Në Kryesinë e PDK-së mund të futen edhe anëtarët e thjeshtë

Artikujt tjerė
- Dita Ndërkombëtare e Zgjedhjeve, Kosova me shumë sfida
- Hoxhaj: Përfundimi i dialogut, anëtarësimi i Kosovës në OKB
- PE miraton Rezolutën për Kosovën, kërkon njohjen e saj
- Përplasjet rreth BQK-së shtynë mbledhjen e Kuvendit
- Kuvendi shqyrton sot tetë projektligje
- MSA ia rrit buxheti Avokatit të Popullit
- Berisha: Kosova me simptoma të diktaturës
- PE voton rezolutat për Kosovën dhe Serbinë
- Komisioni për Legjislacion duhet të diskutojë zgjedhjen e Shalës
- Zgjerohet pista e hetimeve për vrasjen e Hamdi Sopës
Prishtinë, 7 janar - Partia Demokratike e Kosovës pritet ti përmbyllë brenda muajit procedurat e brendshme për konsolidimin e organeve të saj. Kjo parti, e cila do ti ketë katër nënkryetarë dhe 27 anëtarë të kryesisë, sipas koordinatorit të zgjedhjeve, Basri Musmurati, tashmë është duke u marrë me çështje teknike në mënyrë që të ftojë takimin e parë të Këshillit Drejtues i cili më pas do të votojë për anëtarët e Kryesisë.
Ne jemi duke u përgatitur që ta ftojmë mbledhjen e Këshillit Drejtues. Mirëpo janë 155 anëtarë dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre janë të rinj. Duhet të vëmë kontaktet e para me ta, kështu që po merremi me çështje teknike, pasi që jemi duke i mbledhur të gjithat të dhënat e tyre personale që janë të nevojshme dhe më pas të ftohet Këshilli Drejtues i partisë. Por kjo nuk pritet të ndodhë këtë javë pasi që ka shumë punë në këtë drejtim, ka treguar Musmurati. Duke mohuar se PDK-ja e ka të gatshme listën me emrat e nënkryetarëve dhe të anëtarëve të saj, Musmurati ka thënë se kandidat për anëtarë të Kryesisë mund të jenë edhe anëtarët e thjeshtë të partisë.
(Më gjerësisht dhe kush pritet të jetë anëtar Kryesie, lexoni sot në Koha Ditore)






