Jahjaga: Të gjithë kemi përgjegjësi të ndihmojmë njëri-tjetrin

Artikujt tjerė
- Pë faturat 6 punëtorë u larguan e 106 morën vërejtje
- Isa porosit nga Malisheva: Asnjë asociacion me rol ekzekutiv
- Sot raundi i gjashtë, pak gjasë për ndonjë marrëveshje
- Profesorët me dy kontrata vetëm deri në fund të vitit akademik
- Ish-dekani i Bujqësisë, uzurpator prej 13 vjetësh
- PDK-ja e AKR-ja ristartojnë koalicionin
- OJQ veriu shqetëson shoqërinë civile
- Gjysma e kryetarëve të komunave PDK-iste, probleme me ligjin
- Rumania drejt njohjes së Kosovës
- Të rinjtë kosovarë, të zhgënjyer nga pritjet
Prishtinë, 2 mars Në koncertin e bamirësisë të mbajtur sonte në Prishtinë dhe të organizuar nën patronatin e presidentes Jahjaga dhe komandantit të KFOR-it, gjeneral Volker-Halbauer, presidentja e Kosovës tha se jemi mbledhur në këtë koncert bamirësie, pasi besojmë që nëpërmjet bujarisë tonë, të mund të përmirësojmë jetën e atyre qytetarëve që përballen me sfida, që kanë më pak mundësi se të tjerët, por që janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.Jemi mbledhur të vetëdijshëm që mundemi ta ndryshojmë dhe ta përmirësojmë realitetin e tyre.
Jahjaga tha se të gjithë jemi pjesëtarë të shoqërisë në Kosovë dhe kemi përgjegjësi të ndihmojmë njëri-tjetrin, të kontribuojnë në krijimin e mundësive për jetë dinjitoze për secilin, kemi përgjegjësi të krijojmë një shoqëri të mundësive të barabarta.
Ne e kemi këtë forcë, e kemi këtë mundësi që ti gjendemi pranë secilit anëtarë të familjes së madhe në Kosovë.
Në këtë natë të veçantë, në këtë koncert bamirësie, të gjithë kemi veshur petkun e përkushtimit qytetar dhe po dëshmojmë zëshëm përgjegjësisë që ndjejmë dhe që po marrim ndaj njëri-tjetrit. Përgjegjësi që mbart fuqinë për të përmirësuar jetë njerëzish.
Ju falënderoj dhe ju përgëzoj për misionin tuaj qytetar.
Vitin e kaluar arritëm që nëpërmjet donacioneve, të ndryshojmë realitetin për një pjesë të shoqërisë sonë që po përballet me sfidën e shekullit tonë_kancerin. Ofruam mundësinë për qasje në shërbime mjekësore dhe në trajtime të nevojshme - pra arritëm të ndihmojmë që të ndryshojmë jetë, tha ajo.
Kjo na dha vullnetin që të vazhdojmë përkushtimin tonë për tu solidarizuar me njëri-tjetrin, për ta kthyer këtë ngjarje në një traditë të përvjetshme, ku mblidhemi të gjithë, përfaqësues të secilës shtresë të shoqërisë tonë, njëzëri për ata që kanë nevojë për ne.
Besoj fuqishëm që dhe këtë vit me donacionet tuaja do të arrijmë të vazhdojmë të ndihmojmë gratë që përballen me sëmundjen e kancerit, duke ju ofruar shërbimet e nevojshme dhe tju ofrojmë, të ardhmes sonë, fëmijëve tanë, të gjitha mundësitë e munguara për të mos lejuar në asnjë mënyrë që ata të largohen nga shkollat, përfundoi Jahjaga.
Jetojmë të gjithë në këtë shoqëri, ndajmë fatet e njëri-tjetrit, prandaj dhe jemi përgjegjës ndaj njëri-tjetrit.
Ju falënderoj të gjithëve për kontributin tuaj dhe përgjegjësinë qytetare që po tregoni.










Medituesi03.03.2013/09:48
Po , zonja presidente . Edhe une pajtohem plotesisht me Ju, se te gjithe duhet qe te ndihmojme njeri tjetrin . Per te ndihmuar njheri tjeterin e kemi jovetem obligim moral , por edhe ligjor . Se pari pervec mergates shqiptare askush materialisht nuk ka kontribuar sa duhet , ne Kosove. Pas luftes njerezit pak ndihmojne njeri tjetrin edhese disa shtresa te pupullates kan mundsiper te bare kete . E dyta , nerastese njerezit nuk jane gjithaq bujare per tu ndihmuar ne mes veti , athere shteti duhet qe te beje kete , permes formave te ndryshme te asistences socilae, per ata qe kan nevoje. E cila duhet qe te jete tamam qe per tia dalur me ekzistencen . Keto mjete , sic dihet, tubohen permes tatimeve nga bisneset etj. dhe ne kete aspekt shteti duyhet qe te perkujdeset maksimalisht .. Ata qe i ikun tatimeve duhet q te denohen shume ashper . Une mendoi se ata qe kane shume, duhet qe ndihmojne me shume te tjeret qe skan , ashtu ne baze te mundesive . Per milioneret e Kosoves qe nuk jane te paket, por edhe te tjeret qe me te ardhura jane diku afer tyre duhet qe te krijohet nje fond , i cili do te perngjante ish fondit te 3 perqindeshit per te ndihmuar skamoret e Kosoves .