• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Qeveria përgatitet për riformatim

Publikuar: 07.02.2013 - 08:39

Prishtinë, 7 shkurt – Së shpejti ekzekutivi i vendit do t’i nënshtrohet një procesi riformatimi. Burime të gazetës kanë treguar të mërkurën se një vlerësim i performancës së anëtarëve të Kabinetit qeveritar është në proces dhe se javën e ardhshme do dihet më saktë se kush nga anëtarët e ekzekutivit do të shkojë në shtëpi.

Mundësia e riformatimit të shpejtë të Qeverisë i është komunikuar gazetës prej dy ministrash dhe një këshilltari të kryeministrit Hashim Thaçi.

Një ministër ka thënë se procesi i ndërrimeve në Kabinet do të ndodhë kur të bëhet emërimi i ministrit të ri të Financave, pozitë kjo e lënë bosh prej javësh, kur ka paraqitur dorëheqjen ministri Bedri Hamza, para se të konkurronte për postin e guvernatorit të Bankës Qendrore. Paralelisht këtij zhvillimi, ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, pati kaluar nga Koalicioni për Kosovë të Re (KKR) që e drejton Behgjet Pacolli, në Partinë Demokratike (PDK) të kryeministrit Thaçi. Për rezultat, dy partnerët e koalicionit janë në proces negocimi për të kompensuar këtë kalim me një ministri për subjektin që drejton Pacolli.



(Në cilat ministri priten ndryshime, cilat mund t’i udhëheqë AKR-ja, kur pritet takimi Thaçi –Pacolli për këtë rokadë, lexoni sot në Koha Ditore) 


Komente (1)

isufi07.02.2013/21:02

qeverija ma mire eshte te pregatitet per dorheqje

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell