• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Presidentja Jahjaga u kthye nga vizita në Gjermani

Publikuar: 03.02.2013 - 19:59

Prishtinë, 3 shkurt - Presidentja Atifete Jahjaga u kthye sot nga vizita në München të Gjermanisë, ku mori pjesë në Konferencën e 49-të për Siguri.Gjatë pjesëmarrjes në konferencë, në të cilën ishin edhe shumë liderë shtetesh dhe personalitete të shquara nga e gjithë bota, presidentja e Kosovës zhvilloi një varg takimesh të rëndësishme.

Jahjaga zhvilloi një takim me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joseph Biden, me të cilin diskutoi një varg çështjesh të rëndësishme. Ajo bashkëbisedoi me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer, sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, kongresisten amerikane dhe drejtoreshë e Qendrës Woodrow Wilson, Jane Harman, ish-zëvendësndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan.

Po kështu, zonja Jahjaga zhvilloi takime edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Llajçak, Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, ministrin e punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë, pjesëmarrës në këtë konferencë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°C
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu