• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Thaçi i gatshëm për asociacion komunash edhe në jug!

Publikuar: 27.02.2013 - 11:27

Prishtinë, 27 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi, mbrëmë zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendës sekretarin amerikan të shtetit , Wiliam Burns.

Zëvendës sekretari Burns tha se SHBA-të janë të përkushtuara ta mbështesin dialogun mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si i vetmi instrument  për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë  dhe që do të lehtësonte rrugën e integrimeve euroatlantike të të dyja vendeve, thotë kumtesa e Kryeministrisë dërguar medieve.

Kryeministri Thaçi e informoi Burns-in me faktin se të dy vendet janë  në rrugë të mirë të  arritjes së marrëveshjes me Serbinë. Ai theksoi se “ tani ne kemi nevojë për mbështetje më të madhe që do të mund ta merrnim nga ju dhe nga BE-ja për ta arritur këtë.

“Unë jam i gatshëm që të pajtohem për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që do t’iu mundësonte komunave me shumicë serbe të veriut, por gjithashtu edhe për të tjerat në jug,  të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme të interesit. Përveç kësaj, ky asociacion mund të krijojë partneritete me asociacionet e ngjashme në Serbi dhe gjetiu. 

Ekziston një gamë e gjerë e funksioneve që do të mund t’i kryejë ky Asociacion dhe ne i kemi dhënë baroneshës Ashton një listë të kompetencave që mund t’i ketë ai.

 Por unë duhet t'iu informoj se ky Asociacion ose organ, ose komunitet siç dëshiron Serbia ta quajë atë, nuk mund të jetë një Organ i Zgjedhur dhe nuk mund të ketë as Kompetenca Ekzekutive.

Kjo do të thotë që kompetencat e  zgjeruara ekzekutive të komunave lokale serbe nuk mund të transferohen tek asociacionet, sepse kjo do të përbënte një nivel të tretë të Qeverisë e cila do të minonte  Kushtetutën tonë dhe rendin e brendshëm shtetëror.

Prandaj, unë fuqimisht ju lus për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj që ta shmangni këtë.

Kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga të dy parlamentet, nga ai i Kosovës dhe ai i Serbisë;

 Së dyti, ne duhet të sigurohemi që të krijojmë një mekanizëm adekuat të udhëhequr nga dy Kryeministrat, baronesha Ashton në emër të BE-së, një përfaqësues i SHBA-ve, dhe ndoshta një përfaqësues i NATO-s.

 Zbatimi është element kyç i tërë kësaj Marrëveshjeje” tha ndër të tjera kryeministri Thaçi.

 Në fund të bisedës, zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Wiliam Burns edhe njëherë rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për shtetin e Kosovës.

Komente (10)

agoni27.02.2013/20:20

ket thaqin jan te ngre per kurpeshi shkijet qysh po dojn.ky i gatshem per qka do sen qe ju nevoitet serbve me shku ne evrop.e per popull te vet jau murri kafshaten prej goje.o njerz po ket njeri si me na pas qu udba e beogradit e jo kosovaret qe e votojn.

Ibrahim27.02.2013/20:12

Po mire e ka Thaqinja kater a pes komuna turqvetri komuna terbeshve,nja tri komuna gorabve,dy malazezve,nja dy boshnjakve dhe ja 17 komuna romve,ashkalive,magjupve,egjiptasve,nje gjys komune jugosllaveve,ja pes enveristave .ne fund drenicakve ja 4 a i kann boll.uqk ja 12 .pastaj komun me bo fshatin e thaqit,ramushit e Bajram regjepit.

Beka27.02.2013/15:58

Sivjet serbeve ju ka ardh babadimri H. Thaqi shum heret !
Njeriu qe e luftoj dhe e quajti Ibrahim Rugoven tradhtar ju jep serbeve me zemergjeresi gjysmen e Kosoves sikur te ishte pron e tij private. Dhe cka esht me trishtuese ,parlamenti ,opozita dhe populli flen ne gjum !

Celi27.02.2013/15:10

Bjeri nfije nmujsh me i ra ksaj pune mua me duket se pas ktyre marveshjeve ka edhe shum gjera qe ne nuk i dim po inshallah e kam un gabim dhe jo ata por nga friga se mos kam neser kosoven ta shoh si Bosnen dhe ateher ku sdi per qka luftu dhe qka arritem ksaj jam ka i frigohem

shaip shala27.02.2013/14:52

Opa!! Titulli tregon krejt.Dmth.vetem kryeministri eshte i gatshem te krijoj asociacione mes komunave serbe edhe ne jug te Kosoves, pa u pyetur kuvendi dhe populli.Dhe nese edhe kuvendi e ratifikon kete anakronizem,per qka edhe ne aktivista qe ishim te burgosur dhe maltretuar,Kosova e humb sovranitetin dhe integritetin e plote territorial.Pala kosovare ne bisedime po e nenqmon politiken serbe,apetiti i te cileve nuk do te ndalet vetem me keto asoacione.Serbia permes Kosove do te hyje ne BE,pa na njohur,dhe keshtu rezultati pas perfundimit te bisedimeve do te jete 100 ne favor te Serbise,dhe as kryeministri e as Blerim Shala nuk mund te me bindin se Kosova do te perfiton diqka,se nese jo shume,bile pak jam i menqur dhe i arsimuar.Pershendetje te sinqerta nga Rahoveci.

lum lumi27.02.2013/14:24

A ka mundesi qe ndonje here qe shikohen gjerat sic jane e jo ne cdo veprim te shifet vete ziiiiiii

shpend mehmeti27.02.2013/14:18

kadale burr a ki te nalen naj kun ti i gatshem gjithkun a baba ty ta la kosoven qe po je i gatshem me lshu pe kshtua nale turrin se ta nalem veq von bahet per ty maje men se u derdh gjak per kit ven e jan fliu gjenerata e gjenerata e ti i gatshem gjithkun po je i gateshem se partia e jote edhe e ramushit udhehiqet komplet nga njerzit qe kan punu me shkie dhe nga ish jugosllavt as 1 njeri te mirfillt nuk e keni mjerisht kata njerz edhe ju shtin me lshu pe sepse ne enderr e shohin serbin gjumi si ze per ta

burim ahishta27.02.2013/13:05

Me sa duket thaqi nuk e kupton se qka do te thot asocacioneshte nje fjal qe ne shiqim te pare nuk qon shum pesh po me instalimin e tij ne shoqri eshte nje organ vetqeverisesi cili ka kompetenca per bashkim komunash apo bashksi te ndryshme te cilat automatikishte kan organe eksikutive dhe fuqi autonome te zgjeruar ne fakte kjo sdo te ishte rezik per nje shtet i cili ka kompetenca ne tere teritorin e vet ku do te funkciononte ligji ,,po per kosoven eshte nje kancer i cili do ta gulfat shtetin e kosoves nje soj si ate te bosnjes, para eshte nje formul e gabuar te cilen do ta paguajm shume shtrejt , po shume ma shtrejt do e pagujne ata qe e futen kosoven ne nje qorrsokak siq eshte ky,duhet ti kemi para sysh modelet te cilat nuk jan produktive per shtetin ton .

shala nürnberg27.02.2013/12:51

posht paqa ... t do ti burgosim te gjith.

ANALISTI a PARTIAK27.02.2013/12:18

Thaqi i gatshem ta bashkoi Kosoven me Serbi, dhe ta ruaj amanetit e Titos " BASHKIM VLLAZERIM ", kete e bene vetem per te qendruar ne Pushtet, ndoshta edhe atehere do te jete Kryeminister i Serbis bashk me Kosoven keshtu se bashku do te futen ne BEne, ndersa per ata te cilet dhan jeten per kete liri dhe per kete toke qe te ndahen nga Serbia, dhe per shume te tjere qe fati i tyre ende nuk dihet se ku gjenden ketij as palla nuk i hane. Sikur te kishte kujtuar kete ky s 'eshte dasht as qe te futet ne bisedime me nji shtet terroriste qe beri krime me barbare ne popullin e Kosoves.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu