• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

FOL: Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk po luftohen

Publikuar: 03.03.2013 - 19:25

Prishtinë, 3 mars - Korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të paraqesin kërcënimin kryesor për sundimin e ligjit në Kosovë, e po ashtu janë dy shtyllat kryesore që pengojnë procesin e shpejtë dhe të drejtë të liberalizimit të vizave. Këto konkludime janë paraqitur në një raport të publikuar të lëvizjes “Fol”, “Monitoruesi i Korrupsionit”, e që lidhet me aktivitetet e institucioneve përgjegjëse për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit për periudhën janar – dhjetor 2012, raporton KTV-ja. Në raport thuhet se korrupsioni është shtrirë në të gjitha fushat e sistemit qeverisës në Kosovë dhe kjo ka bërë që vendi të ketë ngecje në shumë fusha. Armend Mazreku, hulumtues në “Fol”, ka thënë se Qeveria e Kosovës përgjatë vitit të kaluar ka nxjerrë gjithsej 404 vendime, prej të cilave vetëm 5 sosh i dedikohen luftës kundër korrupsionit.  Sipas tij, në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës ka bërë vetëm shqyrtimin e Projektligjit për Kompetencat e Zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme