• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Të hënën raundi i ri, problem kompetencat e bashkësisë së komunave

Publikuar: 01.03.2013 - 14:39

Bruksel, 1 mars -  Zëdhënësja, Maja Kocijançiç, e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-së, Catherine Ashton, deklaroi sot se dialogu midis Prishtinës e Beogradit do të vazhdojë sipas planit, me gjithë deklaratën e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, se bisedimet kanë rënë në krizë.

“Nuk kam ndonjë koment të veçantë ndaj deklaratës së kryeministrit Daçiq, por besoj se dialogu është me interes si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën”, u tha gazetarëve Maja Kocijançiç dhe shtoi se përparimi në dialog është me interes të ndërsjellë.

Ajo konfirmoi se Ashton të hënën paradite në Bruksel do të fillojë raundin e gjashtë të dialogut mes Daçiqit e Thaçit dhe pritet që bisedimet të përfundojnë brenda ditës.

Kocijançiç nuk ka mundur të saktësojë rendin e ditës së raundit të ardhshëm të bisedimeve. Por dihet se në raundin e kaluar ishte bërë fjalë për formimin e bashkësisë (asociacionit) të komunave me shumicë serbe në Kosovë, porse bashkëbiseduesit nuk ishin pajtuar rreth statusit dhe autorizimeve të asaj bashkësia, të cilës Prishtina ia mohon të drejtën e marrjes së vendimeve ekzekutive.

Sipas medieve serbe kreu shtetëror i Serbisë sot në mëngjes ka harmonizuar qëndrimin sipas të cilit gjatë raundit të ardhshëm të bisedimeve të insistohet për të drejtën e autorizimeve ekzekutive për bashkësinë e komunave. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme