• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Reforma e gatshme para shtatorit, nëse ka vullnet politik

Publikuar: 06.02.2013 - 08:44



Prishtinë, 6 janar - Arritja e marrëveshjes ndërmjet partive politike që Kosova të mbetet një zonë zgjedhore është parë si hap i rëndësishëm për reformën zgjedhore e cila, sipas deputetit të LDK-së, Haki Demolli, që e kishte udhëhequr Komisionin për Reformën Zgjedhore, pritet të përfundojë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Duke kujtuar çështjet të cilat kanë mbetur të hapura për sa i përket sistemit zgjedhor për të cilat komisioni përkatës nuk kishte mundur t’i zgjidhte për më shumë se dy vjet, deputeti Demolli ka theksuar se përcaktimi për zonën zgjedhore është një çështje shumë e rëndësishme, pasi komisioni nuk kishte ofruar zgjidhje për këtë.

Deputeti i PDK-së, Behar Selimi, i cili ishte anëtar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, duke komentuar marrëveshjen e liderëve të partive politike që Kosova të mbetet një zonë zgjedhore, ka deklaruar se nëse çdo gjë e përcjell vullnetin e mirë politik që ka filluar të manifestohet në mes të liderëve politikë, atëherë Kosova mund të jetë e gatshme për zgjedhje nacionale maksimalisht në fund të vitit të ardhshëm. Ndryshe mendojnë në lëvizjen “Vetëvendosje”.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore.) 

Komente (1)

aliu06.02.2013/10:03

Nuk ka zgjedhje me keta njerz qi deri me tani kan qen ne krye te politikes kosovare dhe pretendojn te jen,kosova po zhytet e dhe dot zhytet edhe ma thell ne probleme kta po e shohin edhe nderkomtaret po tash pona ngushllojn me fjalet hajt bac tu rrit menja.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell