MPB ndërpret kontratën me OeSD-në për pasaporta

Artikujt tjerė
- Kuvendi sot shqyrton disa projektligje
- SHIK-u zyrtarizohet në PDK!
- Opozita kundër takimit Jahjaga - Nikoliq
- Halbauer pranon ekzistimin e mbrojtjes civile serbe
- MPB-ja bllokon 1.4 milionë euro garanci bankare të OeSD-së
- Kuvendi shkel Rezolutën, Qeveria Ligjin për financat publike
- Presidentja Jahjaga udhëtoi për në Munchen
- Amerika financon Shqipërinë e Madhe?
- Vetëvendosje nuk i përgjigjet gjykatës
- Promovohet shoqata shqiptare Parandalo
Prishtinë, 31 janar - Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ky ndërprerë kontratës me kompaninë austriake OeSD, njofton KTV.
Sipas njoftimit për media kjo është bërë për shkak të mos arritjes për zgjedhjen miqësore të mosmarrëveshjeve. Ministria e ka marrë këtë vendim meqenëse kompania OeSD, ka dështuar të respektojë nenin 12.2 të kontratës, me çrast nuk është bërë furnizimi me kohë me pasaporta elektronike. Është shkelë neni 5 i kushteve të veçanta të kontratës bazë. Nuk është respektuar neni 3 i marrëveshjes, neni 16 i Kontratës, dhe së fundi është refuzuar kërkesa jonë për zgjedhje miqësore në të gjitha pikat kontestuese. Më datën 30.01.2013, Ministria e Punëve te Brendshme ka njoftuar kompaninë OeSD për ndërprerjen e kontratës për furnizim me pasaporta elektronike, thuhet në njoftim.
MPB-ja njofton se do të hapë tender të ri për furnizim me pasaporta elektronike, sipas ligjit të prokurimit. Po ashtu njofton qytetarët se procedura për pajisje me pasaporta biometrike do të vazhdojë normalisht sipas ligjeve në fuqi.


ferizajlia31.01.2013/21:34
o bajram regjepi ku eshte liberalizimi i vizave i pari ju eshte dash te burgoseni ah kosov e katastrof

Mërgata suedi 31.01.2013/21:27
Po duhet me vjedh apet ministi ,ka nevojë se asht keq marri

mendimi31.01.2013/19:55
A thua more Zotë për ku po na duhen pasaportat biometrik, ne si kosovar gjithëkah i kemi rrugt e mbyllta e pse po na duhen kto pasaporta ma në fund vetëm pët ti përfitue edhe 1.4 milion euro ryshvet dikah tjeter se udhëheqsit në ministrin e punve të mbrendshme në krye me Bajram Rexhepin kan shum nevoj të madhe për TO, kaloni bukur

Mendimi31.01.2013/19:44
Po more nuk asht problem hiq kjo pun, do të kqyrum ka pao na rrjedhin edhe nja 1.4 milion euro të reja dhe prap vazhdojm popull i nderuar ju veq ndrronja gishtat se puna kryhet ska problem hiq...








izet01.02.2013/07:19
E cka u ba me ato mjete qe jane derdhe ne llogari te firmes Austriake? A i kthejin ata ato? Mos te flasim per nje proces gjyqesor, jo ne Kosove por ne gjykaten nderkombetare ... Skandal!