Rokadë në Qeveri: Vlora në vend të Bajramit, Besimi në vend të Bedriut?

Artikujt tjerė
- Jahjaga përkrahë Thaçin
- Flamuri i Maqedonisë hiqet nga NEW BORN
- Pesë kryetarë nga PDK-ja, probleme me ligjin
- Policia shkeli Ligjin e prokurimit
- Thaçi e Çitaku nuk flasin me një zë për MSA-në
- Kosova Petrol operon pa licencë dhe në tokë të huaj
- Zv/kryeministri Petroviq në delegacionin e Kosovës të hënën në Bruksel
- Kosova nuk pret marrëveshje në takimin e së hënës
- Jahjaga: Të gjithë kemi përgjegjësi të ndihmojmë njëri-tjetrin
- Kosova thërret të dy palët në Maqedoni për maturi
Prishtinë, 2 mars - Ndryshimet e paralajmëruara në kabinetin qeveritar mësohet se do të konkretizohen deri javën e ardhshme. Burime të Radio Kosovës brenda dy partive në pushtet, Partisë Demokratike dhe asaj Aleanca Kosova e Re kanë konfirmuar se bisedimet për ndryshime do të vazhdojnë edhe sot në mes të partnerëve të koalicionit.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re janë në fazën përfundimtare të marrëveshjes për ndryshime në kabinetin qeveritar. Burime brenda dy partive në pushtet kanë thënë se çështja e emërimeve pothuajse është vendosur dhe deri javën e ardhshme do të jetë gati përbërja e re.
Sipas të njëjtave burime, Aleancës Kosova e Re do ti jepet Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe emri i ministrit është vendosur të jetë shefi aktual i Rrjetit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë (KOST) Fadil Ismaili.
Ndërsa, Besim Beqaj, mësohet se do të lëvizë në Ministrin e Integrimit. Megjithatë, ai ka kërkuar të shkojë ministër i Financave pas largimit të Bedri Hamzajt. Për postin e ministrit të Financave është në kombinim aktualisht edhe Safete Hadërgjonaj që kryeson Komisionin Parlamentar për Financa si dhe Behxhet Haliti, shefi aktual i departamentit të Administratës Tatimore.
Ajo që dihet gjithashtu është se Bajram Rexhepi do të lërë postin e ministrit të Punëve të Brendshme. Për ta zëvendësuar në këtë post mësohet se personi më i pëlqyer është Vlora Çitaku, ministrja aktuale e Integrimit.
Lëvizje pozitash do të ketë edhe në nivel zëvendësministrave, për të cilat AKR ka kërkuar katër pozita.
Ajo që është mësuar gjithashtu është se postin e zëvendësministrit të diasporës do ta lërë edhe Nuredin Lushtaku dhe kjo pozitë do ti ipet dikujt nga Partia e Drejtësisë.
Në këtë rifreskim pozitash në ekzekutivin e vendit, në kombinim për tu bërë pjesë e strukturës qeverisëse është përmendur gjithashtu edhe emri i Kadri Veselit.
Megjithatë, deri më tani, askush nuk ka pranuar të flas zyrtarisht as në Partinë Demokratike e as në Aleancën Kosova e Re.


Me logjike03.03.2013/00:14
Po pse more vlla po i bjeni rreth e rrotull.Kjo s do koment,PDK duhet me lshu pushtetin,edhe njerzt qe kan ba korrupsion e afera ,qe i njohim krejt,e qe jan ba miljonera,me i fut n burg ,edhe u kry,Te udheheqin me shtet ata qe e meritojn,nje koalicion i gjere ne krye me LDK,kjo eshte ajo qe duhet me qu kosoven perpara,
hajt kalofshi mir te gjithe.

adriatik gashi02.03.2013/22:58
me kto komente te me poshtme po e kuptoj se ka filluar vetdisimi i popullit ne kosove e tash besoj se familjet e ketyre qe po shkrujn votojn per ndryshime e nuke shesin voten e tyre per nje mbushje telefoni.

veterani02.03.2013/22:39
sa jeni te in formuar shum qytetar jan msyjn qdo dit serbis per me mar pasaporta serbe e muba qytetar serbis veten per meik diku jasht se ktu ska buk me hanger namyten mafiozet e nket der ekapru popullin kjo qeveri po nidit dotdel daqiqi me statistika se sa shqiptar ekan shtetsin e serbis edhe enklavat ika mbas vete e ku dotjet shteti jon

Bel02.03.2013/22:15
Skan faj kta te paskrupullt por populli qe nuk diti per kaq vite te zgjohet, por tani ja kan vjedh edhe shpresen perderisa dikur ajo i mbante!!!!!!!!!

I merguari02.03.2013/21:01
Populli thot
Dilka njeni e vijka tjetri
Shumë më i zi i riu se i vjetri!
Unë po them
As nuk na fikin këta që po shkojnë
As nuk do të na bëjnë çerak ata që do të vijnë

Rafuzi02.03.2013/19:46
Qonu o popull se na morri pusi.
Nese na

kurrizi02.03.2013/19:13
kete e kemi dhurat nga bashkesija nderkombtare, ata me desht kete anarhi ne pushtet do ta ndalonin, por edhe atyre po ju konvenon kjo gjendje e mjerushme

Adem Xhemali02.03.2013/19:11
kuku per ata te zit qe jan tu jetu ne KS,jam i deshpruar maksimalisht,edhe ska as shpresa per dit ma te mira,Kosova po shkon drejt humneres...!!!

behar baica02.03.2013/18:47
kuku per ket popull qa e kagjett e imijeri aj qe jeton ne kosov ku na myten ket

nikiviti02.03.2013/18:11
mjeri ai qe jeton hala ne kosove.

Naimi02.03.2013/18:03
E Bajram Rexhepi per cilen pozite ka mbete?

ximi02.03.2013/18:02
haj medet per neve hajj

sami02.03.2013/17:40
KATASTROFA E RADHES QONU POLULL SE MARUM E IKUM SA MA SHPEJT PEJ KOSOVE SE HAJN MAS HAJNI JAN KA E MARRIN PUSHTETIN

azili 02.03.2013/17:29
o njerz po as ne kohen e milloshit nuk ka pas njerz ma shume duke u larguar ,se tani ne kohen e hashimit eshte alarmante ,alarmante kurr ma keq kosova nuk ka qene.perpara ku ke kerku azil ne europ te ka dhene kurse sot askush nuk don me ndegju per kosoven .

ana02.03.2013/17:21
Ai ka vdek ky vend me ka krejt....edhe po e vjedhin keta hajna edhe po e rjepin edhe po bejne hajgare me ne...e tash Bajrami sju vyen se 25 paketa me pare jau ka que ne Qipro javen qe shkoi...ah ka vdek ky ven me ka krejt..

meti02.03.2013/17:17
ksaj i thon.,Qa po dojm na po bajm
e qka sdojna sebajm.

Gena Rrahmani02.03.2013/17:17
Kape njerin,mshoj tjetrit,duhet hequr kete qeveri,nje qeveri qe s'hape vende te reja pune nuk ka çka qeverise vendin.

Deshironi02.03.2013/16:52
Me se miri do te ishte te gjithe me shku , ne krye me Thaqin .

coli@hotmail.com02.03.2013/16:46
hahaha vlora qitaku ne MPB,simpatizusja e Barcelones,Loja KOSOVEVERI I MITRIVICES paska me lujt bostore edhe me ja dhene 2 hahahahah X,veq X sma merr menja se Serbia prap lojen e ka ne vend te vetin pra ne Kosove,ooo kuku nane qkas pritem.pse more vlla sbjen ketu naj Asteroid me be rrafsh

PDKistja02.03.2013/16:13
Zotri kryeminister gjithesesi ne kuader te riformatimit te qeverise duhet te perfshihet edhe largimi i menjehershem nga MKRja i Memli Krasniqit,sepse e ka shkaterruar ministrine e Kultures.
Nje shtet qe nuk i jep rendesi Kultures dhe Artit shkon drejt degjenerimit.Pra per te mos vazhdu me tutje ky trend i degjenerimit ju lutem nga toka ne qiell dhe per hir te gjakut te derdhur ,largojeni sa me pare Memli Krasniqin

Katastrofa02.03.2013/16:04
MOS O PAK E TEPRET QE PO LUHET HALA ME KET POLULL TE MJERE

une02.03.2013/16:03
haj medet haj marrja se ka mbyt kerkend,e as kete qeveri sdo ta mbyt,nese nuk reagon populli.

mergimtari02.03.2013/15:19
Vlora Citaku ne krye te Ministrise se Brendshme?!?!?!?!sic duket Zoti ia ka kthyer shpinen Kosoves!!!

Vesel Bardhi02.03.2013/15:17
Kesaj i thon UN ME MU, E TI ME TY, dhe bejna qka te dojna vet, por freskim nuk ka

kaqaniku02.03.2013/15:09
rokade e qellume...e ka knaq ministrien pe integrime evropiane tash ja ka msy ministrijes se mbrendshme...kape njerin mshoji tjetrit..

gazi02.03.2013/14:57
qouni bura e gra leshoni ket vend se ska gjo mo prej keti shteti








europa03.03.2013/00:19
po nuk i pyt keta asgje, europa i ka krjeta ne dore, e din shume mir se qka bejn keta, ata i kan vetem figura shahu keta njerz