• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Zv/kryeministri Petroviq në delegacionin e Kosovës të hënën në Bruksel

Publikuar: 03.03.2013 - 08:47

Beograd, 3 mars - Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Slobodan Petroviq, ka konfirmuar se do të jetë anëtarë i delegacionit të Prishtinës me rastin e bisedimeve me përfaqësuesit e beogradit, që të hënën do të mbahen në Bruksel.

Petroviq të shtunën në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, në gjuhën serbokroate, ka deklaruar pjesëmarrjen në Bruksel dhe ka theksuar se së shpejti me përfaqësuesit e pushtetit të Serbisë do të bisedojë edhe në Beograd.

Në këtë raund do ta shoqërojë kryeministrin e Kosovës. Tema do të jetë veriu i Kosovës, përkatësisht përcaktimi i kompetencave të institucioneve kosovare në veri të Kosovës, ka thënë Petroviq.

Në konstatimin se ky është rasti i parë i që në delegacionin kosovar të jetë dhe një serb nga institucionet e Kosovës, Petroviq tha se është e njohur se përfaqësuesit serbë në pushtetin e Kosovës fuqimisht kanë mbështetur fillimin e procesit të dialogut, dhe “edhe më fuqimisht kanë përkrahur rrjedhën e tij”.

Roli jonë është shumë i rëndësishëm dhe  në mënyrë të ndryshme  kemi qenë pjesëmarrës të këtij procesi, kurse tani për herë të parë  jemi drejtpërdrejt të kyq    ur në këtë proces, dhe kjo është shumë e rëndësishme para se gjithash për bashkësinë serbe, por gjithashtu edhe për këtë proces. Gjithashtu më e rëndësishmja është që këto marrëveshje të implementohen në terren, ka thënë Petroviq në këtë intervistë, transmeton gazeta serbe “Blic”.

Në pyetjen se a do të takohet së shpejti  me zyrtarë të Serbisë diku jashtë Brukselit, Pteroviq u përgjigj se po punohet në realizimin e këtij takimi dhe se nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të ndodhë, por është e sigurt se do të ndodhë shpejt.

Është fakt se jam takuar me shumë funksionarë dhe politikanë nga Serbia, por ato kanë qenë takime joformale. Jam i informuar se në organizimin e këtij takimi zyrtar në Beograd po punojnë partnerët tanë në Bruksel dhe jam i vetëdijshëm se nuk është e domosdoshme ndonjë urgjencë për një takim të këtillë, porse mendojë se ky takim është më se i domosdoshëm, tha ai.

Komente (6)

smajli03.03.2013/13:33

He morre Muharrem Blakaj mir e ki then por qka me ber se trimat na i kan mbyt e tash kan mbet vetem keta se na shesin per nje ore dore me ja dhuru djalit, per ata edhe na i kan ... trimat me ber vet se qka dojn me u pasuru vet mafia ! Mir por shifet se kush e ka ne dor shtetin Maffia

musa03.03.2013/13:20

ky far kryeministi i kosoves ka pas premtue fill pas lufte se qizme e shkaut ne kosov ma nuk do te shkel mirpo e ka bae te kunderten ato qizmet i mbathi pere vete shkijet i bani zavendsa te vet dhe kosoven deri ne fyt me korrupcion

nexhmedini03.03.2013/11:40

jo ky fare por eshte luftari i drenices e ti nashta nuk po dojshe me dite se drenica ka dhe ka pase luftare gjithmone dhe luftetaret nga drenica adem jashari me shkoe e shporren pergjithmone serbine nga kosova e ti duhete te ju thojshe lavdi e jo te foledh

shaljani nga mitrovica 03.03.2013/10:52

mier kish me qen ateher edhe nji perfaqsues nga lugina e presheves te merte pies ne bisedimet ne bruksel nese evropa ... po tregohet demokrat ne kto bisedime e jo anashkalimin e asaj piese te banuer me shqiptar kty duhet me isistue hashim beja .

doktori03.03.2013/10:45

Suksesƫ dhe arritje e madhe e popullitƫ timƫ tani kemi tƫ klonuarinƫ A SHUKRIA. po e ruajmƫ vazhdimsinƫ e klasesƫ politike.

m.blakaj03.03.2013/10:00

Ky farë ishë luftari i drenicës qe premtoi shumë e na solli vetëm korupsion.Premtoi se do kërkon falje Beogradi nji ditë dhe do turpërohet për te bemat. Jo qe ende s'kerkoi asëkushë falje dhe as zavendësi i tij serbë por u ba mikë me te dhe tashë do ta merë me vete ne Brukxelles qe ti ja regullonë marëdhanjet Kosovës me Serbinë...
"LUMJA DRENICA DHE KOSOVA PËR KRYEMINISTRIN QE KA"...

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu