• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Përplasje rreth kompetencave për pastrimin e parave

Publikuar: 06.02.2013 - 20:14

Prishtinë, 6 shkurt - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës mezi është tubuar për të nisur mbledhjen e radhës të mërkurën.

Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, më saktë neni 3 i këtij ligji ka zënë vendin kryesor në diskutimin e anëtarëve të komisionit.

Për nenin 3, rishtazi, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit, kishte kërkuar që të mos preket, duke bërë kështu që kompetencat për rastet e pastrimit të parave t’i mbante Prokuroria Speciale.

Deputeti Latif Gashi ka thekuar se EULEX-i për 3 vjet ka trajtuar vetëm dy raste të tilla dhe se përfaqësuesi i BE-së, Zhbogar, në letrën e tij dërguar kryetarit Krasniqi nuk e ka arsyetuar fare kërkesën e tij.

Deputeti Sali Asllanaj, ndërkaq, ka thënë se letra e Zhbogarit duhet të merret me seriozitet.

Kryetarja e Komisionit, Safete Hadërgjonaj, me pajtimin e anëtarëve të komisionit, ka marrë vendim që ky nen të anashkalohet për këtë mbledhje dhe për të diskutohet në mbledhjen e së premtes.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 36°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell