• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

“OJQ veriu” shqetëson shoqërinë civile

Publikuar: 03.03.2013 - 19:17

Prishtinë, 3 mars - Paralajmërimi për krijimin e Asociacionit të komunave serbe në veri paraqet shqetësim për shoqërinë civile. Sipas tyre, kjo ndarje e vendit përbrenda jo vetëm që po e bosnjëzon Kosovën, por po e kthen atë shumë më mbrapa, raporton KTV. Pjesëtarë të shoqërisë civile vlerësojnë se me këtë plan të Qeverisë së vendit do të bëhet çintegrimi jo vetëm i serbëve në veri, por edhe i atyre në jug.

Shpend Kursani, nga Instituti KIPRED, tha se Qeveria e Kosovës ka frikë nga hidhërimi ndërkombëtar, duke pranuar marrëveshje, derisa këto marrëveshje po e bëjnë shtetin jofunksional.

Edhe Ylli Hoxha, nga Klubi për Politikë të Jashtme, mendon se përshtypja e parë është se në veri po bëhet një autonomi. Sipas Hoxhës, pretendimi i paraqitjes së asociacionit si një OJQ është i paqëndrueshëm, pasi që, nëse është aq i thjeshtë, nuk ka nevojë për bisedime.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°C
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu