• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Cliff: Veto Serbisë nëse nuk i njeh marrëveshjet

Publikuar: 05.03.2013 - 21:54

Prishtinë, 5 mars - Britania e Madhe, Gjermania e Holanda mund të përdorin veto kundër pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, nëse ajo nuk zbaton marrëveshjet e arritura me Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff në një intervistë për Rubikon. Britania e Madhe “kërcënon” me veto, nëse Serbia nuk i njeh marrëveshjet e nënshkruara mes kryeministrave.

I bindur në mbështetjen edhe të shteteve si Gjermania dhe Holanda që fuqimisht e përkrahin pavarësinë e Kosovës, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ian Cliff ka thënë për Rubikon se mund të vijë momenti që këto shtete të thonë  ‘jo, Serbia nuk e bëri atë që kërkohej dhe Serbia duhet të bëjë më shumë’.

Dhe sipas tij Serbisë duhet ti bëhet e qartë se edhe e marr datën për të filluar negociatat për anëtarësim, ka shumë çështje të tjera për të cilat ne mund t’ia tërheqim vërejtjen dhe të themi: ‘shikoni nuk jeni duke e realizuar atë që po kërkohet nga ju dhe nuk mund të ketë mbyllje të kapitujve deri tek zbatimi i plotë’

 Ian Cliff, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë,  ka deklaruar se

“ ka shumë çështje përgjatë këtij procesi të çështjes së datës për dhënien e statusit të kandidatit por ka edhe shumë çështje tjera që do të paraqiten dhe mendoj se shteti im do të jetë shumë i rreptë në atë që Serbia t’i realizojë obligimet e saj dhe natyrisht kjo vlen edhe për Kosovën po ashtu. “

Diplomati britanik thotë se nuk presin që Serbia në këtë fazë ta njohë formalisht pavarësinë e Kosovës.

Por sipas tij shpresonim që me kalimin e kohës do të bëhet e qartë se Serbia duhet ta pranojë shtetin e  Kosovës

Ian Cliff , tha se “Pa dyshim se do të ketë diçka, sepse tashmë gjatë flasim se Kosova është sui generis, e kjo po ashtu do të ishte sui generis për shtetet që duan të anëtarësohen në BE derisa nuk e njohin njërin prej fqinjëve të tyre. Natyrisht kjo është vetëm një lloj paralele sepse nuk duam të shkojmë tutje me këtë sikurse është çështja e Qipros. Natyrisht një prej mësimeve që i kemi marrë nga anëtarësimi i Qipros në BE pa integrimin e plotë të Turqisë është se nuk jemi të interesuar që të kemi anëtare në BE që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët. Por duhet të ketë njëfarë mirëkuptimi praktik lidhur me ‘modus vivendi’ mes Kosovës dhe Serbisë por a do të jetë njohje e plotë unë nuk mund ta them këtë duke qëndruar këtu”



E sa i përket Asociacionit të komunave Cliff ka thënë se nuk mendon se ai do të ketë fuqi ekzekutive, se atëhere më të vërtet do të tejkalohej paketa e Ahtisarit dhe do të krijohej një pushtet i tret në Kosovë.



 

Komente (1)

Cufa06.03.2013/12:33

Edhe praktikisht Britanija e madhe eshte inkuadrue ne qeshtjen e Kosoves dhe ndihma e saj ka ken e prekshme ne shume lamii ne Kosove.Tani miqve tane u mbetet qe te shfrytezoin autoritete e veta dhe qeshtjen per pavarsimin e plote,pra shkputjen nga serbija njeher e pergjithmon te kosoves ta kurorzojn me sukse.
POpulli shqiptar ka dhen maksimumin e vet per rahatin e popullit serb te kosoves, me te drejta me te medha se vete serbet e serbise.Populli shqiptar ka bere favorizimet te teperta per popullin serb,vetem e vetm te ndijen vedin te sigurt ne kosove.Por nje gje qe sdote kisha me u pajtuar kurr eshte dhenja e kompetencave ekzekutive shoqrorizimit te kumunave serbe ne kosove.Nuk e dojm nje serpska republike ne kosove qe dota bente politiken kosovare dhe shtetin e kosoves jo funkcional.Cdo psim duhet te jet mesim.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu