EULEX-i në aksion për kapjen e bombahedhësve në veri

Artikujt tjerė
- Ministri Hoxhaj udhëtoi për në Afrikë
- Kosovarët me vizën Schengen mund të hyjnë në Kroaci
- Dykuptimësia e Asociacionit të komunave serbe
- Hoxhaj: Serbia po e pranon realitetin politik të Kosovës së pavarur
- Gratë e dhunuara, të lëna pas dore
- LDK: Qeveria e ka degraduar shëndetësinë
- Arbitrazhi më efikas se gjykatat
- Shefi vendos edhe për Prizrenin
- Vetëvendosje: 18 zyrtarë të lartë të PDK-së, probleme me ligjin
- Grupi i Qytetarëve kërkon shkarkim të menaxhmentit të KEK-ut
Beograd, 10 mars - Shefi i ri i EULEX-it, Bernd Borchardt u ka bërë thirrje qytetarëve të veriut të Mitrovicës që të bashkëpunojnë me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës në zbulimin e autorëve të sulmeve të shumta me bomba në veri të Kosovës, ku popullata serbe përbën shumicën. Ai gjithashtu ka thënë se të gjitha barrikadat në veri duhet të hiqen.
Borchardt ka thënë se EULEX- dhe Policia e Kosovës kanë shtuar dukshëm praninë policore në veri, sidomos në veri të Mitrovicës, ku sulmet me bomba janë më të shpeshta.
"Çdo natë, bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, aplikojmë kontrollin e automjeteve të caktuara dhe hetojmë individë të ndryshëm. Gjithashtu ofrojmë përkrahje dhe bashkëpunojmë me policinë në hetimet që janë duke u zhvilluar", ka thënë Borchardt, në një intervistë për agjencinë Beta, transmeton telegrafi.
Sipas tij, qytetarëve në veri të Kosovës u janë shpërndarë fletushka si dhe janë bërë njoftime përmes medieve se roli i EULEX-it në zgjidhjen e problemeve në veri do të shtohet dukshëm.
"Asnjë shërbim policor nuk mund të jetë efikas pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tërë shoqërisë. Përmes këtyre fletushkave dhe njoftimeve përmes medieve dëshirojmë të inkurajojmë banorët që të na informojnë në qoftë se kanë çfarëdo informacionesh lidhur me shpërthimet. Ne duam ti gjejmë kryerësit e këtyre akteve", ka thënë Borchardt.
Shefi i EULEX-it gjithashtu ka thënë se nuk është i kënaqur me lirinë e lëvizjes së misionit EULEX në veri të Kosovës.
"Të gjitha barrikadat duhet të zhduken, sepse kjo nuk është një gjë normale, ka thënë ai.


besi10.03.2013/13:50
jo tash po per siguri te serbeve po a per shqiptare jo nuk i keni kerkuare as arrestuare ..tash qe po i ipet status special po .europe tradhtare ..okb .aleate e serbeve .

Emine Doda10.03.2013/13:08
Aksion po edhe me i kap nuk do ti denojne si gjithhere.









Vesel Bardhi10.03.2013/14:42
Po Eulexi. nuk po mundet me sigurue vet veten, e lere me Qytetaret!!!!!!!!!