Romë, ku janë mbledhur liderë nga gjithë bota, ndër ta edhe zëvendëspresidenti amerikan dhe kryeministri Thaçi, për inaugurimin e Papa Françeskut të parë.

Sipas njoftimeve, Biden ka takuar veç e veç të hënën mbrëma kryeministrin Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

Kryeministri i Kosovës, në një prononcim pas takimit ka thënë se ka marrë mbështetjen e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes që do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“SHBA-të e mbështesin këtë proces, presin që të arrihet marrëveshja që do të normalizonte marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura. Që do të nënkuptonte më shumë stabilitet, paqe dhe perspektive të integrimit për të dyja vendet. Biden tha se SHBA-të do të jenë nga afër në këtë proces. Ai rikonfirmoi se ashtu siç kanë qenë më herët me ne, SHBA-të do të jenë me ne edhe këto ditë dhe përgjithmonë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se ka pasur një takim miqësor me Biden dhe nuk ka dashur t`i komentojë deklaratat e presidenti të Serbisë Nikoliq, i cili ka deklaruar se nuk pranon presione.

“Takimi ka qenë miqësor. Ne njihemi për një kohë të gjatë. Unë kam besim të plotë tek SHBA-të dhe këtë besim e kanë edhe qytetarët e Kosovës. Ne gjithë përkushtimin tonë do ta kemi në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Qeveria e Kosovës, SHBA-të, BE-ja kanë orientimin e njëjtë në këtë proces”, ka thënë kryeministri për RTK-në.

Thaçi ka përsëritur se marrëveshja për veriun mund të arrihet në takimin e ardhshëm të tij me homologun serb Ivica Daçiq nëse Serbia ka hequr dorë nga krijimi i çfarëdo Republike Serbe në Kosovë.

“Në qasjen tonë ne do të përcaktohemi që të respektohet në plotni Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës, standardet evropiane dhe në momentin që Serbia respekton këto përkushtime ne do të ulemi dhe do të finalizojmë projekt marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. Çdo qasje tjetër është e papranueshme për popullin e Kosovës, institucionet e Kosovës por edhe për BE-në dhe SHBA-të”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Komente (19)

LULJA 19.03.2013/23:53

SI SERBI SI AMERIKANI SI THAQI PER KOSOVEN JANE TE NJEJTE SEPSE PAS QLIRIMIT PO KETHEHET PRAP SERBIJA NE KOSOVE.KY ESHTE REZULTATI I BISEDIMIT ME SERBI TE QEVERISE SE HAJDUTVE,DHE ANALFABETVE.

driton mehana19.03.2013/22:52

Duhet te fillojme te krenohemi me kete njeri.Une veq kam fillu te ndrroj mendje.Shendet Kryeminister.

Skenderbeu19.03.2013/21:37

O z.Thaqi ti je ISMAJL QEMALI i dy emri Hashim Thaqi ka mu prmend 1000 Vjet pej gojas tede u bah Kosova Pavarur pej teje shkruhet HSTORIJA e KOSOVAS Bravo koft Zotit edhe ti zoti ti rujt familijane

gervalla 19.03.2013/14:42

Ma mir rroktar I amerikes se zotni I shkaut. Nuk esht edhe leht te takoohesh me burr shteta tee botes. Ose me biden.

Hasani19.03.2013/13:00

Hashim Thaqi, bir i madh i Kosoves qe flet shume e thote pak!!!!

Nexhmedini19.03.2013/12:47

Na e rrofte Kryeministr legjenda e gjall i cili po lufton ne permiresimin e jetes se qytetareve serbe dhe te minoritareve tjer duke e anashkaluar popullaten shumice te shqiptareve pra edhe njeher nje selam per kryeministrin e Kosoves te na rroj sa te mundet je legjende e gjall ne rruajtjen e lekurave shqiptare.

Prizereni19.03.2013/12:33

lum Kosova qfar biri e perfaqson , rrenofsh oj Legjend e gjall

Visar19.03.2013/12:07

Landi dhe Mati eshte turp per juve me mohu faktin se sa gra e fmij e burra kan dhan jeten per ket vend. Rugova i madh siq po e quan ti ska ba sen per ket vend e as ky i vogli tash, zduhet me harru faktin qe Kosova esht vendi me i varfer dhe me i korruptuar ne Europe.

beni Berlin19.03.2013/11:42

Amerika osht shpresa dhe jeta e kosoves se evropa gjith u kan ... !!!!

mati19.03.2013/11:33

Landi dihet kush i ka fillu proceset,bile e akuzojshin se po don me be shtet Kosoven, e jo me ubashku me AL.
Por tani ky qe po ece sic po i thon te fortit,po ja beson Te madhit RUGOV.

landi19.03.2013/10:57

Njeriu qe i filloi proceset dhe po i mbyll me suksesin me te larte te munder ,.....je legjend e gjalle.....

Bllacashkup19.03.2013/10:43

Je i Vendosur o kryeminister i Shqiptarve besoj qe do te fitojshe edhe ket beteje sikur i ke fituar te xhitha tjerat jemi krenar qe te kemi .pershendetje nga Bllaca Heroike Shkup

ag19.03.2013/10:40

NA rrofsh kryeminister!

agimi19.03.2013/10:29

Bechtel kompani amerikane Thaq ka ardh koha me pagu sa po i kushton kjo autostrad mbi1 miljared a veq 200 miljon PTK po ti mbulon me rryme spo mundesh tu i fry fakturat krj takim per interez biznesi per vet ameriken

elvan 19.03.2013/10:22

rrofsh o hashim thaqi

Hana19.03.2013/10:13

Nese vertet iu permbaheni ketyre fjalve qe thoni , ateher ne zgjedhjet e ardheshme e keni voten time dhe te Familjes sime.

nikoniko19.03.2013/09:58

jo hashim thaqi jo mos e rrej veten dhe ket popull qe nuk te ka dhen voten por e ke vjedh pikerisht me ndihmen e nderkombetarve ,se ti je ai qe e ke ber pazarin me daqiqin per veriun dhe fatkeqesisht per koridorine famshem qe shum me koh albin kurti ta ka tregu planin por ti je i prishur dhe usa edeh beja kan gjet njeriun eduhur per vete ty si i flliqur qe je te bersh ket te zez ta shitesh gjysmen e kosoves pa asnje kusht vetem kushti per ..... tende te ndyr te pa dije e populli e pagoi shum shtrenjet e sa i perket baidenit ai nuk ka ardhen me te taku ty kurr niher as qe vjen se ai mir e din qe ka per bashkpuntor nej tradhetare te kombit por ai ne takim ty te ka kerku mso me tu ndexhu zeri aspak dhe te ka tregu planin e ndarjes se kosoves ,ore hashim flliqesira se shpejti do jemi deshmitare te kesaj ndarje e ti nga usa do te lihesh ne meshiren e ktij populli qe do ta japin denimin kapital e dihet si eshte denimi per tradhetaret e kombit

jeta19.03.2013/09:44

Ne rome na zdrite ftyren. 2 metra njeri krejt e kqyrshin.krenohum me ju.

Arbi zeka19.03.2013/09:21

I Fort je o legjend e gjalle.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu