• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shqiptarët në Chicago shënojnë 5-vjetorin e pavarësisë

Publikuar: 03.02.2013 - 20:26

Chicago, 3 shkurt - Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois, me seli në Chicago, me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të organizojë dy aktivitete. Në komunikatën për mediume thuhet se aktiviteti i parë do të jetë ngritja e flamurit të Kosovës në qendër të Chicagos, më 15 mars, i cili do të valojë deri të dielën, më 17 shkurt, kur do të mbahet edhe një program i shkurtër kulturor-artistik.

Më 16 shkurt, ndërkaq, do të organizohet një mbrëmje festive, ku do të paraqiten këngëtarët Yllka Kuçi, Rovena Stefa dhe Ismet Bexheti.

Ju faleminderit,

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu