Paratë e diasporës eksportohen në Serbi

Artikujt tjerė
- Ska aktakuzë të re ndaj kryetarit dhe pesë zyrtarëve të Prizrenit
- Mandati i deputetit:Të votojë për, kundër ose të abstenojë
- Kuvendi sot kujton Ukshin Hotin
- Spanja pret Serbinë për ta njohur Kosovën
- Sot vazhdimi i procesit kundër Limajt për rastin MTPT
- Vazhdojnë bisedimet për çështje teknike
- Zgjedhjet lokale me apo pa reformë zgjedhore
- Westerwelle viziton të hënën Beogradin e Prishtinën
- Serbët e Gjakovës kërkojnë të vërtetën për krimet!
- PSHDK-ja kërkon depolitizim të ambasadave dhe përmirësim imazhi
Prishtinë, 3 shkurt - Një pjesë e madhe e dërgesave të diasporës për familjarët e tyre në Kosovë, shkon në Serbi përmes konsumit të produkteve serbe që kosovarët vazhdojnë ti blejnë me të madhe. Mbi 400 milionë euro vlerësohet të jenë mesatarisht remitenca në vit, kurse më shumë se gjysma e kësaj shume, mbi 250 milionë euro gjatë një viti shkojnë para kesh në Serbi nga blerja e produkteve serbe, shkruan gazeta Zëri.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, përqindja e importit nga Serbia ka shënuar rritje përkundër thirrjeve që të mos blihen prodhimet nga Serbia. Në vitin 2012, vlera e importit të mallrave serbe është afro 250 milionë euro, 3 për qind më shumë sesa në vitin paraprak, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës.
Ndërkohë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) flasin për një rritje të remitencave gjatë vitit 2012, krahasuar me vitin paraprak. Dërgesat e kosovarëve në nëntëmujorin e parë të 2012-ës, sipas Besnik Kadës nga BQK-ja, kapin shumën e 436.7 milionë euro, krahasuar me 428.2 milionë në të njëjtën periudhë të vitit 2011. Përqindjen më të madhe të këtyre dërgesave kosovarët e shpenzojnë në konsum. Ndërsa duke iu referuar asaj, se në Kosovë konsumohen në shumicë produktet serbe, i bie se përqindja më e madhe e parave nga diaspora shkojnë në Serbi. Lumir Abdixhiku, nga instituti RIINVEST tha se, shuma e parave që marrim nga diaspora është ekuivalente me shumën e parave që i japim për produkte serbe.
Eksperti për ekonomi, Muhamet Sadiku, ka thënë se produktet serbe tashmë kanë lëshuar rrënjë në Kosovë, por fajtor për këtë e bën edhe cilësinë jo të mirë të prodhuesit vendor. Ekziston një prapavijë historike e konsumit të produkteve serbe, në këtë aspekt janë krijuar edhe preferenca me vite të tëra.
Arsyet tjera kryesisht ndërlidhen me nivelin e zhvillimit të sektorit të prodhuesve në vend. Kosova ende nuk është në gjendje as për afërmi ti plotësojë nevojat në sektorin prodhues, dhe kjo ka bërë që të krijohet një varësi e madhe nga importi në përgjithësi, ka thënë Sadiku. Ky trend i kësaj varësie ndaj produkteve serbe, sipas Sadikut, do të vazhdojë edhe më tutje.
Sipas tij, kemi nevojë edhe për një nacionalizëm ekonomik, por me rëndësi vazhdon ai, është që krahas një nacionalizmi ekonomik të forcohet edhe sektori privat. Kosova nuk është në gjendje të eksportojë as deri në 4 milionë euro në vit, ndërsa importon deri në 180 milionë. Po ashtu vlerësohet se importi nga pjesa e veriut ilegal është rreth 150 milionë, pra një situatë tejet e padurueshme, ka përfunduar Sadiku.


mesuesja 04.02.2013/13:25
edhe une jam me ju ,se fajet i ka populli se na duhet me i edukue edhe femijet ne djepe qe prodhimet e serbite jan te pa besa kurr nuk i dihet ati pisi se qka ka mbrenda produktit .

Izber Pasjaqa04.02.2013/08:40
Diskriminimi i diaspores po behet ne shume forma,Se pari kur diaspora hyn ne kufijt e kosoves duhet te paduaj nga 60 eu plaqk qe po hyn ne shtetin e vet,gjeje per sigurim kerri.Po ato kerre jane te siguruara nga shteti qe vjen dhe bile edhe kasko.,Se dyti diaspora ska kurfar perkrahje nga shteti as ne hapjen e shkllave per mesim ne gjuhen amtar,po flas per shtet nordike qe ska kurfar organizimi ,po ashtu parat qe dergohen per familjaret tregtaret biznismet shqiptar te gjitha i qojn ne serbi dhe atyre per fat te keq nuk u intereson asgje vete pasuria bile po te pyeten ata do bashkohen prap me serbi.Po ashtu mergata eshte e pa bahe hesap dhe ska kurfar kujdesi kur shkojn ne institucione per rregullimte dokumenteve dhe shiqohen si te huaj.Pra kjo eshte nje injorim.Po shiqoni se qbejn shtet fshqinje per mergatat e tyre ku i kane.Kane perparesi ne qdo vend ku shkojn dhe priten e percillen ne menyre te organizuar.bile edhe ftohen ne komuna dhe mbahen programe e dreka te perbashketa.Pra ftoj qeverin qe ti kete keto dobesi parasysh dhe ti largoi sa me shpejt ato te keqia nga progamisi psh.plaqken ne kufi ,kujdes me parat te mbesin ne Kosove dhe ndihma e mergates per ta ruajt identitetin kombetar.si dhe angazhimi per mesim plotesues ne qdo vend ku ka shqiptar.

Genci03.02.2013/14:03
Nuk eshte vetem produktet e ndryshme qe shqiptaret i blejn prej serbis,eshte edhe muziken e tyre e ndegjojn,po me vjen shum inat se ende skam pa as ndegju qe serbet ndegjojn muziken shqipe e mos te flasim per konsumimin e produkteve shqiptare

besi03.02.2013/13:54
Te gjithe mallrat qe vijne nga serbia thuaja perqindjen me te madhe te tyre qe hyjne ne kosove eshte bosi Ramiz Kelmendi qe populli shqipetar i ben aq shum respekt dhe nder sikurse te ishte ndonji pejngamber , ky kuptohet qe e ka lidhjen edhe me qeveri te horrave por qka ti bejsh qe ka qellue pobull shum i lig edhe gjithmon kur disa shkollovanave populli ju ka bere nder me shum ata e kan trathtuar psh rasti me ket ramiz agen A po jua merr mendja ju te pdk qe kjo qeveri qka eshte ka ben eshte ne rregull kurse vv e ka pas gabim kur bejshin protest ore koketula qe nuk po dini me mendue asgje per te mire te kosoves .

agimi03.02.2013/13:49
Po jo veq qe blejn mall po edhe prona te shkive ku u knaqen shkijet miljon e shqiptret marun tu punu edhe matrijal ndertimi qe eshte ne dobesi qe ndertojn shtepia pa plane dhe hudhin para kote qe perfitojn serbia

agroni03.02.2013/13:49
nuk ka prodhim vendor ose shqipter qe e mbulon tregun kosovar gjithe kosova dhe shqiprija nvaren nga prodhimet e jashtme. nese mbesim me prodhime vendore do te zhbrazen gjithé marketet ose qmimet do te jen shum te nalta qé qytetert nuk munden me i perballu

ETC03.02.2013/13:33
o populli shqipetar, mesohu njihere per gjithemon te mos ta hash buken e armikut shekullor, mesohu. Shikoni ne ETC Ekonomski Tergovaqki Centar eshte kjo komplet e serbise! dhe perfaqesues per kosove eshte depoteti ne kuvendin e RK, Z, Kelmendi, miljoneri "shqiptar" Zgjohu o popull nga gjumi e shikoj artikujt se nga po vin, ne qdo artikull eshte shenuar prejardhja e atij artikulli. e leni llafet se kush nuk na ka faj qe ne i blejme dhe pasojat doti bartim vet, secili qe i blen ata artikuj, por jemi analfabet dhe ja hudhim fajin gjithemon tjeter kujt, edhe shteti ka faj dihet, se skemi shtet, por mos i bleni e shihet mandej.

Arberi03.02.2013/13:30
Kompanit Serbe kane filluar ta paketojne mallin me paketim te ri, kinse te Kroacise e Bosnjes, edhe kjo do te zgjas disa vite! Hajt se ne i hajme foret!

Hilmosi03.02.2013/13:23
Serbia para lufte shktarroj e plaqkiti ndermarrjet publike, e pastaj gjte luftes edhe ekonomin familjare e dogji me qindra e mija shtepi etj.
Perkunder te gjithave te kqijave qe Serbia i bere Kosoves, ne po ja kthejme me te mire!
Materjalet ndertimore pere shtepit e djegura te gjitha i iportuam nga Serbia
dhe paisej te shtepise,gjerat ushqimore, shendetsore.Mungesen e uros Serbia e mbulon nga KosovaTranzit, VIASERBIA dhe me e keqja ne pjesen veriore edhe pa dogane 2 here minus.
Ktu eshte i gjithe problemi dhe ndjenja edhe me teje kolenjale e Serbis, dhe ketu qendron miti mbi Kosoven serbe, se as i kishave as i manastireve te renovuara she te perfituara nga e kaluara e hershme e shqiptarve. Po te kishte qevereia nje vision te qarte strategjik te zhvillimit ekonomik dhe tregtare, me nje grup ekspertesh te ekonomis me veprime afateshkurta dhe afetegjate, duke vepruar kunder mvarsis ekonomikekoleniale te Serbis.
Deri sa edhe buka eshte e varur nga Serbia, pere momentin klinjalizimi...

Shpend03.02.2013/13:19
Pasi qe na perjashtuan nga puna, na helmuan me shume se 7000 fimije, na debuan mbi nje milion, na ... ne mbi dymbedhjet mije gra, femije, dhe bura, na dhunuan mbi njezetemije motra dhe nana, na shkrumuan me qindra fshatra, dhe ne mesin e ketyre komentuesve gjene arsyetime se mallrat serbe jane te lira. Po me kete mentalitet, ky popull ende nuk e ka mare çmimin perfundimtar, ate do ta mare pas 20 vitesh, permes shendeti te rreneuar kombetar, qe eshte metoda me shkatruese serbe.

patrioti me zemer te thyer03.02.2013/13:14
E tani ankoheni se nuk po ka pune, po pse me punu kur ju vijn paret e gatshme e pastaj qe e kam cekur njemijhere me moralin,krenarin dhe edukimin e ulet gjitha keto para i sjellim te armiku shekullore qe qindra vite u mundua te na shkaterroje dhe zhduke nga kjo bote ne e forcojme ekonomikisht dhe me parat tona e lejojme te na krijojne probleme perseri, kurse vetit damin se pari se ushqime jane te helmuara,kancerogjene, te skaduara dhe zote e di cfare kane mbrenda krijojne lloje lloje smundje ne KS dhe pastaj perseri perdorin ilaqe te skaduara te serbis per tja shkaktuar veten jeten edhe ma shume, se para do kohe pate shkuar se populli KS jane populli qe jetojne mas pakti pra krejt kjo eshte nga vetedija dhe morali i ulet i trasheguar nga komunistet e KS

Atdhe Bicaku03.02.2013/13:11
Kjo dukuri e ka zanafillen me shume se 20 vite.
Republika e Kosoves edhe para 20 viteve nuk e ka sigurua buken nga toka e vet, mirpo Qumshtin dhe prodhimet nga qumshti i ka pas,Vezet dhe mishin, ndersa keto 20 vitet e fundit cdo dite ne Serbistan shkonin nga 2 miljon DM.e tani po aq Euro.
Serbia e pohonte se fitimi nga Aeroporti i Prishtines gjegjsisht i Sllatines ishte 6 miljon DM,ndersa nga PTT dyfish me shume.Nga Elektroekonomia poashtu..
Nuk duhet me ken Matemacient i forte me be kalkulimin dhe del se Ne vet e kemi financua roberin.
Kur te gjitha ketyre ua shtojm devalvimin monetar nga banka e Serbistanit automatikisht vlera e DM u pergjysmonte.
Ate gje qe e ke bler ne mengjes me kundervleren e 5 DM ne mbrembje eshte dashur te kesh dyfishin e dinarit e here here edhe trefishin.
Kete dukuri veteshkatrruse nuk mundetkjo qeveri e brisht ta ndaloj.
Por Populli nese done ben pa problem.
Ataturku ka then"Nuk ka Popull te roberuar,Por ka Popull qe Vet e pranon roberimin."

plaku.fr03.02.2013/13:06
pse po folni pa lidhje pash zotin po vetne fukarajen e qe jan ma teper se gjysma e popullsis se cilat produkte jan me te lira ne treg serbija para dy vite boni embargo vet dhe nuk lejonte te futej mielli ne kosov a ju kujtohet qe nga 25 euro u ba 80 euro 100 kilogram dmth 300 hypi qmimi i bukes e me ket rast esht dasht qe qeveria e kosoves te jap doreheqje meniher se 80 euro esht penzioni eshte njesoj sikur ne zvicerr te kushtoj 4 mi franga nje penzion 100 kilogram miell e mos krutikoni pa lidhje ju disa qe i keni punt mir e jetoni jasht kosoves se fukarajen e qon zori ne der te hasmit o njerz edhe tani nuk esht tragjike se lufta e e dyt botrore 10 milion viktima nga gjermanija e prap te gjitha shtete bejn tregti me gjermanin se kan nevoj edhe polakt edhe hebrejt e te gjith po lene fukarajen me halle te veta se po na e bllokon vet serbija importin e po na shtrejtohen qmimet 1000 e fukaraja tani net bojn vet ... sje.........

Komentimi03.02.2013/13:03
Prodhime vendore, prodhime vendore ... Po ku po i shihni ato prodhime vendore. Ku me i pa kur nuk ka. Edhe nëse ka janë të një cilësie katastrofale të dobët, kurse çmimi i njejtë si ato që vijnë nga Sllovenia. Pse nuk rezononi arsyeshëm dhe për të thënë se Kosova nuk ka ekonomi të mirëfillt për t'i konkuruar rajonit dhe as që ka me pas me këtë qeverisje në vend. Ligjet ekonomike veprojnë pavarësisht dëshirës së disa patriotave me bateria. Edhe importuesit imoprtojnë mall ku e shohin se e kanë levërdinë më të madhe pasi askush nuk është i krisur për ti mëshuar murit me kokë. Edhe një gjë askush nuk pyet se a i kontrollon dikush këto mallra se a kanë cilësinë e duhur, si ato që prodhohen në Kosovë ashtu edhe ato që hyjnë nga vendet tjera.

ekrem03.02.2013/13:00
po qka thoni o komentus ne kem ne luft me serbi na ... n e gjithqka nakan ba edhe shqiptart mas njemuj te gjith voziten per serbi domethen kjo ne nuk jemi atedhetar.kapas rrug tjera boll,edhe per ushqime ma para e blen te serbis se sa te kosoves..a ne serbi qet qka i ... jn i marojn sallama e i shesin ne kosov..ne jemi popull fanatik,

adnani03.02.2013/12:59
Shiptaret din mas miri me shit mend.Janë papuntor dhe kan qef tjeterkon ta msojn se si duhet te veprohet.Shiptaret nga Kosova msojn ata te diaspores mos te udhtojn neper Serbi e kurse kta i mesojn mos te blen mall te Serbis.
Ma se miri secili ta mson vetveten e te bahen te vetedijshem as malli i Sebis most te konsumohet e as rruga e Serbit mos te shkilet.Per nje qellim duhet sakrifica e te gjithve e jo vetem prej ati qe kem na ta mesojm.

Ahmet Murati03.02.2013/12:31
Fatkeqësisht ka ende shqiptarë apo të themi shqipëfolës që pohojnë me gojë të plotë se me produktet serbe s'ka. Në vend që të bëhej një konglomeratë ekononomike Kosova, Shqipëria e ca shtete tjera që të shkëmbenin mallra dhe shërbime këta tanët si Ramiz Kelmendi i Elkosit i drejton duart te fabrika serbe. Fakeqësisht, ka ca persona që thonë madje pa produkte serbe nuk mund të jetojë, rast konkret ca keksa Plazma e unë ia kam kthyer, "më falni si po jetuaka unë pa plazma qe 16 vite".

gezimi03.02.2013/12:22
pse mos mi mor te serbis kur keta qe jane ne pushtet nuk po e zbatojne reciproritettin spo di kush duhet me kan ma i meqem tash pushteti apo populli ......

gipa03.02.2013/12:18
Populli eshte fajtor per blerjen e mallit serb. Ne nuke kemi ndenja kombtare vetem e kemi gojen e madhe...

hhysi03.02.2013/12:13
Mekatinë e bajka diaspora që judergonë paratë tashë e tutje asë një contë perë kosovë, e ta cofimë serbinë.

hajdar shtimja03.02.2013/12:12
Qe te mos i dojme produktet e huaja duhet si popull te punojme per vetveten ma shume ta njohim veten ma shume se lehte ashte me kritiku por qka kontribova une.Eshte mir qe ta bajme nje servis te madh ne motorin ton qe te ecim sa ma mir etjerat tani jane pune interesi por te perkoshme.

luani03.02.2013/11:57
Shkau na prejti na kalli .me vite ,na perdorim plus .mallra te tyre, m me te vertet ksaj pune i thojn marri qitu duhet me dit seneve na mungojn do drasa ne kry? Se nuk patem tjera produkte per me perdor po veq serbe .!

Xhevdeti03.02.2013/11:50
Investon or popull sa me shume ne forcimin e shtetit te Serbise,se pak na ka bere Serbija ne shekuj e posaqerisht ne luften e fundit.

TAFA03.02.2013/11:48
PO ME PASE MALLE NE KOSOVE DHE ME QMIME MA TE FAVORSHME KERKUSH NUK ESHTE BUDALL ME BLE NE SERBI

Islami03.02.2013/11:45
Po normal që Shteti i ka fajet, gjithkund në botë Populli e blen aty ku gjen ma lirë, ndërsa obligim i qeverisë ësht që të qesin tatime mbi ato mallra që hyjn prej jashtit, dhe lirimin e tyre prodhimeve vendore!
Ndërsa në Kosovë me kët qeveri ndodhë e kundërta.

refki03.02.2013/11:44
Jam shofer kamioni edhe tan vitin e kaluar kemi ba transport nga serbia ne kosov nje ngarkes e kam pas nga kosova per serbi edhe ate me leter te vjeter 3dit i kam hup neper dogana jo duhet kjo jo kjo .Kur ngarkoim ne serbi per kosov ste pyet kush se qka ke te ngarkuar dhe ku psh kolega im nga nje firm ne kosov ka pas plot kamionin me kokakola me afat te skaduar e ka lajmru ne kufi doganen edhe asgje ska ndodh.Nuk i ka fajet populli se popullit qka ti sjell ne market ata ka me ble hyn ne ETC komplet mall serb sepse ashtu i konvenon qeveris e hyn ren neper marketa tjer bjer mall na vendet tjera jo nga serbia ai ka mu shit.

agim bunjaku03.02.2013/11:42
ketu patriotat e vjedhin shtetin dhe patriotat i ndihmojn shkjaut te zhvillohet ekonomikisht.shkau ashtu e forcon policin dhe ushtron terror ne luginen e presheves.shkavellia ma se shumti eksporton ne kosove sepse shqipetaret nuk kan kurfar vetdije. secilli nisnu nga vetvetja dhe bojkotoni produktet e armikut shekullor.shkjau perpara vdes uni se e blen produktin shqipetar

gjilani03.02.2013/11:30
qudi, ivetmi popull ne bote jemi ne shqiptaret qe ushqimin e blejme nga armiku! Na ... ne na masakruan dashten te na zhdukin nga faqja e dheut keta serb e ne e blejme ushqimin nga po keta serb! Doti shohim pasojat e zhdukjes graduale te popullit shqipetar. Jemi populli ma i dobet ne rruzullin tokesor! Gjeresa qeveritaret tan bejne biznis me serbet dhe fitojne miliona. Haj kuku per ne, haj qe nuk po e shofim se qka na ndodhe!

gazii franc03.02.2013/11:26
nuk ka faj shteti ketu ketu ka faj populli qe jemi trullue se n i kan thojm jo jan keto ma te mir nje shembull shkoni ne kroaci dhe shiqioni atje se qysh perdoren senet serrbe se nuk desim as na me prodhime tonat e edhe kemi tjetr kun ku i marum sent qe i blejm peri serrbis po na i dojna ma shum te hujn se tonen

Majonezi Polimark03.02.2013/11:21
Une po t'isha n'vend te Jeremiqit, UNMIKut e greqise, Kosoves do t'ja ndaloja krejt prodhimin e edhe eksportimin e mallrave prej shteteve tjera, sepse Serbia duhet te forcohet me financa, kurse Shqiptaret qe dijne vetem te hajne jane rrezik potencial per Maqedonine, Serbine e greqine.

shala e bajgores03.02.2013/11:03
Po me dashte Shteti kjo pune eshte shume e lehte po kta jane importuesit me te mdhenje se une cilit tju kisha gjete malle te serrbis e kisha konfisku edhe krejt njerzeve fukara ju kisha dhuru shume lehte e kisha nale kete po kta ekane bisnisin e madhe me shkije

Idez imetaj03.02.2013/10:47
eh be kosovare , pasandej ankoheni se Thaqi e qeveria i ka fajet. pse bleni mall serbise? Nese Ju nuk doni si popull, ska shanca te u a imponoj dikush!
Po ketu shohet se sa te pa pjekun jane kosovaret!






meti06.02.2013/08:08
o gjithmon kan than fukaraja i man dy shpi