Grupi i Qytetarëve kërkon shkarkim të menaxhmentit të KEK-ut

Artikujt tjerė
- Shtatë masat urgjente për Luginën
- Biznesmenët dhe mjekët shqiptarë bëhen me çati të tyre në Zvicër
- Ministri Hoxhaj udhëtoi për në Afrikë
- Kosovarët me vizën Schengen mund të hyjnë në Kroaci
- Dykuptimësia e Asociacionit të komunave serbe
- Hoxhaj: Serbia po e pranon realitetin politik të Kosovës së pavarur
- Gratë e dhunuara, të lëna pas dore
- LDK: Qeveria e ka degraduar shëndetësinë
- Arbitrazhi më efikas se gjykatat
- Shefi vendos edhe për Prizrenin
Prishtinë, 10 mars - Grupi i Qytetarëve të Organizuar, të cilët po protestojnë kundër KEK-ut, për siç thonë ata fryrjen e faturave të energjisë elektrike për muajin janar, shprehen se fajtorët për këto hajni gjenden në majat e hierarkisë së KEK-ut dhe institucioneve të tjera relevante. Ata kërkojnë shkarkimin zinxhiror të menaxhmentit qendror, hetimin nga prokuroria dhe futjen në burg të fajtorëve.
Ditëve të fundit janë raportuar nëpër medie ankesa nga një numër i madh i qytetarëve të cilët ankohen për faturat e reja të fryra të muajit shkurt. Në anën tjetër, zyrtarë të KEK-ut po i quajnë normale vjedhjet dhe rritjen e faturave duke tentuar ta maskojnë vjedhjen me gabimin. Ne ia bëjmë me dije KEK-ut dhe të gjitha institucioneve relevante për çështje të energjisë se vjedhja nëpër tërë territorin e Kosovës nuk mund të jetë lëshim dhe se faturat e ardhura kudo me fryrje dhe asnjëherë me zvogëlime vlerash tregon për vjedhje me paramendim dhe kurrsesi për gabime a lëshime punëtorësh, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar.
Sipas tyre protestuesit në protestën e fundit e kanë kundërshtuar ashpër përjashtimin e punëtorëve nga puna dhe masat tjera të marra ndaj tyre, duke shprehur sigurinë e tyre që fajtorët janë në majat e hierarkisë së KEK-ut dhe institucioneve të tjera relevante.
Ne kërkojmë shkarkimin zinxhiror të menaxhmentit qendror, hetimin nga prokuroria dhe futjen në burg të fajtorëve, me një fjalë ne kërkojmë sundim të drejtësisë dhe funksionim të institucioneve për të cilat ne qytetarët e Republikës së Kosovës paguajmë taksa. Por, para të gjithë këtyre ne kërkojmë ndalimin e shkyçjeve pa u sqaruar krejt situata e krijuar pas hajnisë së KEK-ut e cila po vazhdon sipas dijenisë sonë për dy muaj rresht, ndërkaq dyshimet për hajni të tilla gjatë muajve të tjerë do të duheshin vërtetuar pas hetimeve të thella që institucionet përgjegjëse nuk po i bëjnë, thuhet në komunikatë.
Ata bëjnë të ditur se Grupi i Qytetarëve të Organizuar është në konsultim me të gjitha organizatat joqeveritare dhe grupe të ndryshme shoqërore për organizimin e një protesteje masive gjatë javës që po vjen, në të cilën do të protestohet kundër hajnisë dhe kundër mosfunksionimit të institucioneve.
Sipas tyre Grupi i Qytetarëve të Organizuar deri tani ka fituar përkrahjen e shumë organizatave dhe asociacioneve të tyre.
Ata ftojnë të gjitha organizatat dhe organizimet që ende sjanë bashkuar në thirrjen e përbashkët që tiu bashkohen në thirrjen e ardhshme për një protestë masive kundër hajnisë dhe kundër mosfunksionimit të institucioneve përgjegjëse për luftimin e saj.
Grupi i Qytetarëve të Organizuar thotë se deri tash u janë bashkuar dhjetëra organizata të shoqërisë civile.
Organizatat e bashkuara deri tash në Grupin e Qytetarëve të Organizuar:
Iniciativa për Progres, Alter Habitus, Dokufest, KIPRED, EC Ma Ndryshe, Qendra për Art Bashkëkohor Stacion, Community Building Mitrovica, Instituti Demokratik i Kosovës, Syri i Vizionit, Klubi për Politikë të Jashtme, Iniciativa Kosovare për Stabilitet, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, D4D - Demokraci për Zhvillim, Center for Research, Documentation and Publication


banushi10.03.2013/20:02
Me i qite nga puna kryesine tanaj qka bajne ata jesin te pa pune ju tybe nuk jini ne veti bile bile jesin pa i mare ajfonat qe iau ka ble KAKA me para te shoqnise Kosovare qe nje ajfon nuk kushton hiq ma pak se 500 euro. O per 2 miljon shiptar te Kosoves, Evropes i duhen 6 miljon xhanar per me i rue se qka po viedhin e gjith kto para nuk i ka Evropa e po jet me u kthye Shkau e tanaj shiptart bahen te urte e nuk VIEDHIN MA. Une e kam kuptue se Shteti eshte shtepia ime e shpine e vet nieri nuk e vjedh. Po Shiptarte po e VIDHSHIN edhe spo vetshin bile.

femka10.03.2013/19:52
KEK qe nga qlirimi e kendej eshte korporate kusaresh. Sa e sa qytetare e dijne qe jane vjedhur nga keta kusare por nuk reagojne se nuk besojne ne drejtesi. Sepse edhe qeveria eshte e njejte si KEK...

agron10.03.2013/14:03
Ku ka ne bote more bllok tarif prej200kw mandej prap per 400kw dhe prap per 600kw,si te thuhet ndryshe perveq se hanji klasike.






baco11.03.2013/04:42
Kek 2 here po vjedh e para me cmim e dyta me cilesi te ulte te rrymes ne shume vende rryma nuk kalon 180 voltshin.