• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Nisi manifestimi “Epopeja e UÇK-së”

Publikuar: 05.03.2013 - 14:44

Prishtinë, 5 mars – Sot në Prishtinë në kazermën “Adem Jashari” ka filluar shënimi i Epopesë së UÇK-së. 

Fillimin e shënimit ë Epopesë së UÇK – së, pas intonimit të himnit të Kosovës dhe atij kombëtar, e bënë udhëheqësit më të lartë të vendit: kryetarja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi me ministrat Hajredin Kuçi e Agim Çeku.

Udhëheqësit e vendit me këtë rast vunë kurora pranë lapidarit për ushtarët e rënë të UÇK-së. Pastaj të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua kryeministri i vendit Hashim Thaçi.

15 vjet më parë, Adem Jashari dhe familja e tij u rrethuan nga forca të shumta policore serbe. Si pasojë, komandanti bashkë me 54 familjarë, përfshirë gra e fëmijë, mbetën të vrarë, tha ai.

Epopeja e UÇK-së është një organizim mbarëpopullor që zhvillohet nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës.

Të pranishmëve iu drejtua edhe komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, si dhe Rifat Jashari. Gjenerali Kadri Kastrati bëri publike edhe dekoratat me të cilat u stolisën disa nga eprorët e FSK-së.

Në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë u zhvillua një ceremoni ushtarake e FSK-së e shoqëruar me një program kulturor dhe artistik.

Më 6 mars do të bëhen homazhe pranë varrit të komandantit Jashari dhe varrezave të familjes së tij në kompleksin memorial në Prekaz të Skenderajt, si dhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë.

Më pas, në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet një akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri.

Në ditën e tretë, më 7 mars, duke filluar nga ora 18:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”, ku do të ndizen pishtarë dhe do të mbahet një program kulturor-artistik.

Komente (8)

adil06.03.2013/09:46

Shkelqyeshem. Ne kete menyr edhe serb305t me kenaqsi do te integrohen ne shoqrine kosovare dhe nuk ka nevoje qe Amerika te intervenoj ne veri. Vetem perpara me UÇKne, Senderbeun dhe flamurin e shqiperise spse edhe serbet i dashurojne pa mase si sibole te mulltietnicitet.

x05.03.2013/23:00

epopeja e UQKse pa UQK

bali05.03.2013/23:00

me i pas pas ment ish vesh kuq e zi

feha05.03.2013/22:40

oh ... e kete kryetare .faqezez

luli05.03.2013/19:45

me hashimin pa hashimin sban

Shota Galica05.03.2013/19:29

Presidentes tone bash po i ka hye edhe uniforma edhe partia e re qe tani veq te para po shkone bashg si shota e pare po shkone bile qysh po merr hez nga njehere po duket si done edhe hashimit me ja maren vendin e kryministrit se pak eshte veq presidente.veq kjo e qone vendin perpara se tjeter kush veshtir do ta kete.

tonik05.03.2013/19:02

pse nuk po festoni ne Mitrovice?

Naimi05.03.2013/15:35

Me apo pa Hashimin?

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu