• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ashton presion opozitës në Prishtinë

Publikuar: 11.03.2013 - 12:10

Prishtinë, 11 mars 2013 - Baronesha  Catherine Ashton , përveç takimeve me zyrtarë institucionalë, të enjten do të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn. Por jo edhe me Albin Kurtin. Burime të ‘Express’ thonë se Shefja e diplomacisë europiane synon ta bindë opozitën që të pranojë zgjidhjet e ofruara për Veriun.

E bindi të parin e Qeverisë, por për të realizuar planin e saj për “zgjidhjen historike” të problemit Kosovë-Serbi, Baroneshës Catherine Ashton i duhet ta bindë edhe lidershipin opozitar në Kosovë.

E, për t’u siguruar se gjithçka po i shkon sipas planit, Shefja për politikë të jashtme e BE-së ka marrë mundin të vijë edhe personalisht në Kosovë.

Burime të gazetës thonë se të enjten ajo do të takojë edhe liderët opozitarë në tentim që t’i shtyjë ta pranojnë zgjidhjen e ofruar nga Brukseli për Veriun e Kosovës.

“Krejt marrëveshjet që merren në Bruksel duhet të ratifikohen në Kuvend, andaj edhe opozita duhet të bindet që të pranojë zgjidhjen e Brukselit ashtu siç e pranoi edhe kryeministri Thaçi”, ka thënë një zyrtar i përfshirë në dialogun Kosovë- Serbi.

Ardhjen e saj baronesha e ka paralajmëruar qysh të premten përmes një deklarate të lëshuar nga zyra e saj.

Aty thuhet se Ashton do të vijë në Kosovë që të konsultohet me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, krejt kjo në emër të lehtësimit të dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e raporteve ndërshtetërore.

Ndërkohe edhe autoritete kosovare e kanë konfirmuar vizitën e Ashton.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në një deklaratë për ‘Express’ tha se shefja europiane do të takohet me Kryeministrin si dhe përfaqësues të opozitës.

Por nuk tha se e sheh këtë vizitë si presion mbi Prishtinën, pak para takimit të radhës me Serbinë më 20 mars. Për më tepër Kuçi tha se vizita e Ashton është respekt për Kosovën.

Përfaqësuesit e opozitës në Parlamentin kosovar ndërkaq bënë të qartë se nuk e pranojnë asnjë lloj presioni kur bëhet fjalë për sovranitetin dhe territorin e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se këtë do t’ia bëjnë të qartë edhe Baroneshës Ashton nëse takohen me të.

“Ne mbesim pro qëndrimit që ai asociacion në asnjë mënyrë nuk mund të ketë kurrfarë kompetencash ekzekutive e aq më pak legjislative, andaj Baronesha e nderuar e kryen domethënë punë e saj, obligimin e saj që e ka marrë, mirëpo në një mënyrë është dashur edhe të informojë se çka realisht është duke ndodhur në këto bisedime”, tha Beqiri.

Pothuajse njëjtë mendojnë edhe në AAK-në e Ramush Haradinajt.

Zëdhënësi i kësaj partie, Ernest Luma, ka konfirmuar për Express takimin mes liderit të tyre dhe Catherine Ashton, ndërsa tha se në rast se do të kenë presione për të pranuar diçka jashtë Kushtetutës së Kosovës do ta bëjnë këtë të ditur.

Të bindur që vizita e shefes së jashtme të BE-së ka të bëjë kryekëput me shtimin e trysnisë ndaj Prishtinës, pak para nënshkrimit të marrëveshjes për Veriun me Serbinë, janë në subjektin politik të Albin Kurtit.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, i tha gazetës se nuk kanë asnjë kërkesë për takim eventual me Baroneshën.

Sipas tij, Ashton do të kërkojë që të pranohet koncesioni i radhës si rezultat i negociatave me Serbinë e që sipas VV’së është formimi i një etniteti serb brenda Kosovës.

“Me ingerenca legjislative, ekzekutive dhe të sigurisë, brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Vraniqi.

Sipas tij, në këtë formë do të legjitimohej gjendja në veri dhe strukturat serbe që veprojnë atje.

“Ka mbetur veç t'i vihet emri. Vizita e baroneshës në këtë rast është që të arrihet pajtueshmëri për këtë koncesion, jo aq nga Qeveria edhe nga Kryeministri, sepse ata tashmë e kanë pranuar, por nga spektri i gjerë shoqëror e politik dhe nga opinioni publik në Kosovë”, shtoi zëdhënësi i VV’së.

Verbalisht pala kosovare dhe ajo serbe në takimin e fundit në Bruksel janë pajtuar për themelimin e Asociacionit të komunave serbe dhe shpërbërje e strukturave ilegale serbe të sigurisë në Veri.

Ka mbetur që dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic. të vendosin edhe për kompetencat e organit që i jep të drejtën e vetëqeverisjes lokale komunave serbe në Kosovë.

Për krejt këto pritet të nënshkruhet një marrëveshje me 20 mars, e cila po shihet si ndër më të vështirat deri më tani.

Thaçi ka deklaruar se nuk pranon kompetenca ekzekutive për asociacionin e komunave, ndërsa ka mohuar me çdo kusht krijimin e “Republika Srpska” brenda Kosovës, njësoj sikurse në Bosnjë. Por, skeptikë ndaj kësaj deklarate janë shfaqur përfaqësues opozitarë.

Ndryshe me arritjen e normalizimit të raporteve me Kosovën, shtetit serb i sigurohet data e anëtarësimit në BE. Përderisa Kosovës në mënyrë deklarative i është dhënë garanci për integrimet europiane, përfshirë edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare siç është OKB’ja.

 

Komente (8)

ademi12.03.2013/09:10

Qfar Demokracie po sjell Ashton ne Kosov nese nuk takohet me supjektin e tret politik ne parlamendin e Kosoves VV,kur baza elementare e Demokracis esht qe te ndegjohet edhe mendimi ndryshe,por mos takimi me VV esht tregusja me e mir per popullin e Kosoves qe per qfar te mire esht duke u biseduar ne Bruksel,pra thjesht eksperimen me Kosoven ton Heroike por pytja esht pse vetem me ne eksperimente pergjigjja esht tek ne si Shoqeri ne pergjithsi te cilet mbas vitit 1999 nuk treguam shkall te lart shtetformuse te Bashkesia Nderkombtare se jemi te aft te krijojm dhe ta zhvillojm Shtetin.E sa i perket problemit te veriut te vendit per me zhgjidh nie problem se pari duhet me dit
zanafillen e ati problemi e ndarja e veriut te vendit ne baza etnike nuk ka ndollur rastesisht nuk ju esht then UCks se kthehuni posht Lumit Iber,se edhe sot mbas 14 vjeteve te clirimit te Kosoves akoma nuk kemi Ushtri e cila esht imstucioni ne cdo Shtet per me mbrojt intergridetin e vendit pra te gjitha keto nuk jan probleme te rastit por jan te programuar mir ne kemi edhe deklarimet e Eurodeputeteve miqe te Kosoves qe thojn se te drejtat qe i kan pakicat etnike ne Kosove edhe te garanduar me Kushteduten e vendit keto te drejta pakicat etnike ne Unionin Evropian mund tie shohin vetem ne enderr,pra kerkesaa e disa Evropianeve posaqerisht e Ashtonit per Kompromise te reja esht antidemokratike dhe qe behet presion ndaj viktimes Ashtoni nuk ka te drejt te kerkon nga ne qe te behemi me Katolik se vet Papa.

agron11.03.2013/14:55

se pari opozita,LDK dhe AAK nuk do duhej te takohen me Eshton nese ajo i anashkalon ata te VV.Jane momentet vendimtare te Kosoves,por edhe po te refuzojm nuk shohe asgje qe mund te behet me keq per kete popull te vuajtur,mundet ti behet vetem mire Serbis nese pranojm te bejme koncesione,kurse neve do na mbeten vetem premtime dhe genjeshtrat qe vazhdimisht po na i servojn keta ne Be.

arlinda11.03.2013/14:51

nuk edi qysh po mujn populli mei duru kta tradhtar qe bojn pazar qysh ken qef vet, zgjohuni o shqiptar e behuni niher e pergjithmon zot i shtepijes tonde.

Faton11.03.2013/14:28

Edhe mua me befason fakti qe znj. Ashton nuk takohet me VV, edhepse VV perfaqson me teper elektorat. Si duket ajo bisedon vetem me ata qe potencialish nuk do ta kundershtojne marrveshjen e arritur ndermjet ish zedhensit te millosheviqit dhe Thaqit. Kjo sjellje e saj bie ndesh me principet e demokracise dhe nuk do te jete zgjedhje e qendrueshme. Megjithate thelbi i problemit qendron te "Elita" politike qe e perfaqeson Kosoven aktualisht. Te gjithe jane te shantazhueshem per shkak te aferave te panumerta korruptive. Une e ftoj VV te vazhdoje kundershtimin pa hamendje dhe para se gjithash bej thirrje popullit ne Kosove te zgjohet nga kjo indiference. Te kemi parasyesh, ketu behet fjale per qeshtje shum te rendesishme per te ardhmen e vendit. Me habit shume edhe fakti me qfare indiference populli shikon zhvillimet politike ne vend, derisa klika e politikaneve pasurohet deri ne maksimum dhe nuk jep kurrfare llogarie per punen e vet, populli varferohet deri ne mjerim, askush nuk proteston!!

Agron Zahiri11.03.2013/14:04

Nese LDK dhe AAK, nuk duhet te pranojnë te takohen me Ashton, pa pranuar Ashton te takohet edhe me VV. Perndryshe shkoj Kosova. Ashton e ka per qellim, ta perqaj opoziten kosovare. Nese pranojnź kto dy parti te takohen, pa marr pjesë edhe VV, ateher jeni mazi se PDKja. Po lejoni te perqahet opozita.

MR GQ England 11.03.2013/14:01

Krenaria e Vetme e Kosoves esht VETVENDOSJA sa per te tjeret na shkoj shteti. Nje dit kur te ken kry pun EU me Thaqin ather ky i gjori to shkoj ne Hag per krime ndaj Shiparve. Dardhes i del edhe bishti e Hashim Thaqi ka ca si shum bishta, Trathti ndaj Kombit Shiptar,Shkatrrim te ekonomis Kosovare, Vjedhjet me permasa shkatrruse, e ky ka me qen vetem Fillimi, Besoni se Thaqi karieren ka me e perfundu nga politika ne burg. Besoni kungulli mbi uj nuk i shkon askujt pergjithmon.

xuxi11.03.2013/13:26

mua me intereson ta di, Pse Eshton nuk e takon edhe Albin Kurtin? kjo vjen te takohet me Poziten dhe Opoziten, Opozit legjitime esht edhe Vetvendosja? ne Demokraci, Dialogu esht baza e zgjedhjes se problemit, dhe te jesh Neutral duhet ti ndegjojsh te gjitha subjektet politike pa marr parasysh se kan te drejt apo jo, apo sa un po kuptoj nuk esht ne pytje ndoni zgjedhje demokratike, por anim ndaj ni marrveshje e Propozuar nga Serbet e Aprovuar nga BE, mos takimi i Eshton me Kurtin un e shoh skandaloze, sepse nrase folum per Opozit ne Kosov ne kemi vetem nji parti Opozitare e ajo esht Vetvendosja, sepse tjerat Parti politike si ne te kalumen edhe tash jen te perlym me Korrupcionin, dhe se vet Fakti tregon se PDK,LDK,AKK, jan duke bashkpunuar njera me tjetren, ne te thjesht thuhet TALLIN e dajn bashk, kshtu qe un mendoj Eshton vjen te vu presion qe te pranohet Platforma e Serbis, ndoshta jam gabim, por demokraci nuk po shoh,,,

kujimi11.03.2013/13:20

opozota e vertet eshte vetem VETEVENDOSJA,se sa per,LDK,dhe AAK,mot ika SHIK,u nene kontroll,

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu