Ramiqi rikthehet në politikë me Lëvizjen Islame Bashkohu

Artikujt tjerė
- Privatizimi do lë pa punë dy të tretat e të punësuarve në distribucion e miniera
- Punëtorë të ish-Gjykatës në Podujevë e fitojnë kontestin me Serbinë
- KEK-u e bëri muajin 34 dhe 36 ditë !
- KE: Thelbësore, çrrënjosja e korrupsionit
- KPM-ja nuk përfill vendimet e gjykatës për Naile Krasniqin
- ZRRE-ja tregon shkelje gjatë leximit të faturave nga KEK-u
- Gjini: Do e ndërrojmë këtë qeveri
- Sadria: Në qeveri demokratike ministrat si Besim Beqaj ecin
- Mbrojtja e Limajt: Procesi për rastin e MTPT-së po bëhet me falsifikime
- Vizat u refuzohen 60 për qind të kosovarëve
Prishtinë, 6 shkurt - Njëri nga politikanët më kontrovers të dekadës së fundit, Fuad Ramiqi dhe lëvizja e tij pro-islamike Bashkohu, duket se kanë vendosur të transformohen në parti politike. Madje kjo lëvizje, e cila u bë e njohur në opinion për protestat për shami dhe xhami, synon të përfaqësohet në Kuvend të Kosovës, shkruan portali Albinfo.
Lëvizja e Ramiqit i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ta regjistrojë si parti politike me emrin Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA). Ramiqi do të jetë kryetar i kësaj partie politike, e cila do të garojë në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa zëvendës i tij do të jetë Arsim Krasniqi.
Mirëpo as ky i fundit e as Ramiqi nuk kanë dashur të flasin për mediumet e Prishtinës për këtë transformim nga lëvizja në parti politike.
Ramiqi ka qenë një prej themeluesve të partisë së Drejtësisë, por e braktisi, ndërsa para vitit 2010 ka qenë në LDK.
Para luftës së Kosovës Ramiqi ishte ish-epror në Ushtrinë-Jugosllave, ndërsa më pastaj edhe oficer i lartë në luftën e Bosnjës, kurse më pas është angazhuar edhe si pjesëtar i FARK-ut në Tiranë.
Dy vjet më parë ai u zu nga forcat izraelite në një anije turke, që ishte duke dërguar mallra dhe ushqime për popullin palestinez në Gazë.


agim miftari07.02.2013/10:56
Kjo eshte dasht te behet me heret se populli eshte ka vune shume prej ketyre politikaj qe ikemi sot.brravo suat jemi me ty e gjith kosova jemi me ty qdo musliman kosovar eshte me ty ti rrezojm kto laika qe i kemi ne kry.gezohemi qe jemi musliman edhe veq ka lindja do shkojme,eke voten e gjith kosoves.

Skenderi07.02.2013/09:53
Pajtohemi plotesisht me mendimin e zt. Gerguri veq dashta zte shtoiesht rrezik shum i madh se kjo parti do te mer permasa te mdha. Shkak esht kjo qeveri se ia ka zen frymen popullit.Kjo parti do te finanecohet shume nga shtetet nyslimane pate keq,por ket parti do e financojn edhe shtetet te cilat nuk ia duajn te miren kosoves vetem e vetem qe Kosoven ta paraqesin si nji shtet FUNDEMENTALIST,dhe kojo kosoves do i kushton shume.

Gezim Gerguri07.02.2013/09:10
Eshte shqetesuse qe shume politikane jane por lindjes,per shkake te fes Islame.
Sa i per kete F.RAMIQIT, Ky person ka te kaluaren shume te dyshimte,se ky person eshte SERB mysliman Boshjak dhe eshte themelus i Vehabizmit Islamik ne Kosove.







Okambo12.02.2013/20:43
Besa qysh e ka nisë ky far ramiqi ka me futë Hamsin palestinez ne parlament, per shkak se nuk ka kush ja ndalë turrin.