Gjysma e kryetarëve të komunave PDK-iste, probleme me ligjin

Artikujt tjerė
- Ka filluar raundi i gjashtë i dialogut Serbi-Kosovë
- Diplomat e marra në Kristal nuk i nostrifikon Kosova
- Weber: Një autonomi për veriu, që slë derë për shkëputje
- Për faturat 6 punëtorë u larguan e 106 morën vërejtje
- Isa porosit nga Malisheva: Asnjë asociacion me rol ekzekutiv
- Profesorët me dy kontrata vetëm deri në fund të vitit akademik
- Ish-dekani i Bujqësisë, uzurpator prej 13 vjetësh
- PDK-ja e AKR-ja ristartojnë koalicionin
- OJQ veriu shqetëson shoqërinë civile
- Gjysma e kryetarëve të komunave PDK-iste, probleme me ligjin
Prishtinë, 3 mars - Shtatë nga 14 kryetarët e komunave të udhëhequra nga PDK-ja janë të dënuar, të akuzuar dhe duke u hetuar për vepra kriminale dhe korrupsion. Në shtatë e ka çuar numrin kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili po ashtu vjen nga partia në pushtet, i akuzuar së fundmi nga EULEX-i për shpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV-ja. I dalë fitues nga zgjedhjet lokale të 2009-shit, Xhabir Zharku u bë një nga rastet më eklatante të ikjes nga drejtësia e një zyrtari publik, i cili është i dënuar me tre vjet burgim për veprat penale detyrim dhe armëmbajtje pa leje, por ai refuzon të vuajë dënimin e shqiptuar.
I ulur në bankën e të akuzuarve ka qenë edhe Bajrush Xhemajli pasi në një aksident komunikacioni kishte shkaktuar vdekjen e një personi. Xhemajli për më shumë se një vit i ka rezistuar vuajtjes së dënimit. Pas disa ankesave, Gjykata Kushtetuese vendosi që rasti të kthehet në rigjykim. Por hiç më mirë punët më organet e drejtësisë nuk i ka pasur dhe nuk i ka as Nexhmedin Arifi, kryetari i Vitisë, që po ashtu është nga radhët e PDK-së. Aktakuzës nuk i ka shpëtuar as i forti i PDK-së, Sami Lushtaku. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Lushtakut dhe pronarit të ish-të përditshmes Infopress, Rexhep Hoti, pasi dyshohet të kenë kryer vepra penale. Zyrtari tjetër i Partisë Demokratike nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare është kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa. Por fat të njëjtë sikurse edhe gjashtë kryetarët e tjerë të PDK-së ka edhe kryetari i Drenasit, po ashtu nga PDK-ja, Nexhat Demaku, kundër të cilit ka nisur një proces gjyqësor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare në bashkëkryerje me dy zyrtarë të tjerë komunalë.


luli04.03.2013/08:30
Me siguri e kan gabim.Anetaret e PDKse nuk gabojn por u a kan inati tjeret.PS.Ky postim i referohet dates se 1 Prillit.

dreniskandinavi03.03.2013/23:33
Nder shtetet ma te vogla ne bot,por me numer ma te madh ne bot qe udheheqen komunat nga kriminelet.Kosova gjithnji syigeneris.

Ferizaj03.03.2013/19:54
Krenohu me Pdkén . Thaqi tha jam Gardian i Shqiptareve pér Hajni

agimi03.03.2013/19:26
Ska liberalizim te Vizave pa astrimin e shpis nga BELLOGU Thaqi kot shet rrena ka problem ne Bruksel po ka problem ne Kosove me kta HORRRA












Bleri04.03.2013/10:52
Kta e kontrollojn gjygjsin e prokurorin se krejt kishin me pas problem me drjetesin