Vazhdojnë grindjet rreth meritave për njohje të Kosovës

Artikujt tjerė
- Ashton presion opozitës në Prishtinë
- Vazhdojnë grindjet rreth meritave për njohje të Kosovës
- Për licencim arsimi privat duhet të ketë edhe infrastrukturën
- Serbët bllokojnë EULEX-in dhe Policinë e Kosovës në veri
- Riformatimi i Qeverisë, por ministrat mbesin?
- Fanatiku islamik i drogës në Podujevë
- Veseli flet për konceptin e ri qeverisës të PDK-së
- Zbulohet dokumenti për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi?
- Asistenti në UP, i dyshuar për doktoratë plagjiat e të falsifikuar
- Turqia interesohet për trajtimin e Perandorisë Osmane në Kosovë
Prishtinë, 11 mars - Procesi i njohjeve dhe deklarimet e ish-ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, se gjatë këtij procesi është provuar të bëheshin transaksione të ndryshme, nuk janë pritur mirë nga zyrtarët qeveritarë. Nga Zyra e zv.kryeminstrit Behgjet Pacolli thonë se njohjet nuk janë mall për tu blerë, raporton ktv. Jetlir Zyberaj, këshilltar politik i zv.kryeministrit Behxhet Pacolli, deklaratën e Skënder Hysenit e quan katastrofale. Sipas tij, në kuadër të angazhimeve të Pacollit ka pasur shpenzime marramendëse, por ato shpenzime janë transparente. Ndërsa, në LDK thonë se vetë deklaratat e zyrtarëve qeveritarë kanë bërë që të ketë dyshime. Vjosa Osmani, ka mbrojtur qëndrimin e LDK-së se njohjet janë meritë e popullit dhe jo e individëve. LDK-ja vlerëson se çakordimi total që është dëshmuar gjatë kësaj periudhe, ka rezultuar me hezitim për njohje të Kosovës nga shtete të ndryshme. Deri tashti, numri i njohjeve që rezultojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme është 98.








