Kuçi nuk e di sa mjete do të ndahen për festimin e Pesëvjetorit

Artikujt tjerė
- Hoxhaj falënderon Hillary Clintonin
- Komandanti i KFOR-it vizitoi Zyrën e Kosovës në veri
- Rënie apo ngritje e cilësisë së arsimit
- Ambasadori Hysa bisedoi me kreun e Gostivarit
- ÇOHU: Sistemi i drejtësisë ka dështuar në sundimin e ligjit
- Kosova sa më parë në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit
- Serbët vunë barrikada druri në Rudare
- Rasmussen: Situatë më e mirë në Kosovë, probleme në veri
- Krasniqi u bëri homazh dëshmorëve Pajaziti, Hoxha e Zejnullahu
- Thaçi: Ranë për liri, nga liria nderohen
Prishtinë, 31 janar - Institucionet e Kosovës kanë nisur përgatitjet për shënimin e 5 vjetorit të pavarësisë. Në kuadër të kësaj, të enjten është mbledhur Këshilli Organizativ, ku kanë marr pjesë krerë të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarë e përfaqësues të të gjitha komunave, transmeton KTV. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se ende nuk ka një shumë të caktuar se sa mjete do të shpenzohen për këtë përvjetor, derisa sipas tij, do të jenë të ftuar edhe personalitete të ndryshme ndërkombëtare, sidomos ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë së saj. Sipas Kuçit, këtë e ka marr përsipër Ministria e Punëve të Jashtme. Ndërkohë, aktivitetet dhe organizimet do të nisin që nga 15 Shkurti dhe do të përfundojnë me datë 17 me hedhjen e fishekzjarrëve në qendër të Prishtinës.








