UGK mirëpret vlerësimet e Reporterëve pa kufij për lirinë e shtypit në Kosovë

Artikujt tjerė
- UGK mirëpret vlerësimet e Reporterëve pa kufij për lirinë e shtypit në Kosovë
- Kuçi nuk e di sa mjete do të ndahen për festimin e Pesëvjetorit
- MPB ndërpret kontratën me OeSD-në për pasaporta
- Thaçi thotë se Serbia njohu Doganat e Kosovës
- Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve Pajaziti e Zejnullahu
- HRW: Të drejtat e njeriut në Kosova pa përmirësime
- Zharku ende nuk është në listën e INTERPOL-it
- Bizneset kundër ligjit që kufizon shitjen dhe pirjen e duhanit
- Zëvendëskryeministrat Pacolli e Kusari ftojnë investitorët e Emirateve
- Kuvendi dëgjon sot Thaçin dhe shqyrton 15 projektligje
Prishtinë, 31 janar Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) ka mirëpritur raportin më të ri të Reporterëve pa kufij për indeksin e lirisë së shtypit, me çrast Kosova radhitet e 85-ta, duke shënuar një progres simbolik.
- UGK konsideron se renditja e Kosovës në indeksin e 85 të raportit të Reporterëve pa kufij, tregon më së miri se ende duhet të punohet shumë që Liria e Shtypit në Kosovë, ti bashkohet indeksit të vendeve të lira.
- Nisur nga ky fakt dhe nga gjendja e krijuar në vend UGK i bënë thirrje institucioneve vendore e ndërkombëtare që të kontribuojnë edhe më shumë në përmirësimin e gjendjes së Lirisë së Shtypit dhe Lirisë së Shprehjes.
- Renditja e Kosovës në rangun e vendeve me probleme të dukshme sa i përket Lirisë së Shprehjes është real dhe tregon edhe një herë se mediet në vendin tonë janë bërë tabelë qitjeje për politikën, biznesin e grupet e ndryshme të interesit.
- Institucionet vendore, ato ndërkombëtare, partitë politike, bizneset e grupet e ndryshme të interesit vazhdimisht kanë ushtruar lloje të ndryshme të presionit mbi median në Kosovë, andaj UGK i bënë thirrje edhe një herë këtyre grupeve që qëndrojnë sa më shpejtë të ndalin presionin e tyre ndaj medieve.





