• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

NEWBORN - monument i falënderimit shteteve që njohën Kosovën

Publikuar: 15.02.2013 - 11:56

Prishtinë, 15 shkurt -  Kompania Ogilvy/Karrota, që realizoi monumentin NEWBORN për Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, për të cilën i fitoi shumë çmime ndërkombëtare në lëmin e dizajnit, përfshirë edhe çmimin më prestigjioz në botë, Luanin e Artë në Cannes, nëpërmjet rrjeteve sociale mbrëmë i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkëngjiten për ta kthyer në monument me flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Aksioni do të nisë të shtunën, më 16 shkurt, nga ora 10:00 në mëngjes, në mënyrë që 5-vjetori i pavarësisë të pritet me pamje të re.

Ky propozim nga autori i monumentit, Fisnik Ismaili, që të lyhet në këtë mënyrë dhe t’i ndryshojë pamja më 17 shkurt të çdo viti, i është paraqitur si kërkesë Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës qysh nga përvjetori i parë i pavarësisë, më 2009, por i është refuzuar vazhdimisht çdo vit, përfshirë edhe sivjet për përvjetorin, pa ndonjë arsye të veçantë, por gjithherë me prapavijë politike.

Sivjet Komisioni për organizimin e manifestimit të 5-vjetorit të Pavarësisë, i udhëhequr nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, mori vendim që ta ngjyroste monumentin NEWBORN sërish me ngjyrë të verdhë (dhe jo sikur e verdha origjinale), pa u konsultuar asnjëherë me autorin për qëllimin, simbolikën apo mirëmbajtjen e mirëfilltë të kësaj vepre, duke i mbuluar nënshkrimet e shumta të qytetarëve pa asnjëlloj sqarimi, dhe duke mos i përfillur të drejtat autoriale dhe implikimet legale që mund të shkaktojë ky veprim.

Prandaj, si reagim ndaj kësaj shkeljeje të rëndë, jo vetëm ndaj të drejtave autoriale, por edhe shprehjes së lirë, Fisnik Ismaili mori vendimin për ta ngjyrosur monumentin ashtu si është menduar që nga përvjetori i parë, pa miratimin e autoriteteve zyrtare, duke gjetur përkrahje të madhe nga qytetarët, të cilët do t’i bashkëngjiten kësaj nisme, që po vërehet nga reagimi masiv në Facebook dhe Twitter.

Ismaili sqaron se NEWBORN është një vepër, e cila i shërben secilit qytetar për t’u shprehur në të, në çfarëdo mënyre, qoftë edhe duke e ngjyrosur me ngjyra të tjera. Kështu, ngjyrosja me flamujt e shteteve që pranuan pavarësinë e Kosovës simbolizon mirënjohjen e qytetarëve ndaj këtyre vendeve, dhe njëherësh shërben si porosi, duke kërkuar nga shtetet e tjera të na njohin sa më shpejt.

Ai ka paralajmëruar se sot gjatë ditës do të njoftojë organet e rendit për këtë aktivitet.

 

Komente (10)

kurva 16.02.2013/21:06

mire

Lulii15.02.2013/23:36

Ne kete foto flamujshe per respect ..por e pari duhet te duket Flamuri i Kosoves ..a po ne mes te flamujve.

blerim15.02.2013/21:53

shum gjest i mir,bukur

Gazi15.02.2013/14:39

E kam nje keshille per komentuesin "Agimi"nese eshte shqiptar mesoje njehere vet shqipen e pastaj fol per "diskriminim" te gjuhes.

kerkus15.02.2013/14:12

mendoj se zotri Ismajli pamvarsisht se eshte ideator i ketij Monumenti kulturor apo artist, nuk ka te drejt te
veproj jasht ligjit ne kosove.
zoti ismaijli, ligji ashte shteti , dhe ti duhet ta respektojsh.
Nese ti vepron keshtu ateher kan te drejte edhe ideatoret e pavarsis si Presidenti rugova te bejn qka te dojn me pavarsin e kosoves .
Sepse mendoj se Rugoves i takon Autorsia e pavarsis , dhe sipas teje ti e ke autorsin e newbornit dhe tash po don me ba qka te duash me te qe nuk ashte e drejt.
Thaqit autorsia e luftes i takon zoteri , lufta ashte kry dhe tash me vdek njeri a?
Rri urt se te e fundit merre kete monoment e qo te shpija jote e ban qka duesh me ta.

Marre perty15.02.2013/14:11

Ti me nofken"MR GQ" pasi nuk po dashke ta festosh festen e pavarsise se Kosoves me 17 shkurt atehere festoje sot me 15 shkurt diten e shtetesise se serbis se me duket po e festojke kete dite.

Shqiponja15.02.2013/13:11

@Mendimtar shko ha pasul,o mfal harrova as pasule ne shpi skemi, duhet me e mbajt barkun grrep, se na ka rrjep qeveria. Me kone si ti shkoj e ndrroj edhe emrin. Balat brina skane, keshtu tregohen.

agimi15.02.2013/12:38

Monument diskriminus ndaj gjuhes Shqipe midis Prishtine 99 pergjin popullat qe flasin Shqip vendosin nje monumet me nje gjuhe huje hibride qe akom ka problem popullata qe flasin Anglisht me drejshkrim dhe mesim te shprehjeve gjuhes Angleze

MR GQ15.02.2013/12:16

Pas 5 vjet pamvarsi populli gjendet po ne te njejten pozit ku ishim para 5 vjetesh, e ksaj PDK,ja i thot SUKSES. Jo zotri Thaqi ksaj i thon KATASTROF me permasa SHATRRUSE per kombin Shiptar. Ne Diten e Pamvarsis un do REFUZOJ qdo festim the organizuar nga Qeveria Thaqi PDK. Ne pervjetorin e Pamvarsis ndjehem totalisht i braktisur dhe si shtetas i dores se Dyt. Qeveria Thaqi kujdeset per Rracen gjaja Superiore Serbe, ata i rahatojn e perkujdesen per ta, ne te njejten koh me Shiptaret nuk merret kush

Mendimtar15.02.2013/12:06

Normalisht qe nuk merr perkrahje kur e prish rendin "kushtetues" te Kosoves, TURP.

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CKryesisht me vranėsira
Shkup 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu