• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Turqia interesohet për trajtimin e Perandorisë Osmane në Kosovë

Publikuar: 11.03.2013 - 09:15

Prishtinë, 11 mars – Një delegacion nga Turqia pritet ta vizitojë Kosovën në fund të këtij muaji për të biseduar me autoritetet arsimore kosovare për trajtimin që i bëhet Perandorisë Osmane në librat e historisë merr vesh “Koha Ditore”.

Teksa në Ministrinë e Arsimit një vizitë të tillë e shohin në kuadër të shkëmbimit të përvojave, historianët e cilësojnë si formë presioni.

Autori i një libri shkollor të historisë në arsimin parauniversitar dhe bashkautori i shumicës së teksteve të këtij niveli, Frashër Demaj, konsideron se delegacioni ka për qëllim mbikëqyrjen e komisionit të caktuar nga MASHT-i. “Delegacioni nga Turqia vjen për presion dhe për asgjë tjetër. Si të tillë nuk e njoh edhe as që kisha dashur të takohesha me ta”, ka thënë Demaj. Ky s’e njeh as komisionin vendës, të themeluar për këtë çështje nga MASHT-i. 

“Punën time e bëj të pavarur, prandaj nuk njoh asnjë komision që provon të prekë çështjet shkencore”, ka thënë Demaj. Ky thekson se MASHT-i nuk i ka konsultuar autorët e librave kur e ka themeluar atë komision, ndërsa ka zënë ngoje kryetarin e komisionit, Shkëlzen Raça. Për të ka thënë se është historian, por jo tekstshkrues i librave të historisë në arsimin parauniversitar.

“Ai që nuk ka përvojë në tekstshkruarje të librave të arsimit fillor nuk mund të japë vërejtje të qëndrueshme, mund të bëjë vetëm vërejtje kozmetike”, ka theksuar Demaj. Ky i fundit ka shtuar se me tekstshkruarje të librave parashkollorë të historisë merret që nga viti 2002 dhe se librat në të cilët ka punuar janë të përshtatshëm dhe pa gjuhë të urrejtjes.  Megjithëkëtë, Demaj thekson se edhe vetë është për ndonjë shikim të këtyre teksteve, por jo me presion.

Burimet e gazetës thonë se delegacioni nga Turqia ka planifikuar të vijë në Kosovë për rishikimin e librave të historisë, porse vizita është shtyrë për në fund të muajit mars. Në Ministrinë e Arsimit ndërkaq theksojnë se komisioni vendës e ka përfunduar fazën e parë të punës.

 “Ai e ka përgatitur një raport në të cilin janë të përfshirë disa rekomandime, i cili gjendet në Divizionin e Sigurimit të Cilësisë dhe i cili në të ardhmen jo shumë të largët do të organizojë debat të hapur me ekspertë të teksteve shkollore”, ka thënë këshilltari i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, Arbër Morina. Sipas tij, pas këtyre debateve do të organizohen takime me autorët e teksteve përkatëse, në mënyrë që bashkërisht të debatohen rekomandimet e komisionit dhe ato nga debatet e hapura.

“Vetëm me pëlqimin e autorëve mund të bëhen ndryshimet”, është shprehur ai, teksa ka mohuar që komisioni që do të vijë nga Turqia do të ndërhyjë në punët kosovare.

“Ardhja e ekspertëve nga Republika e Turqisë nuk e nënkupton ndërhyrjen në punët tona, por ky do të jetë një shkëmbim përvojash, ashtu siç ka ndodhur e do të ndodhë në  takimet e tjera që kemi pasur me ekspertë të vendeve të tjera evropiane”, ka përfunduar ai.

Vitin e kaluar MASHT-i kishte themeluar një komision për rishikimin e prezantimit të historisë, gjeografisë dhe kulturës osmane e turke në tekstet shkollore parauniversitare në Republikën e  Kosovës. Komisioni përbëhet nga gjuhëtarë, letrarë, historianë, muzikologë etj. Puna e komisionit është përfunduar në fund të vitit të kaluar dhe janë dhënë të gjitha rekomandimet se ku do të duhej të ndryshoheshin tekstet shkollore parauniversitare, kudo që flitet për Perandorinë Osmane.

Nga lënda e historisë janë prekur tekstet Historia 5 e autorëve, Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj, botuar nga “Libri Shkollor” më 2007; Historia 6 e po të njëjtëve autorë dhe po të njëjtit botues (2004), , Historia 7 e autorëve  Isa Bicaj, Arber Salihu (2004); Historia 8 e autorëve Izber Hoti, Jetullah Krasniqi (2005): Historia  10 (Gjimnazi Gjuhësor) e  autorëve,  Isa Bicaj e Arber Salihu  (2004); Historia 10 (Gjimnazi Informatikë – Matematikë ) i autorëve, Jusuf Bajraktari, Frashër Demaj (2003), Historia 10 (Gjimnazi Gjuhësor) -Isa Bicaj e Arbër Salihu (2003) Historia 11 (Gjimnazi Përgjithshëm) –Jusuf Bajraktari, Isa Bicaj (2004); Historia 11 (Gjimnazi Gjuhësor) – Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj (2004), Historia 11 (Gjimnazi Shoqëror), Ramiz Abdyli, Emine Bakalli (2004) dhe Historia 12  (Gjimnazi i Përgjithshëm) dhe Jusuf Bajraktari e Arbër Salihu (2005), që të gjithë të botuar nga “Libri shkollor” 2005.

Mirëpo autori dhe bashkautori i disa librave të historisë në sistemin parauniversitar, Demaj, ka thënë se ai zyrtarisht nuk ka marrë raport të komisionit të MASHT-it për të parë se ku është ndërhyrë. “Krejt çka kam mësuar në propozimet për ndryshime janë ato që i kam parë në medie”, ka thënë Demaj. Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të themeluar nga MASHT-i, Shkëlzen Raça, ka mohuar që komisioni nga Turqia vjen për të bërë ndonjë presion. Ai po ashtu ka theksuar se edhe raporti që e ka nxjerrë komisioni nuk është përfundimtar, pasi që edhe ai duhet të rishikohet.

Ndërkaq autori i studimit te teksteve mësimore të historisë Kosovë-Shqipëri-Serbi, me titull: Kosova 1912-2000 në tekstet mësimore të historisë së Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë”, Shkëlzen Gashi, mendon se tekstet mësimore të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë duhet të ndryshohen rrënjësisht dhe urgjentisht.

“Madje këto ndryshime duhet bërë jo vetëm sa i takon prezantimit të periudhës kur Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kanë qenë nën Perandorinë Osmane, dhe jo siç kërkojnë palët e përfshira, por duke u bazuar në dokumente, dëshmi, fakte, argumente etj.”, ka thënë Gashi. Pra, sipas tij, duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes, shpifjet, etiketimet, hiperbolizimet. Ndryshe, ka thënë ai, duhet ruajtur nga çdo trysni politike.

 

Komente (18)

agimi11.03.2013/14:58

Po lene e qka thot Turqia po shikon si thirret zani arbe naper Kosove nga xhamite qe as nuk na tokon neve turpi dhe rreziku i shoqeris eshte edhe me i rrezikshem nga keto xhami kultur arbe akom askush nuk eshte marr me kete qeshtje te pse te apo degjohet zani ne gjuhe arbe ne flasi Shqip kendojm shqip mendojm shqip edhe mundem me u fale shqip me u thirre zani shqip pse ne nje shte ku flite shqip falet zani arabish kjo dukuri negative dhe e smut mjaft e pa kuptimit .ndoshta do te jem i pari qe po ngris ket qeshtje naper medja per thirrjen e zanave arbe naper vendet tona .

hasan11.03.2013/14:57

osmanlit nuk kan dhon shkoll shiptarve sepse osmanlit kur jan ardhe shiptart nuk kan pas shkoll qe te vazdojn, pse spo behemi real para osmanlive skemi pas shkoll ne gjuhen shqipe qe kur jan ardh ata me pas, a shiptaret qe kan qen ortodoks athere ata e kan zgjoll naj gjuhe tjeter..

