Thaçi: Asociacioni i Komunave serbe është vetëm një OJQ

Artikujt tjerė
- Asociacioni i komunave serbe mund ta destabilizojë vendin
- I dyshuari për vrasjet në Lucern, shqiptar nga Neci i Gjakovës
- Thaçi: Nuk do të ketë Republika Serpska në veri
- Institucionalizimi i gënjeshtrës
- Agjenda legjislative, bazë kryesore e punës së Kuvendit
- EULEX ngre aktakuzë kundër kryetarit të komunës së Prizrenit
- Thaçi: Asociacioni i Komunave serbe është vetëm një OJQ
- Zgjedhjet në veri, pastaj asociacioni i komunave serbe
- Hoxhaj: Brenda pak muajve me 5 njohje të reja
- AAK: Gjendje e rëndë në sistemin e shëndetësisë
Prishtinë, 27 shkurt - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë garanci publike se Asociacioni i ardhshëm i Komunave Serbe, i cili është produkt i marrëveshjes politike me Serbinë, është i bazuar mbi konceptin e funksionimit të një Organizate Jo-Qeveritare, dhe se nuk ka asnjë rol ekzekutiv.
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë së Kosovës, shefi i saj tha se për këtë format është arritur pajtim gjatë takimit me homologun serb, Ivica Daçiq, i cili sipas kryeministrit Thaçi, është zotuar se do të përmbush këtë obligim, transmeton REL. Asociacioni nuk do të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejt. Pra anëtarët e këtij trupi, do të mund të jenë kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit, por edhe komunat tjera me shumicë serbe në pjesën jugore të Kosovës, në mënyrë që të mos ketë karakter regjional por integrues ka thënë Thaçi, duke shtuar se komunat tjera me shumicë serbe të Kosovës, mund të zgjedhin vet nëse duan ti bashkohen një mekanizmi të tillë ajo jo.
Kreu i qeverisë së vendit, ka theksuar se kjo bashkësi komunash është krejt fakulltative, është një shoqatë, është një OJQ, që është e përcaktuar me dokumentin e Ahtisaarit, Kushtetutën e dhe ligjet e Kosovës.
Siç ka sqaruar shefi i ekzekutivit, ky asociacion nuk bie ndesh me ligjet e vendit, dhe as nuk shkel kushtetutën.
Thaçi tha se, ky trup nuk mund të jetë zëvendësim për kuvendet komunale ekzistuese, dhe përgjegjësitë e komunave nuk mund të barten tek ky asociacion. Në asnjë rrethanë, siç tha ai, nuk do të lejohet formimi, i një niveli të tretë të pushtetit në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës tha se përkundër asaj që janë pajtuar në Bruksel, dhe që pritet të sqarohet në raundin e gjashtë të dialogut me homologun e Serbisë, ai nuk mund tiu ndalojë zyrtarëve në Beograd që të thonë çka të duan, por sipas tij, në letër thuhet se asociacioni i komunave veriore serbe, nuk është gjë tjetër, përpos asaj që i mundësohet me planin e Ahtisaarit.


isufi27.02.2013/22:29
daqiqi tradhto kosoven e thaqi tradhto popullin e vet sa marrezi
per vjetet e tij
po edhe fmija ekan marr vesh per ket genjeshtar ose rrenc popullorqe

pronto124427.02.2013/21:45
Ka mundësi qe një ditë te thuash qe serbia është nën udhëhqjen e Prishtinës dhe fatëkeqsishtë ka shqipfolës qe të besojnë ose nuk kundershtojnë. Ka mundësi qe ti hashimovski te na thuash qe ne Kosovë jetohet me mirë se ne Zvicërr dhe prapë ka mjeranë qe të besojnë. Edhe qka duhet te veprosh qe të del ndokush qe ti japë goditjen e merituar të gjithë atyre qe punojnë per interesa sllavoqetnike ne Kosovë.

Dr.Horz Cauza27.02.2013/21:33
Me veprimet qe je kah i ban ne dem te KosovesQeverine tende e ke shenderrue ne nji OJQe cila angazhohet per te drejtat e komunitetit GEY qe ne Europe vleresohet larte dhe keni perkrahje.

BEDRI RAMADANI 27.02.2013/20:38
PO PO OJQ GENJEJE TJETER KEND

ibrahim27.02.2013/20:36
ashtu si kisha e deqanit,qendra e prizerenit hoqa e komunat tjera qe ju dha serbve.ata njehere nuk kishin komuna ju dhat,tash asociacoion dhe deri kur ti te hiqesh do te formohet republika srpska ja dy y tri.

isufi27.02.2013/19:14
a ka me rrejt o hashim thaqi po fmija un djep i din kto pune








ISMET HEBIBI27.02.2013/22:45
"NE, SI POPULL SERB KRENOHEMI SAHERË E MASHTROJMË DONJË POPULL APO EDHE DIKEND TJETËR,....THËNJE NGA DOBRICA QOSIQ"
Politikanët serb edhe gurin edhe drurin e bëjnë me qajtë, sepse janë të mësuar dhe këshilluar nga akademikët serb.Ata së bashku me shkrimtarët dhe përgjithësisht popullin serb kanë kopjuar dhe përsosur mashtrimim.Kjo ka zanafillën e gjatë, qysh se e humbën Betejën e Kosovës,... E kanë humbur këte betejë dhe e shpallin si fitore!!!...Me mashtruar popullin vet dhe me demaskur paaftësitë e tyre luftarake.Por si politikan janë më të rrezikshmit në botë, hipotekuesit dhe mashtruesit më të mëdhenjë botërorë.Edhepse që nga Beteja e Kosovës 1389 e humbur si luftë kunder turqëvet, kanë fituar me shumë se secili popull balkanik në tavolinë bisedimesh.Sespe luftën e madhe e bëjnë me liturgjitë demagogjike kishtare dhe kengët e shpikura epike të mjerimit dhembjes e mallëngjimit.Kanë anatemuar historinë e lashtë të Popullit shqipëtarë dhe eklipsuar të vërtetat shkencore me domgat e tyre bajate.Shumë teritore i kanë okupuar, dhe kanë tentuar dhe do të tentojnë prap të shtrijnë sovranitetin edhe mbi Kosovën nëse i lejon i madhi Kryeministri i Republikës së Kosovës ,Zoti Hashim Thaçi.