Kosova nuk pret marrëveshje në takimin e së hënës

Artikujt tjerė
- Pë faturat 6 punëtorë u larguan e 106 morën vërejtje
- Isa porosit nga Malisheva: Asnjë asociacion me rol ekzekutiv
- Sot raundi i gjashtë, pak gjasë për ndonjë marrëveshje
- Profesorët me dy kontrata vetëm deri në fund të vitit akademik
- Ish-dekani i Bujqësisë, uzurpator prej 13 vjetësh
- PDK-ja e AKR-ja ristartojnë koalicionin
- OJQ veriu shqetëson shoqërinë civile
- Gjysma e kryetarëve të komunave PDK-iste, probleme me ligjin
- Rumania drejt njohjes së Kosovës
- Të rinjtë kosovarë, të zhgënjyer nga pritjet
Prishtinë, 3 mars Autoritetet e Kosovës nuk presin që të arrihet marrëveshja për mekanizmin ombrellë të komunave me shumicë serbe, në takimin me autoritetet e Beogradit zyrtar që do të zhvillohet të hënën në Bruksel. Kjo, shkaku i dallimeve të mëdha të të dyja palëve rreth kompetencave që duhet të ketë ky mekanizëm.
Në takimin paraprak delegacioni i Kosovës ka ofruar mundësinë që komunat serbe të organizohen në një asociacion, mundësi që parashihet me ligj dhe me Pakon e presidentit Martti Ahtisaari, dhe i cili nuk do të kishte rol as ekzekutiv dhe as ligjvënës. Po kështu, nuk do të mund të ishte zëvendësim për kuvendet komunale dhe përgjegjësitë e komunave nuk do të mund të barteshin te ky mekanizëm. Pra, nuk do të përbënte një nivel të tretë të pushtetit në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Serbia, ndërkaq, ka kërkuar që mekanizmi që do të quhej bashkësi komunash, do të duhej të kishte kompetenca të rëndësishme, që praktikisht të mundësonte vetëqeverisjen e serbëve të Kosovës. Ky institucion, i zgjedhur nga komunat, do të kishte ingirenca në gjyqësi, në polici, në dogana, në arsimin sipëror, në shëndetësinë sekondare dhe në disa fusha të tjera. Këshilli do të kishte edhe kompetencën e emërimeve.
Sipas një zyrtari të lartë, i përfshirë në ekipin negociues të Kosovës, dallimet janë aq të mëdha sa tashmë dihet se marrëveshje nuk do të ketë.
( Tekstin e plotë rreth qëndrime të largëta për mekanizmin ombrellë të komunave me shumicë serbe ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, lexoni sot në Koha Ditore)


Lece03.03.2013/12:36
Me serbine eshte dashte te bisedojne njerzit qe e njofin serbine si psh azem vllasi, kaqusha jashari , mark krasniqi etj. e jo njrzit pas luftes qe nuk e njohin Serbine fare dhe nuk jane te shkolluar sa duhet.

Mendimtar03.03.2013/12:16
Te lumte 'Fatmiri'! Atyre po i ngutet me shume qe ta fitojne daten e negociatave e neve pastaj te na bejne si Greqia Turqise.

Pashtriku03.03.2013/11:56
Politika pacifiste e ka shendrruar kriminelin ne gjyqetar. Mjeshteria e cetnikeve per t'ia ndrruar kahjen ceshtjeve pa kursyer asnje mjet, po tregohet edhe kesaj radhe e efektshme.

labinoti03.03.2013/10:39
me serrbi ska bisedime ps serrbia thet mir neser kthehet thet jo ku ska mujit rugov me dialog nuk munet kerkush me bind me dialog serrbin serrbia edon forcen

Bucki03.03.2013/10:29
Per te gjitha keto le te votohet ne mbar Kosoven,se qetniket nese i marrin kto kerkesa atehere le te formohet nji Vatikan ortodox ne Kosov.Kufiri le te ruhet nga KFORI,aksion per largimin e armeve ne mbar Kosovennga civilet,arrestime te shumta ne mbar Kosoven e ma se shumti ne veri.Se serbet dhe nji pjes e shqiptarve veq tuten ne hak e kan.Ne veri ju konvenon kjo situat se nuk ka ligj qe funksionontatime jo,rrymrn jo,ujin jo e pse te rregullohet situata.

Fatmiri03.03.2013/08:43
Po ska marrveshje me Qetnik jo.
Pa i la niher te gjitha KRIMET DHE BORGJET
QE I KENI BE QE PREJ SE KENI ARDHE NE Ballkan e deri ne vitin 2ooo.








shefqeti03.03.2013/13:39
po kush usht ka na vet neve o shqiptar as thaq as ramush as is asnje shqiptar se vet kush vetet kush e ka fitu luften AMERIKA o njerz po kur doni mu msu sa her ka than serbija na nuk e njohim kosoven kurr don me than mas 100 vjetve ka drejt apet met marr sat te humb amerika pushtetin ne bot apet ka me marr kosoven se perhajr sta ka ba veq bashkimi me shqiprin e mbron kosoven se ateher ka luf me shqiprin e me gjith shqiptart