• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Thaçi: Ranë për liri, nga liria nderohen

Publikuar: 31.01.2013 - 14:00

Prishtinë, 31 janar -  Në 16 vjetorin e rënies së njërit prej komandantëve më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu, nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, sot u mbajt akademi përkujtimore. Me këtë rast u ngrit lart vepra dhe heroizmi i dëshmorëve të rënë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi tha se gjaku i tre heronjve të lirisë sollën përfundimisht çlirimin e Kosovës, që më vonë u kurorëzua edhe me pavarësinë e saj,
atdhetari dhe veprimtari Adem Demaçi, rikujtoi se dëshmorët e kombit janë bërë të pavdekshëm sepse hoqën dorë nga partitë politike dhe ndoqën vetëmNdërkohë, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, tha se Zahir Pajaziti u shfaq në skenën historike të Kosovës me bindjen e tij se fitorja është e pashmangshme.

Bajram Pajaziti-në emër të familjarëve te tre dëshmorëve, tha se heronjtë e kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu, ranë heroikisht me 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Me rastin e 16 vjetorit të rënies së tyre, përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike bënë homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve dhe pranë shtatores së heroit, Zahir Pajaziti, në qendër të Prishtinës.

Gjithmonë muaji janar na kujton tri data të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në akademinë përkujtimore kushtuar luftëtarëve  tanë, Zahir Pajazitit, Hakif  Zejnullahut dhe Edmon Hoxhës.

Në një datë të tillë të 17 janarit 1468, 545 vjet më parë ishte shuar jeta e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. Jeta e themeluesit dhe mbrojtësit të shtetit të Arbërit. Jeta e kapitenit dhe atletit të krishterimit, mbrojtësi i vlerave evropiane perëndimore.

Gjergj Kastrioti u shua fizikisht, por asnjëherë  ideja dhe kuptimi i frymës skënderbegiane. Ideja e  qëndresës, dhe luftës për liri. Fryma integruese e qytetërimit shqiptar.

Po në të njëjtën ditë kalendarike, më 17 janar 1982,  31 vjet më parë, në Gjermani vriten tre veprimtarë, të shquar udhëheqës të lëvizjes kombëtare të asaj kohe : Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla.

Ata, me përpjekjet për bashkimin dhe forcimin e lëvizjes kombëtare për çlirim të Kosovës u bënë pengesë e segmenteve të shërbimeve jugosllave.

Një vit më parë, Demonstrata e Pranverës 81, kishin bërë kthesë në historinë moderne të ngritjes së ndërgjegjes kombëtare për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në ish -Jugosllavi.

Kjo lëvizje në kontinuitet kishte fillin e pashkëputur thellë në histori. Ajo u zhvillua nga veprimtaria e shumë personaliteteve në ngjarje të rëndësishme kombëtare të Kosovës. Lëvizja për liri nuk u ndal asnjëherë, që nga Lidhja e Prizrenit deri në  pavarësinë e Shqipërisë.
Kosova, e pushtuar dhe aneksuar nuk e ndali rezistencën kundër Serbisë gjatë luftërave ballkanike, ndërmjet dy luftërave botërore dhe më pas.

Kjo rezistencë e pasuar nga Hasan Prishtina, Azem Bejta, Shaban Polluzha, u vazhdua nga veprimtari simboli i rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi.

Kjo rezistencë u vazhdua me demonstratat e viteve 1968. Me demonstratat e 1981. Me lëvizjen qytetare paqësore. Me demonstratat e studentëve më 1997. Dhe përfundimisht u kurorëzua me projektin më të rëndësishëm politiko - ushtarak të fundshekullit njëzet, krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, Kosova njomet me gjakun e tre bijve të saj. Tre ushtarëve, tre komandantëve, tre heronjve të lirisë.

Me gjakun e komandantit Zahir Pajaziti dhe dy bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve tanë, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Kush ishin këta djem të Kosovës? Ata ishin luftëtarët tipikë të lirisë së atdheut të tyre.

Ata ishin shprehja e traditës mijëvjeçare të njeriut të këtij vendi që kishte një ëndërr - lirinë.

Zahiri, Hakifi dhe Edmond ranë në krye të detyrës  më 31 janar 1997. Ranë, sepse tërë makinerinë administrative politike serbe të sundimit shekullor të Kosovës kishin goditur në dy segmentet kryesore:  mbi ushtrinë dhe policinë okupuese.

Kosova më 31 janar 1997 kishte humbur tre bij të saj, që sot i kujtojmë me përkujdesjen më të lartë institucionale. Para tyre nderon qytetari i lirë i Republikës së Kosovës. Nderojnë institucionet e lira dhe demokratike të Kosovës. Para tyre nderon Kosova e lirë. Nderon Kosova në  14 vjetorin e lirisë. Para tyre nderon Kosova në 5 vjetorin e Pavarësisë.

Dhe mbi të gjitha sot e themi me krenari dhe respekt se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha,  -  tre pishtarë të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë në krye të detyrës,  - sot e përgjithmonë janë fitimtarë.

Fitimtarë, mbi përpjekjet shekullore për sundimin e Kosovës, mbi projektet e shpërbërjes së Kosovës, mbi memorandumet e shekullit 19 dhe atij njëzet, mbi fushatat e spastrimit etnik, mbi doktrinat ushtarake, mbi armatat dhe gjithë mekanizmin policor dhe paramilitar që u përpoq ta shuajë ëndrrën e lirisë së qytetarëve të Kosovës.

Janë fitimtarë sepse qenë me popullin e tyre, në krye të aspiratave të tyre. Zahiri, Hakifi dhe Edmondi janë ushtarët, luftëtarët dhe  dëshmorët e lirisë së Kosovës. Ata janë realizues të ëndrrës së tyre, me çmimin më lartë të kësaj bote, rënien për lirinë e Atdheut.

Zahiri ishte trim shqiptar, i llapit të qëndresës, i Kosovës heroike, ishte gjaku i ngrohtë i tokës së Kosovës, i gjakut të Ali Ajetit, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Hasan Ramadanit e Adem Demaçit.

Në vijë kombëtare të gjakut ishte i llojit të Adem Jasharit, Luan Haradinajt, Sali Çekajt e shumë e shumë trimave të tjerë, tha ndër të tjera Thaçi në akademinë përkujtimore kushtuar këtyre heronjve.

Komente (2)

Asdren Gashi31.01.2013/19:53

Ev Ev i pa ftyrei te vret mas shpine te burgos e te vjedh e del par popullit e te flet per patriot po qysh nuk po te leshon kjo tok oj fetyr e ndyr ti mi permnd lulet e kombit qe tan diten vjedh kombin tan e shet sa te munesh me shit
bre zoti ftyren ta marroft

Lipjani31.01.2013/14:12

Sali Çekun mos e permen se ti me Azem Syliqin, Xhavit Halitin, Kadri Veselin e dini mir more helaq...

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell