Ambasadori Hysa bisedoi me kreun e Gostivarit

Artikujt tjerė
- Ambasadori Hysa bisedoi me kreun e Gostivarit
- ÇOHU: Sistemi i drejtësisë ka dështuar në sundimin e ligjit
- Kosova sa më parë në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit
- Serbët vunë barrikada druri në Rudare
- Rasmussen: Situatë më e mirë në Kosovë, probleme në veri
- Krasniqi u bëri homazh dëshmorëve Pajaziti, Hoxha e Zejnullahu
- Thaçi: Ranë për liri, nga liria nderohen
- Pentagoni mbështet Kosovën
- UGK mirëpret vlerësimet e Reporterëve pa kufij për lirinë e shtypit në Kosovë
- Kuçi nuk e di sa mjete do të ndahen për festimin e Pesëvjetorit
Gostivar, 31 janar - Kryetari i RDK-së dhe i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, priti në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Ylber Hysa.
Osmani e njoftoi Hysën me të arriturat dhe sfidat e Komunës së Gostivarit në mandatin katërvjeçar, ndërsa u bisedua edhe për çështjet aktuale politike dhe socio-ekonomike në Maqedoni e rajon.
Ambasadori Hysa u interesua edhe për përgatitjet e RDK-së (Rilindjes Demokratike Kombëtare) për zgjedhjet lokale të radhës, si në komunën e Gostivarit ashtu dhe në komunat tjera ku kjo parti do të futet në garë zgjedhore, informon shërbimi për informim i kësaj partie shqiptare në Maqedoni.
Dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin që kryesorja është që procesi zgjedhor në përgjithësi të jetë korrekt dhe të zhvillohet në frymë demokratike.
Osmani e njoftoi ambasadorin e Kosovës se qëndrimi i RDK-së është që opozita maqedonase të kthehet në parlament, me garanci nga partia në pushtet se do të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda vitit dhe së bashku të përkrahin referendumin për tejkalimin e çështjes së emrit të vendit.
Ambasadori Hysa, ndërkaq, e njoftoi Osmanin se në Kosovë janë në vijim përgatitjet për shënimin e pesëvjetorit të pavarësisë, në të cilën ceremoni do të jetë i ftuar edhe kreu i Komunës së Gostivarit.