agimi11.03.2013/14:50

O na jemi popull i deshtum i mashtrum deri sa te degjohet zeri arbe naper troje shekullore naper xhamija qe kjo gjuhe apo kultur aziatike as qe na takon po edhe me artopalon kur po i degjoj turp i shqiptaris dhe turpi i botes jemi nje armik i vet vetes jemi ne

Visar11.03.2013/14:33

Per Mitrovicen
A po aludon se ne ishim popull aq shum i arsimuar dhe i zhvilluar, dhe erdhi P.O e shkaterroj civilizimin tane?
Po ti o zotri veq se ke qene i sunduar venem ka ardh nje tjeter sundimtar tjeter, ne kete rast P.O. Dhe mos e perdorni termin OKUPACION sepse kur keto perandori si kjo, P.O, Roma, Bizanti. E mvetesojne nje vend nuk quhet Okupacion, per momentin nuk pom kujtohet termi adekuat. Kto jane aq te mdha sa nuk mun ta quash okupacion.
Dhe nese ti mendon qe duhet te kthehemi ne "kohen e arte" para P.O. athere un nuk po disha cila na qenka ajo!!!!

prap geni.11.03.2013/14:25

mitrovic!

kjo qe thua ti asht histori qe ka shkru diktatori enver hogja bashk me k..... e Tij.
gjat kohes se osmanve shqiptaret jo vetem qe kan vendos ne shteipn e tyre por edhe gjith ballkanin.
edhe sa per informacion turqia ka pas shum kryministra shqiptar ne at koh,por ne jemi hipokrita qe shikojm vetem njeren an te medaljes rroft populli shqiptar rroft vllazeria jon me turqit.

Agron ISTREFI11.03.2013/14:06

Une i kisha preferu "historianve" te cilet po dojkan me ndryshu historin se nuk paskan dit ata tjert qe 500 vjet qe ekan shkru historin p.sh. Skenderbeun le te hjekun ate arogancin qe e kan edhe le te trajtohet puna e perandoris osmane bashk me studiuesit e shtetit te shqiperis e jo veqmas i kosoves sepse na jena "Arnaut" ee per qat arsye le te shkojn ne Tiran ata zotnit qe vin prej turkie edhe kta te meqmit ton ee le te takohen atje ee le te bojne ndryshime nese i lejojn se na e kemi ni histori te njejt gjith shqiptaret,e nese dojn turqit le te shkojn edhe ne beograd ee le te ju propozojn shkijev me ndryshu historin po me neve ne Kosov edhe magjupt kan me lyp qe me jav shkru ni histori te veqant per kontributine tyre historik per qeshtjen e shqiptarve.paramendoni edhe ni scenar armiku kryesor i perandoris osmane ka qen Skenderbegu e le te me kallxojn mu "historiant" apo dufka tash mu qu edhe mi rënu lapidaret e Skenderbeut?

Mitrovica 11.03.2013/14:04

Per genin,
Turqia e ndaloi gjuhen shqipe deri ne vitin 1887kur u hap shkolla e pare,per 400 vjet shqiptaret nuk e shkrujten gjuhen e tyne se nuk deshte turku,u bam populli me analfabet me i praprambet i europes,nqs Turqia sdo kish sulmu Shqiperine,do kishim gjysmen e ballkanit ne dore,kurse ti thu na ka mbrojt trojet Etnike,INJORANT!

Visar11.03.2013/14:01

SEFER Po shiheq qe lidhje nuk paske me Histori. Tokat shqipetare jav zbraze me shqiptare pasi qe P.O ka qene gati ne kapitullim. Edhe msohu me bo ni dallim mes Turqise dhe Perandoreise Osmane se nuk esht e njejta gje. E sa i perket asaj qe shqiparet nuk kan qene te pavarur Kur P.O ka ardhe ne ballkan veq i ka gjete disa shtet si mrenterine e Serbise dhe te Bullgarise, Rumanise, Greqise etj etj.
ndersa shqipetaret nuk kan pas shtet.

hasan hyseni11.03.2013/13:57

qané po kush nuk qané...QOBAJTQOBANAT qé po e udhéheqin KOSOVéN,nesér do ta kthejné turkun né Kosové,pse nuk po guxojné me iu drejtuar pushtuesi gjakataré turk SHQIPéRISé,SE ATJE KA NJERéZ Té SHKOLLUAR E DIJNé ME I MBATHUR MIRé turq,e QOBAJT eKOSOVöS????,mjeré populli ken ka zgjedhur me udhéhequr KosovénTURPTURP

Zuki11.03.2013/13:57

Per fat te keq Thaqi e shet edhe historine per miliona euro. Pse spo e detyron BEja Serbine, Maqedonine etj qe te heqin termin okupatori osman nga teksti? Ne Kosove gjithcka po shitet, edhe historia.

Xhevdeti11.03.2013/13:51

Ata e kane historine e vete kurse ne e kemi historine tone ketu nuk duhet te lejohet qe as kush ti fute hundet ne hitorine dhe te kaluaren tone.Kete gje ndoshta pas njqindvjetesh do ta kerkon edhe Serbija nje ndryshim te till ani qe i beri te gjitha ato krime ne Kosove historija nuk ndryshon ajo eshte nje pasqyre e mire per brezat e ardhshem se cfar krimesh bene pushtuesit ne tokat tona dhe ne shqiptaret e Bllkanit.

agimi11.03.2013/11:55

Si shume po perzihet turqia ne historin Tone na e shkruj si dojm vete historin si na e perceptojm apo e percjellim me gjenerat eshte ideali i shteti dhe instuticjoneve tona

o bes11.03.2013/11:48

PER FAT TE KEQ NE KUR NUK KEMI QENE TE OKUPUM PREJ OTOMANVE POR PREJ EVROPE PO NE KONGRESIN E BERLINIT E LONDRESE SI PER SHEMBULL EDHE TASH SDI A E SHIHNI LOJEN E EVROPES SE VJETER APO PO NA KONET PRAPE .

Komisionit11.03.2013/11:06

Dy fjal e per ta nese ata veq kane arsytrimin s eduhet me jave zbuten tremet okupues etj, athere burrat e kombit le te mendojne mire se nga kush e kane kerkesen a nga historia e tyre apo nga politike ishalla nuk jane shiten per pare dhe mish dhe mos te marrin bajrakun e tjeter kujt se tani u thojne Sejdo Bajramoviqa,Bastri Pllana etj.

geni11.03.2013/10:37

trojet shqiptare kan qen te bashkuara edhe shqiptaret kan qen zotri ne vendin e vet edhe zotrues ne ballkan,VETEM ATEHER KUR PERANDORIA OSMANE ISHTE NE VEDIN TON,NE NUK ISHIM TE OKUPUAR KURR NGA USHTARET OSMAN,NE ISHIM MIQT TE TYRE ME BESNIK,tani qe europa komandon ne vendin ton,trojet shqiptare jan ndar ne 6 pjsen,me mitrovicen 7 po behemi,

Xeni11.03.2013/10:29

Ha,ha... Cfarë shteti pa kurriz. I përkulet okupatorit shekullor, që ky tani tia ndryshojë historinë. Dhe i gëlltit rrenat e turqve se kinse historinë na e paskan shkruar komunistat. A edhe rrenat e turqve për masakrimin e më shumë se një milionë armenëve dhe diskriminimin e sotëm fizik dhe kulturor të miliona kurdëve qenkan rrenat e komunistëve?

Dauti11.03.2013/10:06

Shqiptaret ishin Populli ma i madhe ne Ballkan. Ku jemi sot , te katandisur neper kater anet e Botes. Dy te tretat e Popullit Shqiptar jane jashte kurse vetem nji e treta , brenda teritorit Etnik.

Mili11.03.2013/09:44

Si ne te gjitha vendet e rajonit,okupator,pushtues. Si te trajtohet ndyshe,ata qe na robruan me shum se pes shekuj?!

1000  Karaktere
Prishtinë 23°CKryesisht me vranësira
Tiranë 23°CMe vranësira të pjesshme
Shkup 26°CI kthjellët
Prishtinë27°CMe diell
Tiranë28°CMe diell
Shkup30°CMe diell