• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Pack: Ashton të mos e hap Kutinë e Pandorës

Publikuar: 18.03.2013 - 20:29

Bruksel, 18 mars - Deputetja gjermane në Parlamentin Evropian, Doris Pack i ka bërë ftesë shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian që të jetë e kujdesshme në ndërmjetësimin e bisedimeve midis Prishtinë dhe Beogradit për veriun e Kosovës e të mos tejkaloj planin e Martti Ahtisaarit, meqë përndryshe kjo do të nxiste probleme të reja në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Pack, për Newstv ka thënë se veriu nuk duhet që të trajtohet ndryshe nga pjesët e tjera të Kosovës dhe bisedimet midis Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij Ivica Daçiq të ndërmjetësuara nga Catherine Ashton duhet të mos dalin përtej kufijve të planit të Ahtisaarit.

“Ne nuk kemi nevojë për asnjë ide të re për pjesën veriore të Kosovës, sepse plani i Martti Ahtisaarit është bërë për tërë Kosovën. Prandaj ata që po bëjnë dialog për situatën në vend, duhet të mos harrojnë se ky plan është bërë për tërë Kosovën”, tha ajo.

Pack, e cila vjen nga partia gjermane Unioni Kristian Demokratik (CDU), ka thënë se mosrespektimi i planit të Ahtisaarit, për veriun e Kosovës, do të shkaktonte hapjen e Kutisë së Pandorës, duke reflektuar kështu në situatën politike edhe në Luginë të Preshevës, Maqedoni e gjetiu nëpër rajon.

“Është e qartë se nëse fillohet t’i jepet pjesës veriore një strukturë tjetër kushtetuese, më tepër seç parasheh plani i Martti Ahtisaarit, atëherë do të hapim kutinë, siç e përmendet ju Luginën e Preshevës, apo Maqedoni apo diku tjetër…Mendoj se duhet që të jemi të kujdesshëm. Shpresoj se zonja Ashton dhe të tjerët ta kenë këtë parasysh, të mos e harrojnë”, theksoi ajo.

Deputetja e Parlamentit Evropian ndërkohë ka ftuar për luftimin e korrupsionit në Kosovë dhe ajo është treguar optimiste se pas përmbylljes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, misioni i BE-së, EULEX do të filloj që të jetë më i rreptë për të luftuar këtë fenomen, për të cilin ajo ka thënë se është problemi më i madh i cili e ka kapluar Kosovën, por edhe vendet e tjera të rajonit.

Sipas Doris Pack, puna e EULEX-it në luftimin e korrupsionit në Kosovë është ndërlikuar për shkak të trashëgimisë së shumtë çështjeve nga misioni i OKB-së UNMIK, por edhe në ngurrimin e tij që t’i rreket pa mëshirë kësaj beteje për shkak se në mesin e të korruptuarve ka edhe zyrtarë të lartë të Kosovës.

Ajo ka pohuar se personalitete të nivelit të latë në skenën politike në Kosovë janë të përfshirë në korrupsion dhe se kjo, sipas saj, mund të filloj të luftohet nga misioni i BE-së, EULEX, vetëm pas përfundimit të dialogut midis qeverisë së Kosovës e Serbisë për veriun.

“Po, ne kemi pasur kritika ndaj EULEX-it. Por EULEX-i ka trashëguar shumëçka nga UNMIK-u. Unë gjithmonë kam thënë se gjatë 10 viteve UNMIK-u nuk i ka zgjidhur problemet por i ka akumuluar problemet për fat të keq. Ata kanë lënë përplot raste, lëndë EULEX-it dhe tash EULEX-i është i stërngarkuar me gjëra që në të vërtetë edhe nuk është përgjegjës, fajtor. Problemi qëndron po ashtu edhe aty se disa njerëz në pozita të larta politike janë të ndërlidhur me disa prej këtyre rasteve dhe prandaj është gjithnjë e vështirë që të shkohet përpara në mënyrë të rreptë nëse ka negociata… Është një lëmsh i madh … Mendoj se nëse dialogu do të ketë rezultat, atëherë mendoj se EULEX-i mund të çoj gjërat përpara më lehtë. Siç e përshkrova kjo nuk është edhe aq e lehtë”, tha ajo.

Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian shprehet optimiste se pesë vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe do t’ia zhbllokojnë Kosovës rrugën e premtuar drejt anëtarësimit në bllokun evropian.

 

Komente (24)

beka germany19.03.2013/10:04

Une i kam then zojes D pack kshiloje ket hashim tradhtarin se ti me mire e njef historin e popullit shqiptar se hashimi me shoket qe i ka rrespekt per zojen D .Pack se Gjermania edht populli mei drejt ne ket plant me ligjet e gjermanit te gjith partia Pdk dot ishte ne burgje me mire me kan qen i gjermanit se ner komand te thaqit

feriti19.03.2013/09:56

Po znj. Pack, edhe paraardhesi i serbeve , J. B Tito, keshtu e mashtroi boten...jepte sinjale se me vetur donte te shkonte djathtas por, timonin e automjertit te tije e rrotullonte majtas
Kete veprim , tashe e 13 vite jane duke e be edhe pasardhesit e Tij dhe kete njiher e mire duhet ta kuptoni

Bucki19.03.2013/09:32

Krejt e verteta.Duhet te huazohen me rroga te mira vetem ky popull gjermangjygjetaret,policet dhe sistemi shkollor.SI gjuhe e dyte2 apo e tret3duhet te jete gjermanishtja ose te kerkojm qe te jemi kanton i Gjermanis.

blerimi 19.03.2013/09:18

po hashimi e din kush jan gjermanet se asnjeher nuk ka qen ne gjermani as nuk ka shanc me shku a me ftu gjermanet

valmir19.03.2013/08:30

Brravo qekjo na duhet e Gjermanët e din këtë.
Së pari marrëveshja për Mitrovicën e tani arrestimet.
E ju që po postoni napër portale ,mos dilni tani në protesta mos ti arrestojnë,heronjët tanë se kta heronjë i kan bë miljonat .

