• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

“Kosova Petrol” operon pa licencë dhe në tokë të huaj

Publikuar: 03.03.2013 - 08:52

Prishtinë, 3 mars - Agjencia Kosovare e Privatizimit e heshti plot 12 vjet çështjen e pronave që kontrollohen nga biznesmeni Bedri Selmani e që dikur ato u takonin ndërmarrjeve shoqërore “Jugopetrol” dhe “Beopetrol”. Pikat e karburantit të këtyre ndërmarrjeve, në bazë të dokumenteve që i posedon Koha Ditore, në vitin 2000 kanë kaluar nën menaxhim të biznesmenit Bedri Selmani, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Në marrëveshjen e atëhershme të lidhur me UNMIK-un, Bedri Selmani pranoi të paguante qiranë prej 70 mijë markave gjermane në muaj për shfrytëzimin e 61 pikave për tregtimin e karburanteve, qira të cilën e pagoi vetëm deri në fund të vitit 2001. Në bazë të kësaj marrëveshjeje ai e licencoi biznesin në Ministrinë e Tregtisë, në kohën kur ministër ishte Ali Jakupi. E njëjta marrëveshje Selmanit i hyri në punë edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kohë kjo kur të gjitha vendimet dhe marrëveshjet e caktuara nga UNMIK-u u shfuqizuan. Selmani e licencoi biznesin e tij në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, në periudhën edhe kur ministër i saj ishte Bujar Dugolli, përderisa me të njëjtën licencë u pajis edhe në kohën kur ministër i MTI-së ishte Lutfi Zharku.

“Kosova Petrol” tanimë operon jashtëligjshëm, meqë në Ministrinë e Tregtisë që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila nuk ia kanë vazhduar licencën e operimit për shumicën e pikave të shitjes së karburanteve.



(Më gjerësisht për biznesin e  jashtëligjshëm i ish-deputetit të PDK-së që vazhdon të funksionojë i papenguar nga pushteti, sot në Koha Ditore)

Komente (6)

kafkan03.03.2013/13:56

kjo pomp ashte ndertu ne kohen e aak kur ka qen ne pushtet

drini i bardhe03.03.2013/13:12

kosova petrol SHIK te gjitha te ardhurat ne qeeverin thaqi me bashkepunetore.......

gjergji03.03.2013/13:06

E KY FLAMURI I KOSOVS VETEM KET PUN ESHTE PER POMPA BENZINI SE SI KA HIJE TE JET NE INSTUTICION SHTETROR

Musa03.03.2013/11:45

Sa i perket simbolit Emblemi kjo e ka pas ket simbol pae pasur shteti i kosoves hiq,a sa i perket kosovapetrolit kjo osht kompani e komandantave te pdk s dhe sa te ka pushtetin kjo qeveri kjo gjithmon ka me funksionue keshtu pa problem.edhe sa per paga kjo osht e verrtet puntoret nuk marin paga 3 muj ne ket kompani.plus keqtrajtohen nga shefat e tyre dhe femijet e tyre,

Emblemi03.03.2013/09:34

Simbolet shteterore guxojn te perdoren vetem nga institucionen shteterore...kjo "tankshtelle" pike ... buranti duket nga simbolet sikur te ushte kryeministri.

robert xani03.03.2013/09:29

Doni te thoni qe pronar i te gjithave pikave te kosova petrol eshte Kadri Vesli e ky eshte argat i tij bedri selmani po kqyre ne qfare gjendje jane qe 3 muaj paga nuk kane mar asnje puntor vetem nje person qe eshte nga fshati Ternafc i komunes se skenderajit ai i ka mar 500 euro edhe ate e ka mar pazarin ditor se dy muaj nuk ka mar rroge dhe eshte suspenduar nga puna.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu