• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Amnisti për kriminelët e veriut

Publikuar: 10.03.2013 - 08:25

Prishtinë, 10 mars – Zyrtarë të lartë shtetërorë, duke përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, disa herë i kanë bërë përgjegjëse strukturat ilegale serbe të veriut të Kosovës për veprime që i kanë kualifikuar si “kriminale”, e madje edhe “terroriste”. Kosova do t’i amnistojë autorët e veprimeve të tilla.

Burime të Kohës Ditore të përfshira në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku vendet përfaqësohen në nivel kryeministrash, kanë treguar të shtunën se kryeministri Thaçi është pajtuar të shpallë amnisti për ata pjesëtarë të kësaj pjese të vendit të banuar me serbë, e të cilët vazhdojnë të jenë të angazhuar aktivisht kundër rendit kushtetues të Kosovës. Të tillët janë të grupuar në së paku katër formacione të armatosura të Serbisë, dhe në një numër të madh të grupeve kriminale e vandaliste. Autoritetet shtetërore kanë zbuluar identitetin e të gjithë të rekrutuarve, duke përfshirë edhe hierarkinë dhe lokacionet ku janë të përqendruar.

Sipas burimit të gazetës, gjatë zhvillimit të raundit të pestë dhe të gjashtë të dialogut me Serbinë, delegacioni i Kosovës ka prezantuar në Bruksel listën e pjesëtarëve të strukturave serbe që ilegalisht veprojnë në veri. Kjo, vetëm për t’ia dëshmuar baroneshës Catherine Ashton, prezencën e tyre.



(Më gjerësisht rreth përfitimeve të sulmuesve të rendit kushtetues të Kosovës nga dialogu në Bruksel, lexoni sot në gazetën Koha Ditore)

Komente (14)

femka11.03.2013/09:09

" Ujku ujkun nuk e han" thote populli.
Thaqi dhe B.Rexhepi duke qene kategoria e njejte me ata te veriut sigurisht qe angazhohen per amnistimin e rangut te vet.

lali10.03.2013/21:12

amnesti me vra dikon amnesti me vjedh amnesti me djeg amnesti me masakru amnesti me vjedh nplici per krejt amnesti po veq poplli i pa fajshem ni jer me dasht me dal me prostetu aty ska amnesti o kuku per neve qfari kryje mafijozet po na ullheqin nqof ne pozit po edhe kta te opozites qasi m*** jon veq mos ti jipet rasti se ma zi na bojn

ushtari10.03.2013/19:18

Me shkije nuk ka marrveshje

feriti10.03.2013/13:48

...amnesti per gjithe kriminelet...te veriut dhe te jugut, te lindjes dhe perendimit, shqiptar dhe serb...vec perpara... tani me nuk po dihet se kush eshte kriminel e kush viktime...nuk po dihet se kush luftoi dhe ra duke e mbrojtur pragun e deres dhe kush luftoi per te zaptuar teritore shqiptare andaj hugjum, amnesti per te gjithe

Mendimtar10.03.2013/13:47

E dini te gjithe kierarkine dhe personat perberes te krimit dhe nuk guxoni ti arrestoni? Po ky nuk eshte shtet o vella ...

shala e balgores 10.03.2013/12:56

thaqi munet me ja u fal por ne kurr po qe se na epet rasti ta shohim qysh i amnistojn ne ata se nuk i ka prek ata qeverin ne zemer.

Pashtriku10.03.2013/12:24

Bajram rexhepi tek da fliste para do dite ne parlament per ... sesit e policit Zyberi, e kualifikonte kete te fundit si hero dhe e riperyeriste kete lavd disa here ne fjalimin e tij. Tash, po ky person flet per amnistimin e ... sesve, shplos qarte cinizmin e tij dhe me kete pene te kupton qe dergimi i pjestareve te njesise elite te policise ke 25 korrik ka qene vetem manover per interesa te bandes.Ky popull duhet ta kuptoj perfundimisht dyftyresine e ketyre hajnave, te cilet kane ne qene ne bashkepunim te ngushte me kriminelat cetnike duke e injoru keshtu popullin e vet. Me kete amnisti, banda e hajnave qeveritare tenton ti mbuloj gjurmet e krimit.

shaljani nga mitrovica10.03.2013/12:16

po thaqi i amniston qetniket dhe besa ju jep detyra ne polici por most harron thaqi se aj pesonalisht nuk ka humber asnji antar te familjes as gjat luftes as pas lute por duhet ta din se ato familje qe jon masakrrue ne mitrovic gjat luftes dhe pas lufte me siguri se nuk dot pajtohen por dot hakmerren edhe pas 100vitesh.

Xhevdeti10.03.2013/11:56

Duhet ti amnistoni edhe te gjith te burgosurit ne burgun e Dubraves,pasi qe i amnistuat kriminelet ne Veri te Kosoves.Cdo kund denohen kriminelet dhe terrorristet si keta te Serbise

Dina10.03.2013/11:46

Athu qeverija e serbise kur do ta ben amnistine e Kryeministrit te qeverise se Kosoves kur dihet se me kohe eshte i kerkuar nga kushtetutshmerija serbe per gjoja krime ndaj njerezimit.

HOPA10.03.2013/11:11

Per ta nxen egersire duhet pregatit kurthen qe nuk te bene pershtypje por megjitheate duhet te ket efekt te mire.Ne anene tjeter kur nuk ke aftesi te i paraqes krimet e Serbis qe i ka bere Kosoves para BEse qe ti ipet kahja e duhur bisedimeve,atehere BE gjene kompromiset qe nuk na pelqejne.Amnestoe dikend qe nuk te njef as prej verut as prej jugut nuk e dije qfare kuptimi ka?Popull zgjedhjet jane te domosdosme per president dhe kuvend se sumica e kesaje garniture jane te pa berecet per Kosove

kameri10.03.2013/09:39

si duket strukturat e veriut i kan amnestu qeveritaret tone...!

Xhaviti10.03.2013/09:12

Ne daç amnistoi, ne daç mos i amnisto, ata atje jetojne te lire dhe bejne jete normale sikurse ne çdo shtet normal te botes. Mirepo, ai qe po pretendon ti amnistoje ata, mos te sheh endrra syçele, se gjoja edhe atje na qenka Kosove! Ndoshta ky duhet ti lus ata qe ta amnistojne kete, e ta lejojne te shkoje atje te pakten njehere, sa per ti verbuar shqiptaret edhe njehere se gjoja ajo pjese na qenka ende Kosove, e qe ne realitet nuk eshte qe nga 1999ta!

naseri10.03.2013/08:47

Po leht eshte ti amnistosh kriminelt kur nuk ndien dhimbje e keqardhje per te ghith ata qe i humben jetet e tyre ne Mitrovicen e pasluftes nga kta gjakpirsa.Tek e fundit ktu hala eshte duke u eksperimentu me popullin shqiptar e ne kurriz te viktimes e ky eshte ai Thaqi yne qe bile fatkeqsisht edhe voten ja kam dhan per nje udhehqje e nje perfaqsim te nje gjak shqiptari ku do te din me i rujt vlerat e me avansu interesat tona kombtare po e te forcohen themelet e ketij shteti te Pavarur e qe nganjeher bile edhe nuk duket as ne horizont so ... ni e shtet i pavarur sepse te vriten njerizt gjat dhe pas luftes edhe te amnistohen ata edhe pa nje kerkim falje bile para opinionit sepse une mendoj perveq disa pismismenav te larem nuk ka bir shqiptari qe do te ja falte serbise gjitha kto masakrime,gjenocide,dhunime e ... sje edhe te atyre te sapolindureve.Per ma teper sot te me ipet mundesia do tja kisha rras bomben atomike ne qender te beogradit e atehere kisha me jav fal serbise qetnike

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell