• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Zhbogar: Është koha për Evropë

Publikuar: 05.03.2013 - 22:28

Rahovec, 5 mars - Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar,ka përgëzuar kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin për fillimin e zbatimit të Ligjit për Hoçën e Madhe.“Mendoj se kjo është sjellje evropiane dhe koha për Evropë është pikërisht tani”, ka thënë Zhbogar.Ai tha se është i kënaqur që marrëdhëniet në Rahovec, janë shumë të mira, pavarësisht problemeve në të kaluarën.

Zbogar tha se BE-ja ka realizuar disa projekte, që janë vlerësuar pozitivisht nga njerëzit në Rahovec.

“Dëgjova kryetarin në lidhje me historinë e komunës, përfshirë edhe lidhjet mes njerëzve. Jam i kënaqur kur takoj liderë të cilët dinë dhe kanë vizion për komunën e tyre”, tha Zhbogar, raporton PrizrenPress.

Ai ka vizituar edhe fshatin Hoçë e Madhe, manastirin ortodoks në fshatin Zoqishtë, ndërsa një takim mjaft emocionues e ka pasur edhe me gratë e veja të Krushë së Madhe.

Në këtë takim Zhbogar ka mësuar për përjetimet e rënda të këtyre grave, si dhe i ka inkurajuar ato që të vazhdojnë të merren me përpunimin e perimeve, duke u zotuar se do të gjejë forma për të ndihmuar rritjen e kapaciteteve përpunuese të grave fermere në Krushë të Madhe.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar që të organizohet një minikonferencë e donatorëve në Rahovec, ku do të shtroheshin për diskutim të gjitha nevojat e qytetarëve të kësaj komune.

“Ne kemi shumë nevojë për mbështetje konkrete financiare, pasi që bujqit e vyeshëm të Rahovecit duhet të shfrytëzojnë maksimalisht kushtet klimatike e tokësore të kësaj ane”, tha Latifi.

Sipas tij, ndihmat e deritashme të Komisionit Evropian janë dëshmuar si shumë të suksesshme.

 

Komente (1)

SHqiponja06.03.2013/00:31

Qfar ... sie nuk shkon ne Mitrovic me i shiku e me i denu,bllokimet e rrugve qe sa vite po ne rahovec tek Hoqa e madhe,e shqipetarve vazhdone perpunimin e perimeve,qfar nenqmimi,nga nje komisioner i larte i EU.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu