Të martën hapen tri tema në dialogun Beograd-Prishtinë

Artikujt tjerė
- Qeveria të kushtëzojë marrëveshjet me Serbinë
- Shpërthim i fuqishëm në veri, nuk ka të lënduar
- Sindikata e KEK-ut: Na rritni pagat, ose...
- Ruajtja nga hajnia zvarrit prokurimin e barnave?
- Shqiptarët në Chicago shënojnë 5-vjetorin e pavarësisë
- VV: Bisedimet pa kushte e bëjnë Serbinë edhe më të keqe
- Presidentja Jahjaga u kthye nga vizita në Gjermani
- Të martën hapen tri tema në dialogun Beograd-Prishtinë
- PDK-ja hesht për shpenzimet e konventës zgjedhore
- Zëvendësministri Petroviq, në mëngjesin e lutjeve te Obama
Beograd, 3 shkurt - Rundi i ri i dialogut teknik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel do të vazhdojë të martën, më 5 shkurt, i deklaroi agjencisë serbe Tanjug shefi i ekipit teknik serb për negociata, Dejan Paviqeviq. Temë do të jetë aranzhmani teknik lidhur me oficerët për lidhje (ambasadorët) ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kurse paralelisht me këtë do të hapen edhe temat e ardhshme në dialog telekomunikacioni dhe energjetika, deklaroi Paviqeviq.
Prishtina tashmë ka caktuar ambasadorin e saj Lulzim Peci për shef të zyrës së Kosovës në Beograd, kurse sipas disa paralajmërimeve të mëhershme, pikërisht Paviqeviq do të duhej të emërohej oficer serb i ndërlidhjes në Prishtinë.







