• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vetëvendosje: 18 zyrtarë të lartë të PDK-së, probleme me ligjin

Publikuar: 10.03.2013 - 13:58

Prishtinë, 10 mars - Sot aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! organizuan një aksion simbolik në sheshin Nëna Terezë, ku paraqitën listën e zyrtarëve të partisë në pushtet të cilët janë të akuzuar, në arrati dhe nën hetime.

Në një komunikatë të vetëvendosjes thuhet se “nga një kërkim krejt modest që kemi bërë në Lëvizjen Vetëvendosje! na dolën 18 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë pasur probleme me ligjin. Tetë prej tyre janë kryetarë komunash, disa të dënuar e pastaj të falur, të arratisur, por shumica prej tyre nën hetime. Sigurisht, në situatën ku shteti është kapur nga krimi, dënohen vetëm rastet më banale dhe që nuk e rrezikojnë piramidën.

Këta pushtetarë aty ku nuk kanë privatizuar ndërmarrjet, kanë grabitur e përvetësuar jashtëligjshëm pronën publike. Aty ku nuk kanë përvetësuar pronë, kanë vjedhur buxhetin, pra taksat e qytetarëve përmes tenderëve shumë milionësh, thuhet në komunikatë.

Rezistenca e dikurshme konsiderohet si investim prej nga do të vijnë përfitimet e sotme. Sakrifica e djeshme është bërë justifikimi i shtypjes së sotme. Në emër të luftës çlirimtare, shumë nga zyrtarët e PDK-së janë shndërruar në okupatorë kriminalë.

Kjo rrjetë kriminale që mban emrin PDK ka shtrirë ndikimin e saj edhe në sistemin gjyqësor. Është iluzore të presësh rezultate prej njësisë Task Force të iniciuar nga vetë kreu i kësaj Qeverie tashmë të inkriminuar. Ata nuk do ta gjykojnë vetveten.  Drejtësia ligjore nuk mund të vendoset pa u vendosur drejtësia politike. Gjykimi popullor që dënon sistemin që e ka vendosur mekanizmin korruptiv, është hapje e rrugës për drejtësinë ligjore që heton secilin krim një nga një, përfundon komunikata.  

Komente (8)

niku11.03.2013/08:36

Brovo jeni shum te fort dhe guximtar vetem me ju do ecim perpara.

agim krasniqi11.03.2013/08:22

18 edhe pak jan kta a po e shihni ku e kan prue kosoven,vetem aj qe nuk sheh dhe nuk logjikon nuk e din.

Nezir Ferati10.03.2013/22:26

Vetevendosje po harron se edhe lideri i tyre eshte I DENUAR,e poashtu edhe disa anetare te saj

sl10.03.2013/22:17

kur eshte ,prokuroria,gjygjsori dhe qeveria mafioze do te thote se shteti i kosoves eshte shtete mafioz qe do te thote se shkon drejte humneres pa kthim dhe mjerishte populli i mjre veshtire se do te shpetoj, dhe do te duhen qe shum gjenerata te sakrifikohen qe te arrijm bile edhe gjendjen e pas luftes 1999,sepse atehere po te ishte punuar vetem pak me mire ne sot bile sdo te kishim te pa pune,por mjerishte keta qeveritare perpos qe ata me familjet e tyre jan bere milioner per 56 vite popullin e kan katandisur si mos me keq dhe se ato shpresat e shumta te pas lufte kan mbetur vetem endrra te lumtura.

Aurora10.03.2013/21:57

amerika gjithe e ka dashte qata qe e ka votu populli.. keshtu qe, me ardh vv ne pushtet e perkrah amerika, me mbete ne opozite nuk e perkrah.. qikaq e thjeshte eshte. Edhe po me pelqen qyky aktivitet

emri10.03.2013/21:16

Palidhje. . . , o njerez kta vetevendosje spi don amerika qka po doni ma shum me dit per ta . amerika si don njerez qe jon te lidht me bandat ruse ose qe dojn mu bo mat fort se amerikan dhe kjo.

femka10.03.2013/20:00

Pajtohem plotesisht. Vertet eshte mbushur kupa

zürich10.03.2013/19:53

Athua edhe sa do te zgat kjo pun kshtu pushtetaret milionera e qytetaret jan nfukarrullak ku nuk vlen mu midisi po veq miliora e fukara.po ishalla vjen naj ndryshym e popllit ton i del gjumi qi ska patriota kur ta zgedhin partin si ne vende si zvicrra.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell