Kirurgu australian kreu 9 operacione të ndërlikuara në QKUK

Artikujt tjerė
- Në Kosovë shkelen të drejtat e punëtorëve
- VV: Asociacioni i komunave serbe, emri tjetër për autonominë
- Kirurgu australian kreu 9 operacione të ndërlikuara në QKUK
- Reagon MPB: Sbëhet fjalë për mosbesim të BE-së
- Mustafa i kërkoi shefit të ri të EULEX-it mbështetje për sundim të ligjit
- Surroi: Kosova ka hyrë krejtësisht e papërgatitur në bisedime me Serbinë
- Ministri Kuçi priti studentë nga Universiteti Amerikan i Romës
- Të hënën raundi i ri, problem kompetencat e bashkësisë së komunave
- Kuvendi miratoi rekomandimet e Vetëvendosjes
- Po del: E gjithë Kosova UÇK!
Prishtine 1 mars - Kirurgu i mirënjohur nga Spitali Universitar i Melburnit të Australisë, Dr. Paddy Dewan, sot (e premte), përfundon vizitën e tij pesëditore në Kosovë, i cili gjatë këtyre ditëve ka kryer me sukses 9 operacione të ndërlikuara tek fëmijët me probleme urogjenitale dhe gastrointestinale. Te gjitha operacionet janë bërë falas.
Për rastësi kjo është vizita jubilare e tij e 100-të me radhë që ai i bën vendeve të ndryshme të botës, që këtë herë ka ndodhur të jetë Kosova.
Në këto operacione kane asistuar edhe kirurg kosovar nga Kirurgjia e Fëmijëve në QKUK si dhe drejtori i këtij departamenti Dr. Nexhmi Hyseni.
Ardhja e Dr. Peddy Dewan është mundësuar nga Rotary Club Prishtina dhe komuniteti Shqiptar ne Australi si dhe organizata kind cuts for kids.
Kjo është vizita ime e 100-të në misione të ngjashme, që nga viti 1999 kur kam filluar të ndihmoj njerëzit në nevojë, posçërisht fëmijët është një privilegj, tha Dr. Dewan.
Kjo është hera e tretë që jam këtu dhe përveç operimeve të ndihmosh në përmirësimin e aftësive të kirurgëve kosovarë ne kirurgjinë pediatrike është kënaqësi. Eshtë fascinuese se sa të aftë tani janë kirurgët kosovarë me të cilët kam bashkëpunuar këto ditë, tha
Ndersa, Dr. Nexhmi Hyseni, drejtor ne Kirurgjinë e fëmijëve ne QKUK tha se kirurgët kosovarë,ëeshtë shumë e rëndësishme prezenca e Dr. Dewan dhe eksperienca e tij e jashtëzakonshme. Ai beson do ti ndihmojë kirurgët tanë në të ardhmen.
Ekrem Tahiri, nga Rotary Club Prishtina tha se si klub janë shumë të kënaqur që kanë kontribuar me ardhjen e Profesorit dhe kjo nuk do të jetë vizita e fundit e Dr. Paddyt këtu dhe se do të punojnë q1 edhe vitin e ardhshem ta sjellin në Prishtinë.
Pas përfundimit te vizitës në Kosovë, Dr. Paddy do të vazhdojë për disa ditë edhe në Tiranë ku do të kryejë operacine të ndërlikuara tek fëmijët me probleme urogjenitale dhe gastrointestinale.








