• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Buzhala ironizon deklaratën e MPJ-së për Korenë e Veriut

Publikuar: 15.02.2013 - 15:33

Prishtinë, 15 shkurt - Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala i ka dhënë një porosi Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai ka thënë se MPJ para se të dënojë testin bërthamor të Koresë së Veriut, e ka borxh të tregojë pse Kroacia ka vendosur që qytetarëve të Kosovës që në pasaportat e tyre e kanë vizën Schengen të mos u lejohet të kalojnë në atë shtet, transmeton Telegrafi.

Në vazhdën e reagimeve nonsens kjo ministri, sipas tij, mundet të shprehë keqardhje edhe për zhvillimet e fundit në Rusi, ku një shkrirje e një meteori i ka lënduar qindra qytetarë rusë.

“Deri sa isha në taxi e dëgjova në radio një reagim të Ministrisë së Jashtme të Kosovës për zhvillimet më të fundit rreth pajisjes me armë nukleare të Koresë së Veriut. Absolutisht nuk doja me besu që ky reagim ishte menduar për me prodhu lajm serioz. Qe një lutje për Ministrinë e Punëve të Jashtme: përpara se me e dënu testin bërthamor të Koresë së Veriut kjo ministri e ka me borxh me ju tregu qytetarëve pse Republika e Kroacisë ka vendos që tash e tutje të mos lejohen të kalojnë nëpër Kroaci ata qytetarë të Kosovës që në pasaporta të tyre e kanë vizën Schengen. Pra, një shtet mik si Kroacia ndërmerr masa represive ndaj nesh, kurse Ministria e Punëve të Jashtme dënon testet bërthamore. Qysh është ajo thënie me plakën që krihet dhe me Stambollin që digjet”, thekson Buzhala në Facebook.

Ministri i Jashtëm Kosovës Enver Hoxhaj, sot përmes një deklarate kishte dënuar veprimet efudnit bërthamore të Koresë Veriore. 

Komente (12)

Luani16.02.2013/09:04

Zoti Buzhalaplotsiht e ke me tedrejt,se vetem kritika te tilla mud te ndikojn pozitiv tek njerzit qe e udheheqin politiken ejashtme dhe te brendshme!!! mjer populli shqiptar me politikan sharlatan qe vertet tregohen shum te pa aft ne arenen nderkombtare,qe nuk din se si veprojn ne situtate tilla!!! besoj se ne te ardhmen populli shqiptar dot dij kut tja beson njepozit t till e te din ti qaj hallet e derdet me meket popullat te mjer!!!

Qobani vrella e Gadimese16.02.2013/08:56

Ashtu, z, Buzhala fole te drejten e jo ta mbajsh te mbyllun, drejtcien,jo pse eshte partia e ime, Mose tja Thom ate te Verteten .duhet meja thanen. Vazhao ,,

naser pasha16.02.2013/01:21

po bre shoku berat ministris tende dhe familjareve te tyre nk u duket viza....kan vizat diplomatike.

legion16.02.2013/00:01

Gjithmon ky njeri kur te thot ndonje gje, edhe "kopshtet me te vaditura e me te pasura nga ana e flores i than i ben shkretihane", as ketu nuk ja paska qillu hiq ama bash hiq, per ndihmen qe ne e dhan perendimoret, per koken qe e shpetove fal tyre ti, familja jote dhe gjith ne, per kete duhet te na brej ndergjegje te jemi pak falenderues, kur te marrim dikq nga dikush eshte mire edhe te jepin aq sa kemi mundesi, kaq ka mund te bej Kosova dhe kete e ka be, edhe pse kam shume vrejtje per ministrin e punve te jashtme ketu paska vepru shume mire hallall i qoft.

Rexha15.02.2013/23:50

Edhe ky DELEGATI qe ja qellon dickahit nuk ma ka mar mendja!!!

leka15.02.2013/23:34

Te lumt zotri Buzhala ,kjo ka rendesi per ne si gurbeqar qe po vuajm gjithmon per udhtime dhe keqtrajtomi sikur te mos jemi te ksaj bote,,, Kroacia duket si mik i Kosoves por ne ligjet e saj si Armik...

pz15.02.2013/22:17

Ky dita dites po me pelqen me shume.

Qobani vrella e Gadimese15.02.2013/22:11

O BUZHAL, Ki filluen tani nji rrug te mbar, inshallah e man ? Se drei me tani nuk kipasn fjal me kryp, por krejt pa kryp, Kurse Qe dy here Qe Po lexoj kifilluen me u permirsuen ,vazhdo te prift e mbara.

Besim15.02.2013/21:40

Hic si ka hije mu kon Burr.
Kam mendua se Je i mencur, po doli ne siperfaqe ... erizmi yte.
Nga nji familje e dyshuar dhe e kontrolluar disa here nga Policia Ushtarake e UCKse na dole Patriot.
Nejse Po ke fillua me kritukua Bashkeideoret e partise..ke me perfundua si Gani Geci e akad. Dr.prof. Nexhat Daci.

Fatmir15.02.2013/20:10

Megjithse nuk kam naj rrespekt per kete Buzhalen kete rast ka drejt plotesisht. Une planifikova me shku ne Kroaci dhe e thirra ambasaden ata me thane nuk nevoje per vize meq e ke vizen Shengen. Por me 1 shkurt ne 12 te nates e nderrojne vendimin dhe pasi e kisha ble bileten e aeroplanit kuptova se me duhet viza. Dhe pasi nuk kishte kohe ambasada tha mundet me me leshu vize por meq eshte emergjent duhen 69 euro me i pagu. Por nuk ke shtet edhe palaqo ministra keshtu ben hajgare kush te qohet me heret.

VELI15.02.2013/20:08

I NDERUARI BUZHALA BOLLE MERZI TE KOM POR SOT PASKE KRITIKU ME TE DREJTE.

artan15.02.2013/16:41

like e ki

1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell