Surroi: Kosova ka hyrë krejtësisht e papërgatitur në bisedime me Serbinë

Artikujt tjerė
- Harrojeni borën, deri në gjysmën e marsit mot pranvere
- Nxënësja e lënduar rëndë, pa përkeqësim të gjendjes shëndetësore
- AAK e do Shalën në takim me Daçiqin
- Kryeministri bllokon helikopterët?
- Gjendja e nxënësve është stabile
- Krerët e Prizrenit dyshohen për shpërdorim dhe përfitim
- Thaçi reprizon fjalimin, Kuvendi do të vërtetën
- Thaçi: Nga dialogu përfitojnë qytetarët, opozita kërkon kujdes maksimal
- Viktor Berisha kishte pasur probleme me ligjin
- Zv/ministri viziton dy nxënëset e lënduara në QKUK
Prishtinë, 1 mars - Forumi 2015 ka debatuar sot rreth studimit Të Largosh Mjegullën e një Konflikti, i bërë nga Instituti Kosovar i Paqes, ku adresohen problemet e veriut të Kosovës, njofton KTV.
Prezantues të këtij studimi kanë thënë se i kanë analizuar të gjitha qëndrimet e institucioneve në Kosovë e po ashtu qëndrimet e qeverisë se Serbisë dhe pozicionin e SHBA-së. Ndërsa studimi Zgjidhje, ka krahasuar modelet e autonomive të Tirolit të Jugut, Italisë, Spanjës dhe Katalonisë. Në studim thuhet se pakoja e Ahtisarit i ka favorizuar shumë serbët dhe kudo në Kosovë kanë të drejta të barabarta, janë të lirë, kanë qasje nëpër institucionet e Kosovës dhe nga nota 5 maksimale i është dhënë nota 4.5 autonomisë së serbëve të Kosovës. Kryetari i bordit të KPJ-së Veton Surroi, ka bërë rikapitulimin e negociatave me Serbinë duke shtuar se në këtë proces negociator, Kosova ka hyrë krejtësisht e pa përgatitur sepse nga njëra anë nuk ka pasur përgatitje të kornizuara si në proceset e tjera që ishte marrëveshja e Rambujesë, ku ka pasur përgatitje për sigurimin e paqes.
Në asnjë moment nuk ka shkuar ekipi negociator i Kosovës për të thënë se ne nëpërmjet këtyre negociatave e shohim fundin këtu. Në momentin kur nuk përcaktohet fundi i konfliktit atëherë kemi anashkaluar temat që mund të jenë me shumë rendësi, ka thënë Surroi. Për çështje të njëjta si në ato ku janë prezantuar studimet kanë diskutuar edhe paneli në përbërje të Rada Trajkoviq nga Lista e Bashkuar Serbe, Arsim Bajrami nga PDK-ja dhe Vjosa Osmani nga LDK-ja.











Hasani01.03.2013/22:08
Edhe dr. Hashimi i di te gjitha e nuk ka nevoje per kurrfre pergaditjesh!!!!