LDK: Qeveria e ka degraduar shëndetësinë

Artikujt tjerė
- Biznesmenët dhe mjekët shqiptarë bëhen me çati të tyre në Zvicër
- Ministri Hoxhaj udhëtoi për në Afrikë
- Kosovarët me vizën Schengen mund të hyjnë në Kroaci
- Dykuptimësia e Asociacionit të komunave serbe
- Hoxhaj: Serbia po e pranon realitetin politik të Kosovës së pavarur
- Gratë e dhunuara, të lëna pas dore
- LDK: Qeveria e ka degraduar shëndetësinë
- Arbitrazhi më efikas se gjykatat
- Shefi vendos edhe për Prizrenin
- Vetëvendosje: 18 zyrtarë të lartë të PDK-së, probleme me ligjin
Prishtinë, 10 mars - Grupi i Ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka konstatuar se gjendja në institucione shëndetësore është degraduar krahasuar me vitet e kaluara. Për këtë ata fajin ja hedhin Qeverisë së vendit, duke e vlerësuar si të paaftë për të realizuar funksionimin themelor të institucioneve publike shëndetësore. Një nga problemet që kanë përmendur është edhe blerja e ilaçeve nga pacientët, duke përfshirë edhe substancat narkotike, gjë që sipas tyre kjo është e ndaluar gjithkund në botë.
Në një konferencë për media të mbajtur sot, e diel, koordinatori i këtij grupit, Avdyl Krasniqi ka thënë se problemi kryesor në këtë kohë në institucionet shëndetësore publike është mungesa e barnave, që shumica e pacientëve duhet të i blejnë ato, transmeton Telegrafi.
Temë e paevitueshme është furnizimi me barna, kemi përsëritur disa herë, por për fat të keq rezultatet e këtyre vërejtjeve tona janë minimale. Kështu që furnizimi me barna dhe me material shpenzues është në nivelin më të ultë të mundshëm. Mungojnë ilaçet dhe materiali shpenzues mjekësor elementar për funksionim të reparteve më vitale siç janë qendrat emergjente sallat operacioni, kujdesi intensiv, sallat e lindjes e tjerë. Pacientët e hospitalizuar janë të detyruar të blejnë shumicën e ilaçeve, duke përfshirë këtu edhe substancat narkotike, të cilat në çdo vend të botës distribuohen vetëm nëpër spitale dhe janë nën kontroll rigoroz të institucioneve spitalore, ka thënë Krasniqi.
Më tej ai ka shtuar se e njëjta gjë është edhe për materialin për kirurgji, ku mungojnë penjtë kirurgjik.
Duke folur për reforma shëndetësore, Krasniqi ka thënë se edhe pse ministri ka premtuar se do të bëhet një reformë ligjore edhe pas dy vitesh kjo nuk ka dhënë asnjë rezultat praktik. Sipas tij miratimi i Ligjit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, pa Ligjin për Sigurime Shëndetësore dhe pa sistemin informativ shëndetësor, e bënë këtë ligj të pazbatueshëm në praktikë.
Ky ligj është kontestuar edhe nga Sindikata për Shëndetësi dhe tash gjendet i pezulluar në Gjykatën Kushtetuese.
Ai ka folur edhe për drejtorët e klinikave që janë ushtrues detyre, e sipas tij kjo po shkakton probleme.
Drejtorët e Klinikave të QKUK-së dhe jo vetëm këtu, por edhe në disa spitale tjera janë ushtrues detyre dhe një gjendje e tillë po reflektohet keq shumë në çështjen e menaxhimit. Kjo ka konsekuencat e veta, se bëhet një menaxhim joracional. Keni dëgjuar dhe keni raportuar që njësoj trajtohen rastet emergjente dhe ato operacionet plastike të gjirit, ka theksuar ai.
Krasniqi po ashtu ka thënë se një problem tjetër është numri i madh i specializantëve të cilët janë të papunë.











dini10.03.2013/19:59
Apo ju namin e keni bere kur jeni kane ne pushtet me Alush pisin pus ju e bunar keta e mjer populli e lum familja qe ju ka