Brravo Gjermanët ishalla na kapin në dorë e na drejtojnë për 6 muaj.

Fatmiri19.03.2013/06:48

Ket tekst duhet gjitheqyshe ta lexon hashimi .
Dhe te kambengulin , mos te pranojne kapitulimin e Kosoves.

Meha Ludwigshafen19.03.2013/02:58

Kjo zonja Pak ka plotsisht te drejt,se gjithmon na ka perkrahur,por na nuk jemi njerz e them ate jo krejt po shumica,se ma separi hajni korrupcin njerz te shitur,pozit,opozit vetem ni pakic esht e drejt,por me pakic nuk ndertohet shteti

LULJA19.03.2013/02:22

A KA NDOKUND QEVERI DHE PARLAMENT,MINISTRA E DEPUTET MA TE DOBET .POPULLI KA RA NE GJUME.PSE NE KOSOVE KA VETEM KORUPCION DHE MOSZBATIM TE LIGJIT.KU JANE SIPERMARRJET QE KANE EGZISTUE DHE SA PREJ TYRE EKSPORTOJNE.PSE SKA BOLLE STRUJE DHE PSE NUK PUNON TREPQA SIKUR PERPARA.

sami18.03.2013/22:36

Veton Surroi i pari ju ka than
mos e hapni kutin e pandores ,
akoma pa fillu bisedimet,
pastaj ktyne tonve ju ka ra ne mend, e tash edhe te hujve ju paska ra ne mend.

Qerim Syla18.03.2013/22:32

Deklarata e zonjese DORIS PACK eshte per tu pershendetur .Vertet kjo mikesh e shqiptarve eshte nji largpamse por edhe vertet e drejt.Andai respekt te veqanet per mikeshen e madhe te shqiptarve zonjen e nderuar DORIS PACK dhe gjithe popullin mik Gjerman .

kosovari18.03.2013/22:21

ti arsim nuk je gjak shqitari se nuk te ka fai ty drenica nese asht ni njeri keq nuk asht kreit drenica te kqi julutem redaksi e deruar qitma kometin

bardh leka18.03.2013/22:15

qeveria ha ha

Baci18.03.2013/22:11

...ama Drenicen mos e shaj. A more vesh.
Admin i nderuar, mos lejo qe kesi matrapazesh te postojne budallakina. tung

Baci18.03.2013/22:08

arsimi, apo ma mire me te thirre i prapambeturi. Shaje ken te duash, Hashimin, Hasanin, Hysenin, Baben e Nanen qe te kan ba ty kaq

Xhevdeti18.03.2013/22:08

Spo e kuptoi kete me emrin HERO,HERO i kujt mund te jete por shqiptar sigurisht se jo.Kutia duhet te hapet edhe sa me pare bile se boll me padrejtesite e Evropes ne kurriz te shqiptareve.Rrespekt per zonjen Doris Pak e cila me mish dhe shpiert punon ne anen e se drejtes shqiptare.

maliqi poujev18.03.2013/21:53

ket kuti qverija e jon as smundet me qel as me mshel se i ka humbur qelsat veq nese jau bjen qelsat doris pak qeveria jon ika qelsat veq me vjedh pare

arsimi18.03.2013/21:47

populli ne protest masive nese vetem pak e kuptoni porosin e zonjes Doris Pak.se sa per hashen pisin na honger dreqi i drenices bre fara i hupt kurr zani mos ju ndieft ati edhe drenices

kesexhia musa18.03.2013/21:31

SHum ma mir te Kishim propozuar per krye minister zonjen Doris Pak se sa qe jan kta ... me mir e din kufirin gjermanet se sa vet kta ... ,gjdo per krahje e kan prej tyre dhe prap se prap me shki, ska se kush i ndan
, vetim plumbi nese , dhan dishka .se besoj se skan dek krejt shqiptaret, jo jo mos kujtoni oree ... .!!!????.

Ylli18.03.2013/21:31

Kta hajvaneve tone duhet dikush prej jashtit me ja qel syte se ju kane qerru krejt.

hudra18.03.2013/21:03

Merreni me mend me mir e di gjermanja qka eshte e dobishme per Kosoven sesa keta
trimat tan te qakerdisur te cilet edhe kete cop tok te mbetur te quajtur kosov don qe edhe me ta zvoglojn ne dobi te armikut shekullor shka i cili qeshte e verteta do te ishte i kenaqur vetem kur nuk do te kishte me shqiptar mbi dhe.

Zeke Morina18.03.2013/21:01

E nderuara zonja Doris Pack eshte nje mike e madhe e Kosoves dhe kombit shqiptar ne pergjithesi.Respekt!

peja18.03.2013/21:00

ne kosov e ki hashimoviqin i cili ka me kall kosoven ne shqiperi e ke sali berishen i cili ka me ba shqiperin nje avaganistan i verte me 3000 muxhaejdin i cili do ti pranoi te jetoj ne shqiperi ne maqedoni i he hajna e partihe shqiptare qe sjan as pak ngush per kombin
krej i ke partit shqiptare mafijoze nuk doj kombin po veq hajnin e keta kan me kall opet trojet shqiptare e keta e ka qef serbia dhe europa

Everteta18.03.2013/20:53

Po shum me vend se pari ne Maqedoni,Presheve,Sangjak,Mal te zi ,Vojvodin ..

HEROI18.03.2013/20:34

KUTIA E PANDORES QELET E TI EJA TE NA NDIHMON MI MBYLL.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell