• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Qumështi do të kontrollohet edhe në pikat grumbulluese në Kosovë

Publikuar: 02.03.2013 - 20:39

Prishtinë, 2 mars - Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit të Veterinës do të nisin kontrollin e qumështit edhe te pikat grumbulluese nëpër Kosovë. Një hap i tillë, sipas zyrtarëve të agjencisë, po ndërmerret për të pasur edhe më shumë siguri gjatë përdorimit të qumështit të vendit, ani pse ky i fundit ka dalë të ketë aflatoksinë në nivel të ulët. E, në tregun e vendit ka rënë lehtë shitja e qumështit të importuar, transmeton KTV. Ndërkohë, shqetësimet janë rritur për paraqitje të mundshme të mineraleve të rënda në grurë, produkt ky, që Kosova e importon kryesisht nga Serbia, njëjtë siç bën edhe me misrin, tek i cili u gjet aflatoksinë. Por, në Agjencinë  e Veterinës dhe e Ushqimit thonë se  asnjë maunë me grurë nuk është lejuar të kalojë kufirin e Kosovës, pa u bërë analizat. Nga ana tjetër, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë janarit dhe shkurtit ka kthyer prapa disa maune me misër pas konstatimit të AVUK-it dhe të njëjtën do ta bëjë edhe për grurin. 

Komente (3)

shkelqimi02.03.2013/21:01

S po di qumeshti pluhur ku perzihet me pluhurin e Kolumbise.
Qumesht 100 i paster hahaha

Burimi02.03.2013/20:58

Si duket Blerim Devolli i ushqen lopet e Fshatareve me qumesht pluhur dhe ato qesim me shume qumesht.

jahir02.03.2013/20:56

sa interesant
Qumeshti kontaminohet ne fabriken e qumeshtit Vita.
Devolli Compani importon qumeshtin pluhur, por e cdoganon si malle tjeter ne terminalet e veta te menagjuara nga Hashimi e Ademi ne Peje Podujeve e Hante Elezit.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell