• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Gruas dhe dy vajzave të Sopës, nga 30 ditë paraburgim

Publikuar: 06.02.2013 - 12:57

Prishtinë, 6 shkurt – (E plotësuar) Nga 30 ditë paraburgim iu është caktuar gruas dhe dy vajzave të të ndjerit Hamdi Sopa, raporton KTV-ja. Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore, departamenti për krime të rënda,  ka vendosur pro kërkesës së prokurorit, Blerim Isufaj.

Por, avokati mbrojtës i T.Sopës, gruas së Hamdiut, ka thënë se Isufaj nuk ka arritur në seacnë që të vërtetojë në mënyrë të artikuluar dyshimin e bazuar. Florin Vertopi ka shtuar se në bazë të Kodit të ri të Procedurës Penale, prokurori është i detyruar të paraqesë provat materiale detajisht edhe në seancën për caktimin e masës së paraburgimit, gjë të cilën prokurori nuk e ka bërë.

“Klientja ime e ka kundërshtuar kërkesën për caktim të paraburgimit dhe dyshimin e bazuar për të cilin prokurori thirret. Që të tria nuk e pranojnë kryerjen e kësaj vepre penale, për të cilën prokurori pretendon se e kanë kryer”, ka thënë Vertopi.

I pyetur se cili është versioni i tyre i ngjarjes, Vertopi nuk ka pranuar të flasë, me arsyetimin se po i dëmton hetimet. Por, ai nuk ka mundur as të thotë nëse ato qëndrojnë prapa deklarimit se Hamdi Sopa ka kryer vetëvrasje. Ndërkaq, në bazë të aktvendimit për zhvillimin e hetimeve, tani për tani nuk ka persona të tjerë të dyshuar, pos gruas dhe dy vajzave, A.Sopa dhe E.Sopa.


Gruaja dhe vajzat mohojnë vrasjen e Hamdi Sopës

Prishtinë, 6 shkurt - 09:01 - Vajza e madhe e të ndjerit Hamdi Sopa qante pa ndalur të mërkurën në Teatrin Kombëtar gjatë   komemoracionit.

Ndryshe dukeshin dy vajzat e tjera dhe bashkëshortja e të ndjerit, të cilat prej së hënës janë në paraburgim si të dyshuara për vrasjen dhe hedhjen e trupit nga ballkoni i katit të nëntë në Prishtinë.

Vajza e madhe është e lirë dhe nuk është e dyshuar për përfshirje në vrasjen e të atit, derisa dy motrat e tjera po, së bashku me të ëmën.

Profesoresha universitare T. Sopa ka mohuar edhe të martën se ka vrarë burrin e saj Hamdi Sopa. Këtë e kanë mohuar edhe vajzat e tij, A dhe E. Sopa, të cilat tek të mërkurën do të dërgohen në Gjykatë në seancë për caktim të paraburgimit sipas kërkesës së prokurorit Blerim Isufaj.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)  

Komente (12)

Vlera06.02.2013/13:50

Kush ben krim nuk qan

hudi06.02.2013/13:32

te gjith ju qe po e komentoni ket ngjarje te dhimbshme eshte mire me i kqyr secili punt e veta, se ky i ndjer ndoshta e ka ende diken qe e prekin kto komente te pa nevojshme.

Septiku06.02.2013/13:24

I leht i qoht dheu i atdheut te te ndjerit sopa e denimi me i larte i ati apo atyre qe e krey kete akte mizor.Nje plak me ka then se se ska femij qe ngreh dore ndaj prindit,andaj hetuesit duhet qe separi ta verifikojn ADNen e vajzave te dyshuara e pastaj te vazhdojn hetimet.

Les Miserables06.02.2013/13:13

Me se shumti po me nevrikosin ata qe kinse po befasohen me katandisjen morale te popullit. shtiren kinse keso tragjedish nuk kane ndodhur kurree gati cdo i dyti e mban mend ndonje rast ne familjen e gjere apo te ngushte ku jane ... re e prere per pune te hises, te gruas, te vajzes, te nuses, te tokes... Shqiptaret nuk jane ndryshe prej popujve te tjere gjithnje ka pasur dhe do te kete lakmitare, hajna, te ... e te paskrupullt. E verteta eshte qe tek popujt e tjere keto personazhe jane ne margjinat e shoqerise. Tek ne, keta njerez kane pushtetin politik, ekonomik dhe kulturor. Hajna ka edhe Britania, porse ata jetojne neper paralagje e skuta tek ne, ata jane ministra, drejtore, profesore e shefa te partive. Kjo na ben neve shume me tragjike se te tjeret. Andaj, mos vajtoni mbi popullin. Ai zakonisht e fiton ate qe e meriton. Lirine e pasluftes e shfrytezuam per pafytyresi e pamoralitet. Sot e tutje do t'i pesojme goditjet e papergjegjesise sone shumevjecare. Behuni te forte.

KADIA06.02.2013/10:53

O komentus nese munde ta ndihmeoni drejtesin ne Kosove ndihmeone.Disa komentus i fajsojne vajzat e Sopes per ... sje disa qeverine per te palarat e saje por keto jane vetem spekullime.Hetuesia duhet ta kryje punen ne menyre profesionale pa qene te ndikuem nga askush dhe fajtori te denoht pa marre parasysh kush eshte ai

NDOSHTA KJO NDOSHTA AJO06.02.2013/10:49

BESA AS NJANA NI PUNE QE SHIFET KALLAUZ NUKE DONE TE MJERT NA E MJER KOSOVA

Hasha06.02.2013/10:44

E more Shemi, mos te vjen merzi per ate qka ka shkru LiSi, se kadaldale do te dihet krejt kush qka ka ba, por permomentin eshte keshtu si eshte per shkak te asaj thenje "vakti e ha kashten", e ti vazhdo boni qef veti...

SHEMI06.02.2013/10:30

E more ti pseudonimi LISI, po i verber koke nga mendja. Mos qenke ti ndonje hetues i profilive te renda qe e paske nxjerr ket perfundim te hetimive tua shkurtpamese se gjoja SHIKu e paska ... .Duhet te pajtohesh ti dhe shume tjere se PDK do te qeverise edhe shume gjat gjat ket vend. KLM.......

diaspora06.02.2013/10:20

un edhe pa qen ne kosove elere ma ata ekspertat duhet te din te verteten shum kam bindje qe ato e kan myt baben e vet se ne kosove mos harroni per 100 euro e vret edhe ska turp ne kosove 90 jan njerz me interes

LiSi06.02.2013/09:47

profesoresha edhe vajzat e saj duhet ta tregojn te verteten mos te ngurrojn
se ketu vetem shiku e ka hudh nga ballkoni vetem e vetem per mos ti tregoj te palarat e qeveris ... are.Turpiiii i kti populli i kti shteti ma te ri ne bot asht qeveria .Turp Turp

Edonos06.02.2013/09:29

Ndoshta kjo lexoje tekstin me vemendje disa here se nuk e paske kuptu. E mos shkruj kote se kush eshte e kush nuk eshte krim berja.

ndoshta kjo06.02.2013/09:08

Shife shife, qfar ideologjie veq se ka qajtur ajo nuk mund tjet krim bérja, po pikirisht une dyshoj qé mund té jet ajo e involvume né krim, se kaqajtur nga pendimi????

1000  Karaktere
Prishtinė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 29°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell