Hoxhaj merr urime nga homologët e tij në botë

Artikujt tjerė
- Hoxhaj merr urime nga homologët e tij në botë
- Serbët që humbin privilegjet në veri nuk duan shuarjen e paralelizmit
- Universiteti i Prishtinës, promotor i pavarësisë
- Buzhala ironizon deklaratën e MPJ-së për Korenë e Veriut
- Hoxhaj dënon provokimet e fundit të Koresë së Veriut
- Pullë postare për pesëvjetorin e Pavarësisë
- Pesë vjet pavarësi pozita e kënaqur, opozita jo
- Policia ndërmerr masa sigurie për festën e Pavarësisë
- Të dielën seanca solemne e Kuvendit për 5-vjetorin e Pavarësisë
- U lansua sistemin e ri i gjendjes civile
Prishtinë, 15 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka pranuar telegrame të shumta urimi me rastin e shënimit të pesë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Përmes një deklarate, pesë vjetorin e pavarësisë, qytetarëve të Kosovës ia ka uruar edhe John Kerry, shef i Departamentit të Shtetit amerikan.
Në deklaratë, Kerry thekson se viti i kaluar ka qenë një ndër vitet më të rëndësishëm për Kosovën, duke përmendur përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, anëtarësimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe progresin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara fuqishëm në mbështetjen e një Kosove të pavarur, sovrane dhe multietnike. Unë i përgëzoj liderët e Kosovës për përkushtimin e tyre në ndërtimin e institucioneve të fuqishme demokratike, avancimin e mundësive të reja ekonomike, promovimin e rendit dhe ligjit dhe fuqizimin e rrugës së Kosovës drejt integrimeve evropiane , shkruan Kerry, duke inkurajuar vazhdimin e angazhimit në këto drejtime.
Ndërkohë që e festoni këtë ditë të veçantë, SHBA-ja qëndron pranë Kosovës si një partner dhe mik.
Një telegram urimi ministri Hoxhaj ka marrë edhe nga Didier Reynders, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Belgjikës, i cili uron qytetarët e Kosovës në pesë vjetorin e shtetësisë.
Shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti, në telegramin dërguar Hoxhajt thekson se në kujtesën historike të shqiptarëve kudo që jetojnë, 17 shkurti do të mbetet datë lapidare, që shënon kurorëzimin e përpjekjeve e sakrificave shekullore të popullit të Kosovës për ta ndërtuar i lirë të ardhmen vet.





